polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Liderët e Luginës së Preshevës të premten në një takim me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu e kanë njoftuar atë për problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë të këtij rajoni.
“Tri komunat shqiptare në Serbi ballafaqohen me shumë probleme, përfshirë shkallën e lartë të militarizimit të rajonit, aksionet e herëpashershme të bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, problemet me diplomat dhe dëftesat e lëshuara në universitetet dhe shkollat e Republikës së Kosovës e probleme të tjera me të cilat përballet e gjithë popullata e me theks të veçantë edhe biznesi i shqiptarëve në këtë rajon.”, theksuan Përfaqësuesit e delegacionit të Luginës së Preshevës i cili përbëhej nga Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet popullor në Parlamentin Republikan, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit, Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar i kuvendit të komunës se Bujanovcit, Skender Destani, kryetar i BDL-së dhe kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe Fehmi Beha, kryetar i Grupit të këshilltarëve në kuvendin e Medvegjës.
Ata gjithashtu kanë përsëritur qëndrimin e tyre për parimet e vlerave të reciprocitetit në respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në mënyrë që ato të vlejnë njësoj në të gjithë rajonin.
Presidenti Sejdiu theksoi angazhimin për të krijuar politika që ofrojnë popujt dhe bashkëpunimin midis dy vendeve sovrane, në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Ai gjithashtu ka theksuar se standardet ndërkombëtare dhe të gjitha ato standarde që parashihen me konventat më të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve duhet të respektohen edhe në Serbi. (INA)