Love
βeℓℓe â๓e
Janë xhihadistë të rritur në Amerikë, nuk kanë lidhje me Al Kaedën, por ndjekin imamët radikalë dhe adhurojnë xhihadin.
Nga Maurizio Molinari, i dërguari
i “La Stampa” në Cambridge
Firma e vëllezërve çeçenë Tsarnayev në atentatin e maratonës së Boston evidenton se pas 11 shtatori 2011, kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane vjen nga terrorizmi i brendshëm me matricë islamike, njerëz me jetë të dyfishtë në versionin “ujqër të vetmuar” dhe militantë të pavarur nga Al Kaeda.
I pari që e denoncoi këtë rrezik ishte eksperti i anti terrorizmit Steve Emerson, i cili, të nesërmen e sulmit të parë mbi Kullat Binjakë, më 1993, realizoi dokumentarin “Xhihadi në Amerikë”, ku përshkruante shfaqjen dhe themelimin e celulave fundamentaliste në komunitetin arabo-mysliman në Shtetet e Bashkuara. “Armiqtë mes nesh” ishte titulli.
Bëhej fjalë për një alarm që për shumicën e kohës u nënvlerësua nga forcat e policisë deri më 11 shtator 2011, kur FBI-ja në kuadër të luftës kundër Al Kaedës, vendosi të adoptonte një rreth vëzhgimi më të ngushtë mbi xhamitë dhe qendrat islamike që ishin në qytetet më të rrezikuar për t’u sulmuar. Dhe në këtë mënyrë, në vitin 2002, nga kjo strategji zbulohet celula xhihadiste në Upstate Neë York.
Nga ai moment Departamenti i policisë së Mollës së Madhe (New York), me sugjerimin e CIA-s dhe të FBI0së, ngriti një task forcë sekrete që survejonte komunikimet private të pjesës më të madhe të të rinjve myslimanë që ishin rezidentë në zonat e New York, New Jersey dhe Connecticut, duke aplikuar në këtë mënyrë një version të ri kundër terrorizmit me infiltrime dhe kurthe që bënë të zbuloheshin shumë plane për atentate: nga tentativa e afgano-amerikanit Najibullah Zazi për të sulmuar metronë e Manhattan-it në shtator 2009 e deri tek tentativa e Quazi Mohammad Rezwanul Ahsan Nafis, emigrant nga Bangladeshi, për hedhjen në erë të zyrave të Federal Reserve në janar të 2012. Bëhet fjalë për dy akte terroriste me natyrë të ndryshme, pasi Zazi ishte në kontakt me Al Kaedën në Pakistan, ndërsa Nafis ishte një “ujk i vetmuar”, që e organizoi gjithçka i vetëm, i shtyrë nga adhurimi personal për ideologjinë xhihadiste të Osama bin Laden.
Këto akte të ndryshme terrorizmi të brendshëm islamik përsëriten shpeshherë. Më 5 nëntor 2009 majori i Ushtrisë Amerikane, Nidal Malik Hasan, një amerikan-palestinez vret 13 nga shokët e tij në bazën teksane të Fort Hood, pas disa shkëmbimesh të gjata e-mailesh me Anwar al-Awlaki, imam i lindur në New Mexico, dhe i bërë lider i Al Kaedës në Jemen. Në ditën e parë të majit të 2010-ës amerikano-pakastinezi Faisal Shahzad tenton të shpërthejë një autobombë në Times Squadre, përpara një teatri të mbushur me fëmijë, duke ndjekur instruksionet e marra gjatë disa udhëtimeve në Pakistan, që përfshinin shpërthimin e eksplozivit me anë të një tenxhereje me presion. Ushtari Jason Abdo, një amerikan-jordanez, veteran lufte në Afganistam, ndalohet në korrik të 2011 ndërsa ishte duke përgatitur një masakër mbi ushtarët, ai e kishte menduar dhe organizuar i vetëm planin.
Kur Hasani bëri masakrën e Fort Hood, Obama kishte pak muaj që ishte futur në Shtëpinë e Bardhë, e në këtë mënyrë ai zgjodhi profilin e ulët mbi xhihadistët amerikanë. Por me shumëfishimin e këtyre episodeve, John Brennan, këshilltari i tij i antiterrorizmit, sot shefi i CIA-s, e shtyn të eliminojë Al-Awlaki, teoricieni kryesor i luftës së terroristëve të brendshëm kundër SHBA-ve. Një dron i CIA-s e vret atë më 21 prill 2011, dhe që nga atëherë FBI-ja vuri re një ulje të befasishme të komploteve islamik që drejtoheshin nga jashtë.
Megjithatë mbetet i madh rreziku i “ujqërve vetmitarë”, që jetojnë në Amerikë, por që janë të ngjyrosur shumë me ideologji xhihadiste, në një pikë sa për të urryer shoqërinë në të cilën jetojnë. ثshtë një univers vetmitarësh që shkon nga somalo-amerikanët e Minneapolis, amerikanët myslimanë të lindur në SHBA e deri tek vëllezërit çeçenë Tsarnayev, studentë inxhinierie dhe mjekësie në Massachusetts. Të parandalosh aksionet e tyre është mjaft e vështirë, sepse janë mikrocelula dhe veprojnë të vetëm.
Deri tani FBI ka vënë bast duke besuar në bashkëpunimin me xhamitë dhe komunitetet myslimane për të identifikuar që në fillim personazhet më të rrezikshme, duke iu vënë në krah survejimin e elektronik si në rastin e New York. Por ajo që ndodhi në Cambridge tregon se edhe këto strategji nuk mjaftojnë për të zbuluar “ujqërit vetmitarë” të infektuar nga ideologjia e Xhihadit. Të vetmet shenja që vëllezërit çeçenë kishin lënë, ishte vetëm disa postime pro Islamit në rrjetet sociale…
************
Ja se si u arrestua atentatori i dytë, Boston në festë
Dzhokhar Tsarnaev është arrestuar dje nga FBI dhe tani do të përgjigjet përpara drejtësisë për atentatin në maratonën e Boston, që shkaktoi tre të vdekur dhe 180 të plagosur. Arratia e 19-vjeçarit çeçe u mbyll në kopshtin e një shtëpie në Watertown të Boston, ku ishte fshehur brenda një barke i gjakosur nga plagët e marra gjatë përballjes së mëparshme me policinë, ku ngeli i vrarë vëllai Tamerlan. Gjithçka nisi dje kur policia bëri me dije se kishte vrarë njërin prej të dyshuarve për sulmin terrorist dhe është në kërkim të të dytit.
Arrestimi
Qyteti u mbyll i tëri brenda, ndërsa policia vazhdonte kërkimet shtëpi më shtëpi. Por ishte fiksimi i David Henneberry pas barkës së tij që zbuloi dhe terroristin e dytë. Henneberry e ka barkën e tij si një fëmijë dhe e kontrollon shpesh. Por ai pa gjurmë gjaku dhe dyshoi. Ai njoftoi menjëherë policinë. Pasi e rrethoi, FBI i ulëriti në këtë mënyrë çeçenit: E dimë kush je, dorëzohu sipas kushteve të tua, dhe dil me duart lart”. Dzhokhar pati fuqi të kuptonte dhe pranoi të dorëzohej, dhe forcat e policisë e futën menjëherë në një autombulancë duke u curr me urgjencë në spital. “E kapëm”, deklaroi i gëzuar kryebashkiaku i Boston, Thomas Manino, ndërsa banorët e Watertown po mbushnin rrugët duke festuar dhe duartrokitur forcat e policisë dhe të FBI-së që në më pak se pesë ditë zgjodhi krizën e atentatit të Boston, duke vrarë njërin terrorist dhe duke prangosur tjetrin..
TO