Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

Nga اim Peka

Ilir Meta pas shumë mundimesh, dhe me gjasë me një kosto financiare jo të vogël, është nisur për në SHBA, në një përpjekje për të rrëzuar imazhin e një politikani të izoluar nga perëndimi. Kjo pas një refuzimi konstant që zyrtarët perëndimor i kanë bërë Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, gjatë vizitave në Tiranë.

Një udhëtim që përveç nevojës së Ilir Metës për të rrëzuar imazhin e politikanit të izoluar, ai në radhë të parë drejtohet kundër Ramës, jo vetëm për t’i treguar se ai nuk është dhe nuk mund të izolohet, por me gjasë do të përdorë Washingtonin për t’i dhënë Rames goditjen e radhës në aferën e CEZ. Përsa i përket axhendës së tij politiko-shtetërore si Kryeparlamentar kjo vizitë nuk do të shërbejë për asgjë.

Risku i madh i Metës është se mund t’i kthehet në bumerang po t’i pasqyrohet axhenda e takimeve. Me shumë gjasa, zyrtari më i lartë që do të takojë kryeparlamentari shqiptar në Washington do të jetë ish-ambasadori Aleksandër Arvizu, me kongresmenë nën hetim nga FBI dhe ndonjë ish-prokuror, po të marrim parasysh deklaratat e tij për hetim Amerikan të aferës CEZ. Por kjo për Ilir Metën pak rëndësi ka.

Pas kësaj vizite kryeministri Rama nuk mund të servir informacion pranë opozitës se Ilir Metën nuk e duan në SHBA. Pasi vetë kryeministri Rama ka deficite të mëdha në raport me Washingtonin. Akoma nuk ka shkelur si kryeministër. Në kokën e Ramës dhe Metës besohet se po fluturove drejt SHBA-ve, shqiptarët do të mendojnë se i do Amerika.

Pas kësaj Ilir Meta do t’i kthehet axhendës së tij rajonale, pasi edhe kryeministri Rama duket se këtu ka përfunduar. Për Ilir Metën një vizitë në Beograd është gjëja më e lehtë dhe ndoshta vizita që i jep më shumë kënaqësi. Edhe një vizitë në Athinë për Kryeparlamentarin është një gjë e realizueshme.

E thënë më shkurt, Ilir Meta i ka hipur avionit për të rrëzuar imazhin e politikanit të izoluar. Dhe ka zgjedhur pikërisht momentin kur kundërshtari i tij brenda së majtës nuk mund të ketë axhendë me të hajrit. Edi Rama nuk është më kryeministri i vitit 2013 kur pritej nga homologet perëndimorë edhe pa e marrë zyrtarisht detyrën. Pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme që lidhen me emrin e Ilir Metës, Edi Rama rezulton të jetë kaq sipërfaqësor në ajër. Meta po bën çmos se ai dhe kryeministri në mos të preferuar, janë njëlloj të izoluar.

Nga ana tjetër Edi Rama i gjendur në panik kur ishte në ajër (New York) nga lëvizjet e befasishme të Ilir Metës në tokë (Tiranë) duket se ka vendosur te futet në terrenin e Metës. Aty nga ku i erdhi kërcënimi real se mund të rrëzohej si kryeministër po t’i jepte një shenjë Lulzim Basha ish mikut Meta. Kryeministri Rama nuk mund ta lërë “kokën” e tij në humorin e opozitës, prandaj është rikthyer për të fituar terrenin e humbur. Të rifitojë çamët e Idrizit, ndonjë demokrat të lëkundur dhe ndonjë LSI-së të pakënaqur me koston për tu bërë deputet i Metës.

Rama kuptoi se loja e Metës në Tiranë ishte me efektive se fluturimi në ajër për t’u shitur si lideri i rajonit dhe i “dashuri” i Merkel. Për politiken e pistë të cic-miceve të Tiranës, Shpëtim Idrizi me Qifen është shumë më i rëndësishëm se fotoja me Merkel apo vëllazërimi me Vuçiç. Edhe në Hong Kong, kryeministri Rama ka udhëtuar i ambalazhuar me grupe interesi shqiptare që të mos jetë më për asnjë moment larg lojës politike që bëhet në Tiranë.

Rama-Meta është një krushqi ku të dy palët janë midis prishjes dhe zvarritjes. Por po zgjat për dy arsye. Kanë frikë të rrinë vetëm dhe asnjëri nuk do të marrë përsipër autorësinë e ndarjes.

Si përfundim, herë nga ajri e herë nga toka, Edi Rama e Ilir Meta po bashkësundojnë dhe njëkohësisht po e luftojnë njëri-tjetrin.
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

Desha t'shkruj nja 2 gjera , por kur pashe autorin Cim Peka nderrova mendje. :D. Nuk ja vlen as ta lexoj.
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

Ne fakt dhe une skam ndonje simpati por mu duk interesant tema qe ka hapesira per diskutim.

Psh une dyshoj shume qe keta te dy do bashkeqeverisin deri ne fund te mandatit. Ti si mendon?
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

Ne fakt dhe une skam ndonje simpati por mu duk interesant tema qe ka hapesira per diskutim.

Psh une dyshoj shume qe keta te dy do bashkeqeverisin deri ne fund te mandatit. Ti si mendon?

Edhe une i t'njejtit mendim jam ,veshtire te zgjase si koalicion deri ne 2017. Me shume mundesi do kemi koalicion PS-PD si asnjehere tjeter dhe Meta del jashte loje ,jo se Lulushi me Ramen do gjejne ndonje mirkuptim ose kane dicka te perbashket te qeverisin bashke. Por kshu e do evropa bashke me USA ;)
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

Kurse une mendoj qe Meta do ja fuse Rames. Kshu qe shkrin LSI me PS pra do kete 1 force te majte me shume gjasa sdo quhet as PS as LSI, keshtu ben dhe qe te zhduke dhe te kaluaren e PS si vazhduse e PPSH.
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

kurse une mendoj qe ky Cim Peka eshte kokrra e idiotit...
 
Titulli: Lufta e re, Rama nga toka Meta nga ajri

shkrim interesant per diskutim . Eshte pak i politizuar deri ne rrenje ky por logjiken dhe informacionet qe jep i ka interesante . Per mua eshte gazetar qe ka cfare thote .

Sa per koalicionin , prisni te plas bomba ne momentin e mbarimit te afatit te presidentit te shqiperis . Sesi do plasi ,do e merrni vesh ,aty do jet dhe krisja e ketyre te dyve
 
Back
Top