Lufta e Napoleon Bonapartes Kunder Inkuizicionit Kishtar ne Spanje.

Arfenilla

Themelues i Forumit

Krimet e Kishes ne Spanje


1.Nث ANDALUZI (SPANJث):

Dr. Sigrid Honeke thotë:
Më 2 janar të vitit 1492 kardinali "De Pedro" ngriti kryqin te Sheshi i kuq, në kështjellën mbretërore të familjes Nasirite. Ky ishte lajmi për mbarimin e pushtetit islam në Spanjë.

Me përfundimin e këtij pushteti humbi ai qytetrim i madh, i cili u shtri mbi Evropë gjatë mesjetës. Për një kohë të shkurtër krishterimi i respektonte kontratat për paqe me muslimanët, mirpo pastaj filluan të zbatonin planin që kishin hartuar prej më parë për shkatërimin dhe zhdukjen e muslimanëve, të qytetërimit dhe të kulturës së tyre.

Ua ndaluan muslimanëve fenë e tyre islame duke i detyruar ta lënë atë fe, ua ndaluan përdorimin e gjuhës, të emrave e të veshjes arabe. Kush e kundërshtonte këtë, digjej për së gjalli pasi t’u shtrohej mundimeve të rënda2
Kështu, u asgjësuan miliona muslimanë në Spanjë dhe s’mbeti asnjë besimtar që do ta shprehte fenë e vet islame.

A keni dëgjuar për gjyqet e inkuizicionit kishtar?...

Nëse jo, atëherë në vijim do t’ju njoftojmë për to.

Katër shekuj pas rënies së Andaluzisë, në vitin 1808 Napoleon Bonaparta dërgoi një ekspeditë ushtarake në Spanjë me urdhër që të ndalojë gjyqet e inkuizicionit.
Njëri nga oficerët francez tregon se çfarë ndodhi gjatë kryerjes së këtij misioni:
"Ia mësym një manastiri për ta kontrolluar, sepse kishim dëgjuar se aty gjendej gjyqi i inkuizicionit. Mundi ynë gati na shkoi huq. Duke kërkuar t’i gjejmë këto vende ekzekutimi, ne kontrolluam të gjitha zyrat, hyrjet dhe tavanet, por nuk gjetëm asnjë shenjë që fliste për këtë gjyq.

Gjatë kontrollimit të këtyre zyreve, priftërinjët betoheshin dhe vërtetonin se ajo që ishti përhapur qe vetëm një akuzë e pabazë. Edhe kryeprifiti pohoi se ai dhe shokët e tij janë të pafajshëm, duke ulur kokën dhe zërin, kurse sytë gati filluan t’i lotojnë. Urdhërova ushtarët ta braktisin këtë vend. Ndërkohë gjenerallejtënanti "Delyl?" tha: Pritni pak. Dhe shtoi: A më lejoni mua gjeneralkoloneli që t’i tregojë se aksioni ende s’ka përfunduar?! i thash atij se ne e kontrolluam manastirin dhe s’gjetëm në të asgjë të dyshimtë. Pra, ti ç‘do?! Ai tha: Dëshiroj t’i kontrollojmë bodrumet e këtyre zyrave, sepse zemra më thotë se aty qëndron e fshehta.

Priftërinjët filluan të na shikojnë të shqetësuar. E lejova që t’i kontrollojë. Ai urdhëroi ushtarët që t’i heqin qilimat e bukur të çdo zyre dhe të hedhin ujë. Derisa ne shikonim ujin, papritmas pamë se në njërën nga zyrat dyshemeja filloi ta thithte atë. Delyli brohoriti nga gëzimi dhe tha: Ja ku eshtë dera! Nga kjo kuptuam se e fshehta u zbulua. Ne pamë se ajo ndodhej te njëra pjesë e zyrës, e cila hapej në një mënyrë interesante me anë të një qarku të vogël që gjendej afër këmbëve të kryetarit të manastirit.

Ushtarët filluan ta thyejnë derën, ndërsa fytyrat e priftërinjëve u bënë dyll të verdha.
Kur u hap dera, pamë disa shkallë që çonin në tokë. Mora një qiri të madh mbi një metër që kishte shërbyer për ndriçimin e ndonjë fotografie të kryetarëve të gjyqit të inkuizicionit të mëparshëm. Sapo fillova të zbres shkallëvë, njëri nga priftërinjët jezuit ma hodhi dorën mbi supe duke më thënë: Biri im; mos e merr këtë qiri me dorën tënde, të përlyer me gjak të vrarësh, sepse ai është i shenjtë. I thashë atij: Or ti, dorës sime s’i takon të prekë qirinjët tuaj të përlyer me gjakun e të pafajshëmve dhe do ta shohim se cili prej nesh është fëlliqur dhe vrasës mizor!

Zbrita shkallëve poshtë. Oficerët dhe ushtarët më ndiqnin me shpata në dorë. Kur arritëm në fund të shkallëve pamë befas një dhomë katërkëndëshe të madhe, e cila ishte vend ekzekutimi. Në mes gjendej një shtyllë memeri, në të cilën kishte një rreth ku kapeshin zinxhirët me të cilët lidheshin të dënuarit.

Para kësaj shtylle gjendej tavolina ku ulej kryetari i gjyqit të inkuizicionit si dhe gjyqtarët që dënonin të pafajshmit. Pastaj u nisëm drejt dhomave që zinin një vend të madh. Aty ndëshkoheshin dhe masakroheshin trupat e viktimve.

Në to pashë atë që rrënqeth trupin, paralizon jetën dhe shqetëson shpirtin.
Në to pamë dhoma të vogla në formë të trupit të njeriut. Disa prej tyre ishinë horizontale e disa vertikale. Ai që vendosej në dhomat vertikale, burgun e bënte duke qëndruar ashtu deri në vdekje.
Edhe ai që burgosej në horizontalen, ashtu i shtrirë mbetej deri në vdekje. Trupat e tyre rrinin në këtë burg të ngushtë, derisa bëheshin pluhur e u binte mishi nga eshtrat dhe në fund i hanin krimbat. Për të mos mbetur aty era e keqe e të vdekurve, kishin bërë dritare të vogla që çonin jashtë. Në këto dhoma gjetëm skelete njerëzish që ende ishin të lidhur në zingjirë.

Të burgosurit ishin burra e gra. Më i vogli prej tyre ishte 14 vjeçar, kurse më i madhi 70 vjeçar. Ne arritëm të shpëtonim disa nga të burgosurit që ishin të gjallë e me pak shpirt.

disa prej tyre ishin çmendur nga dënimi i rëndë. Gjithë të burgosurit ishin të zhveshur, prandaj ushtarët tanë u detyruan të zhvishnin palltot për t’ua dhënë atyre. I nxorëm në dritë nga pak që të mos verbroheshin. Ata qanin nga gëzimi dhe ua puthnin duart dhe këmbët ushtarëve që i shpëtuan nga ai dënim i tmerrshëm. Këto ishin pamje që bënin të qaj edhe gurin dhe drurin. Pastaj ua mësymë dhomave të tjera, ku përsëri pamë atë që të rrënqethë trupin. aty gjetëm veglat e tmerrshme për mundim. Disa shërbenin për thyerjen e eshtrave të trupit të njeriut; ky dënim fillonte pjesë-pjesë, me thyerjen e eshtrave të këmbëve, të krahrorit, të kokës dhe të duarve. Kështu vazhdonin derisa tërë trupi të thyhej dhe eshtrat e thyer të përziheshin me gjakun dhe mishin.

Në këtë mënyrë kanë vepruar me të burgosurit e pafajshëm. Pastaj gjetëm një sënduk në formë të kokës së njeriut, që shërbente për kokën e të burgosurit. Pasi t’ia lidhnin duart dhe këmbët, i bënin një vrim] (sëndukut), për të lëshuar nga një pikë uji në çdo minutë. shumica e të burgosurve çmendeshin nga ky lloj dënimi dhe ashtu pritnin vdekjen. Ndër mjetet ndëshkuese gjetëm edhe një mekanizëm në formë arkivoli, në të cilin monroheshin thika të prehta. Pasi e shtinin aty njeriun (të gjallë), ia mbyllnin kapakun me thika të mprehta dhe kështu trupi i viktimës therej copa-copa.

Po ashtu gjetëm edhe një mjet si çengele me të cilin i shkulej gjuha të dënuarit, ose me të ua shkulnin gjinjët femrave. Femrave ua pritnin gjinjt edhe me thika. Gjetëm edhe një kamxhik hekuri me gjemba që shërbente për rrahjen e të burgosurve të zhveshur, gjersa u copëtoheshin eshtërat dhe u ndahej mishi".

Këtë denim pësonin grupet e krishtera që ishin kundër dogmave të kishës katolike. Vallë si ka qen denimi ndaj muslimanëve?... Pa dyshim edhe më i rrept e më i tmerrshëm.


Ilirian Halimi
 
Titulli: Lufta e Napoleon Bonapartes Kunder Inkuizicionit Kishtar ne Spanje.

Tani kjo lufta e Napoleonit munde te shifet nga shume kendveshtrime. Tani shkoi per te pushtuar apo per te cliruar eshte ceshtje e kendveshtrimeve, por une nje gje di se kur ja mesyen nje vendi tjeter me ushtri para se gjithash quhet pushtim. Se do besh ca vepra per ta embelsuar pushtimin edhe mundet, por se iku per ti shpetuar kjo munde te diskutohet.

Te thuash se u asgjesuan miliona musliman ne Spanje mua me duket paksa e tepruar, por meq histori po bene gjithkush sot edhe munde te thuhet.

Nese Spanja paska patur miliona musliman ne ato vite me lind medyshja se sa kishte te tjere??? Sa kishte te krishtere? Hebre? Gabel? Realisht sa banore kishte Spanja ne ate kohe?????
 
Titulli: Lufta e Napoleon Bonapartes Kunder Inkuizicionit Kishtar ne Spanje.

Nder lufterat me te keqija qe kane mundur te ndodhin ne Spanje. Ka pasur mjaft konvertime me dhune. Si psh: cifutet te cilet konvertoheshin ne Krishterim, quheshin "New christians" ose nga disa te tjere "marranos" qe dmth "derra". Por, "te konvertuarit", praktikonin hebraizmin ne fshehtesi. Numri i te konvertuarve me dhune arrinte ne 600 mije (shih The Origins of the Inquisition, faqe 1095).
 
Titulli: Lufta e Napoleon Bonapartes Kunder Inkuizicionit Kishtar ne Spanje.

Te trishton ky shkrim kur ti mendosh masakrat se kan ndodhe aty paramendo se denohet njeri e ne ate menyre te vuja denimin ky lloj denim eshte sikur se te lufta e hitlerit ske cfar te shtoshe ketu krim kunder njerzimit
 
Back
Top