Luftëra ideologjike në kurriz të grave

Nga Roberto Saviano

Trupi i grave është fushë beteje. Ndodh kudo kështu. ثshtë i tillë kur janë objekt i dhunës, kur keqtrajtohen, përdhunohen dhe më pas fajësohen se janë të vetmet përgjegjëse. ثshtë i tillë kur flitet për kontraceptivë oralë, madje mbi të gjitha kur flitet për kontraceptivë oralë. Në atë pikë trupi i gruas bëhet element “biologjik”, mish moral ose imoral, e marrë në prototipin e saj dhe asnjëherë i vlerësuar në kompleksitetin e tij.

Gruaja duhet… Gruaja nuk mundet.. Gruaja duhet të jetë në gjendje që… kështu nisin gjithnjë komentet. Grua si kategori mediatike, ku mediat janë gjithnjë e më pak në gjendje që të kapin një reflektim real mbi gruan. Një lajm i ditëve të fundit është shumë i rëndësishëm: kontraceptivi oral, ose më saktë pilula e pesë ditëve më pas, mund të kërkohet në farmaci pa recetë mjekësore dhe pa iu nënshtruar testit të shtatzënisë, e vetmja kërkesë do të jetë mosha madhore.

AIFA (Agjencia Italiane e Ilaçeve) ka marrë një vendim në gjysmë të rrugës ndërmjet asaj që ka propozuar EMA (European Medicines Agency) që nuk parashikon recetë për askënd, pa limite moshe, dhe mendimit të Këshillit Superior të Shëndetësisë që, përkundrazi, sugjeron recetën e detyrueshme për të gjithë.

Drejtori i AIFA-s, Luca Pani ka thënë se limiti i moshës madhore ekziston për të mbrojtur më të rejat, duke qenë se në Itali “në çdo çast, nëpër spitale dhe ambulanca” ekziston mundësia për ta marrë pilulën me përshkrim të mjekut.

ثshtë e vërtetë, ekziston kjo mundësi, por a respektohet faktikisht? Jo. Janë pikërisht minorenet që pësojnë trysnitë më të mëdha kur vendosin ta ndërpresin shtatzëninë. Shpeshherë, presionet nuk mbërrijnë nga familjet, të cilat nganjëherë mirëkuptojnë, kur shohin se si përhumben minorenet, të cilat ndoshta kanë projekte të tjera për jetën në vend që të bëhen me fëmijë që 15 vjeç.

Familjet e kanë mendjen te studimi, karriera, te mundësia që fëmija të mbërrijë në një moment vetëdijeje më të madhe. Por është pikërisht në strukturat publike, ku udhërrëfyesit diktohen më tepër sesa nga vullneti i pacientit, nga orientimi fetar i mjekëve dhe asistentëve socialë, që vendoset ndonjëherë që të shpien përpara shtatzëni më shumë për ndjenjë faji sesa për vetëdije.

Kundër mundësisë që të mund të blihet në farmaci pilula e pesë ditëve më pas pa përshkrim, në dëshmi të asaj që them, ishin kryesisht mjekët katolikë, sipas të cilëve bëhet fjalë për “abort të maskuar” dhe mendimi i ministres Beatrice Lorenzin, që ishte kundër shitjes pa përshkrim nga mundësia e abuzimit me ilaçin.

Edhe një tjetër herë “gruaja” si kategori, dhe jo një debat që parashikon vetëdije, racionalitet, aftësi vendimmarrjeje. Të hiqet mundësia për të vendosur, ky ishte propozimi i ministres Lorenzin lidhur me “nevojën për përshkrim” të ilaçit.

Por të flasësh për abort të maskuar dhe abuzim me ilaçin, do të thotë mos të kesh cipë që të duash të përcaktosh rrjedhën e jetës të dikujt tjetër. Në Itali aborti është i ligjshëm, por në shumë struktura (mbi të gjitha) në Jug të Italisë mungojnë mjekët abortistë. Ka gjithnjë nga ata që më përgjigjen se edhe të kundërshtosh është një e drejtë.

Jam dakord. Por u takon ndërmarrjeve spitalore të hartojnë një listë me mjekët kundërshtues, në mënyrë që territori të mbulohet me një shërbim që është një e drejtë ligjore. Në Jug është ende e vështirë të hysh në listat e pritjes për fekondimin eterolog, sepse e pathëna është: nëse nuk mund të sjellësh dikë në jetë, ky është vullneti i Zotit.

Këto arsyetime janë edhe më të papranueshme nëse maskohen me një paternalizëm të rremë. Janë edhe një tjetër herë shprehi e një shoqërie që nuk ngurron ta turpërojë, me mjetet që ka në dispozicion, gruan. Ftesa është që të shmanget e folura në emër të grave dhe të lihen gratë të flasin. Italia është një vend i vjetër dhe steril, por kjo jo sepse praktikohen aborte apo ndodhin divorce, është e kotë t’iu vihet faji të drejtave për t’i ndrequr.

Nëse duam t’i ndihmojmë familjet që të mos zhduken dhe gratë që të mos abortojnë, ta nisim nga projektet sociale, ta nisim nga punësimi, ta nisim nga strategjitë fiskale. Pilula e pesë ditëve më pas është një instrument që shkon në drejtim të shtatzënisë si zgjedhje dhe jo si “ndodhi” dhe për fat të mirë, kundërshtimi shprehës i shpirtit më të prapambetur të vendit tonë kësaj here nuk ka fituar.

Edhe pse minorenet kanë mbetur larg të qenit të mbrojtura: nuk mund të jetë një recetë mjekësore që do të na çojë drejt një debati, që kushedi edhe për sa kohë do të vazhdojë të mungojë në Itali./ L’Espresso
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top