Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lufta Rama-Meta, pasoja në axhendën e integrimit. Bushati anulon vizitat jashtë

“Lufta” Rama-Meta, pasoja në axhendën e integrimit. Bushati anulon vizitat jashtë

Bushati-Mogherini.jpg

Përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë.

Top Channel mësoi se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme. Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin, ku të martën më 15 janar do të pritej në vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Zhvillimet e fundit kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë axhendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy takime në Bruksel më 10 janar, gjithashtu të anuluara: ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.

Ditmir Bushati gjendet në kushtet ku Kryeministri ka zgjedhur ta zëvendësojë atë, ndërsa Presidenti refuzon të dekretojë largimin e tij, një imponim ky që e ka kthyer “de facto” kabinetin në qeverinë Rama-Meta.

Burime nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i thanë Top Channel-it se pavarësisht kësaj situate dhe anulimit të axhendës së jashtme, mbeten të konfirmuara dy takime të tjera të ministrit Bushati me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në axhendë të enjten.

Burimet shpjegojnë se për të ruajtur seriozitetin e shtetit, Ditmir Bushati nuk ka kërkuar anulimin e këtyre dy vizitave, për sa kohë ata janë ftuar nga autoritetet shqiptare, si dhe nga ana tjetër të dy ministrat e Jashtëm kanë konfirmuar vullnetin për t’u takuar me ministrin Bushati, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

13 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back