Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Kresha

A pretty face can never trick me
Tiranë, 24 maj - Publicisti Fatos Lubonja në një intervistë në "Prizëm" të Aleksandër Furxhi, ka shpjeguar se përse mban qëndrim kritik ndaj veprës së shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas tij shkrimtari i ka shërbyer ideologjisë së kohës dhe është modeli i intelektualit që bashkëpunon me pushtetet.

"E kam konsideruar si një vepër në shërbim të ideologjisë nacional komuniste të Enver Hoxhës. Domethënë ku në një anë glorifikohet e kaluara shqiptare, në një frymë nacionaliste dhe kam parasysh korpus veprash të tëra, dhe nga ana tjetër është edhe pasqyrë e ideologjisë komuniste në kuptimin e të ardhshmes po të kesh parasysh shumë vepra si "ثndrra industriale", apo romane si "Dimri i madh" etj, etj. Kjo është një ideologji e pushtetit dhe unë kam mendimin që një analizë serioze e veprës së Kadaresë të sjell tek fakti që vepra e tij ka ndjekur hap pas hapi propagandën, këtë ideologji dhe propagandën e kësaj ideologjie në rrjedhën e kohës me disa përjashtime ndoshta"- tha Lubonja.

Ai tregon se me botimet, përpjekja synon të sjellë një histori ndryshe të Shqipërisë, një dekonstruktim të miteve, një zbërthim të tyre për të kuotuar si dhe pse ato kanë lindur

"Feja e shqiptarit është shqiptaria"- thënia e Vaso Pashës është mit. Shqiptarët e shohin sikur nuk kemi qenë as të krishterë as të myslimanë, asgjë, por që feja jonë ka qenë shqiptaria, Por çfarë thotë historia e vërtetë, historianët dhe vetë Vaso Pasha kur ka bërë poezinë? Thotë mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria, pse?- Sepse gjendja te ne ishte që shqiptarët shikonin kishat dhe xhamiat, ishin të ndarë mbi besimin fetar dhe këtu kemi të bëjmë me një thirrje që bën rilindasi Vaso Pasha për të ndryshuar gjendjen në terren për t'u bashkuar. Dhe kështu ndërtohet një mit dhe miti ka rolin e vet përbashkues, por është një mit nuk është histori"- tha Lubonja.

Në këtë intervistë në "Prizëm" Fatos Lubonja foli edhe për aktualitetin politik, zgjedhjet e 23 qershorit, por edhe për funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe rrugën e vështirë drejt bashkimit me Europën. //koha.net
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Eshte interesant Lover, madje me bene pershtypje, se njerezit, jo rralle, kur i pershtatet bene kurore me vet djallin.

Une respektoj Lubonjen vetem per nje gje. Ai eshte qytetar i rendit globalist dhe epr te nuk qon peshe as kombi, as feja, as nocioni nacionalitet e as ngjyre. Pra thjeshte e mba veten si qytetar kozmoplolitan i rendit globalist. Kam pershtypjen se me shume me pershatte mua me idet e tij se sa ty, megjithate Lubonjen e respektoj vetem per ate se e mba veten ne ate drejtim.

Por, sa per kritikat ne drejtim te Vasos e Kadares, them te drejten, ai edhe munde ti beje, por kam dyshime ne eshte ne lartesine per ti bere.
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

O ismail emnin musliman e ki skom qa me shtu ma shume , vuan ky tipi eshte shkrimtar i zoti po te them te drejten vuan te jete ne qender te vemendjes
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Tipike per komuniste te papenduar si Lubonja, qe kur ishte ne burg i shkruante letra Ramiz Alise, qe ti tregonte se ku calonte puna e Partise se Punes se Shqiperise.
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Tipike per komuniste te papenduar si Lubonja, qe kur ishte ne burg i shkruante letra Ramiz Alise, qe ti tregonte se ku calonte puna e Partise se Punes se Shqiperise.

Ikan rrite morrin ca si teper ketij komunisitit shume keto mediat elektronike se ky sja vlen nuk eshte as per ekran as per gazet mendimi im po mbasi po e therrasin per te zgjuar te durojne budallaqet e ti
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Lubonja? Kush është ky? اfarë ka bërë ky njeri? I biri i një komunisti që deri kur u bënë armiq gëzonin privilegjet më të mëdha dhe kishin shërbëtore në shtëpi.Ky na tregon se kujt i ka shërbyer Kadare?Po ky dhe i ati i tij, kujt i shërbenin?Ky është edhe problemi më i madh i këtij vendi,ish-komunistat që me shpirt janë përsëri komunista,bëjnë si demokratët më të thekur.
 
Titulli: Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit

Ngelën duke xhelozuar dhe këta mes njëri tjetrit ..
Janë bërë qesharakër global shqiptaresk..
 
Back
Top