Lufta ndaj informalitetit, sot hyjnë në fuqi gjobat e reja për biznesin

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja ndëshkimore për shkeljet e bizneseve për moslëshimin e kuponave tatimorë apo për mosdeklarim të punonjësve, të cilat mund të shkojnë deri 10 milionë lekë(të reja). Ky ndëshkim u është rezervuar bizneseve të mëdha që nuk lëshojnë faturat tatimore. Po me 10 milionë Lekë do të gjobiten edhe bizneset e mëdha që nuk kanë apo përdorin kasa fiskale jo në përputhje me ligjin.
“Për çdo verifikim të kryer, me gjobë në masën 10,000,000 (dhjetë milionë) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjende, dhe gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje”, thekson ligji i ri për Procedurat tatimore.

Sipas ligjit të ri, do të ndëshkohen me:

10 milion Lekë gjobë bizneset që sheshin me shumicë pa faturë

500 mijë Lekë gjobë biznesi i vogël që nuk lëshon kupon tatimor

500 mijë Leke gjobë për biznesin e vogël që nuk deklaron punonjësit.

Gjoba prej 500 mijë Lekësh parashikohen edhe për ata që nuk deklarojnë pagën reale të pounonjësve apo nuk deklarojnë vendndodhjen e biznesit.


Syri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top