Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
Ne artikujt e meposhtem keni rastin te lexoni deklaraten e Rexhep Qosjes, dhene revistes "Klan," qe eshte pjese e sulmeve tij te pa-rreshtura mbi figuren e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoven.
Deklarata e Rexhep Qoses per revisten "Klan"
E Marte, 11 Janar 2005
Po nga Shqiperia (a ka patur nderhyrje)?
"Nderhyrje ne thelb jodemokratike ne zgjedhjet demokratike ne Kosove ishte edhe vizita e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne Shqiperi me ftesen e Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu, pikerisht ne prag te zgjedhjeve. Nuk mund te mos mendohet se edhe kjo vizite ishte fryt i punes se disa qarqeve europiane!
Jo me pak se vizita, nderhyrje ne zgjedhjet ne Kosove ishte edhe shpallja "doktor nderi" i kryetarit te LDK-se ne Universitetin e Tiranes, e bere me kerkesen e Presidentit Alfred Moisiu. Sa e pabesueshme!
Universiteti i Tiranes, ne pranine e Presidentit te Shqiperise, e nderon me titullin e "doktorit te nderit" per merita te vecanta, jo ne politike, por ne shkencen e letersise, domethene ne shkencat albanologjike, njeriun i cili prej gati njezet vjetesh nuk ka lidhje me shkencen! Dhe, s'ka arritur asnje rezultat shkencor!
Duke mos dashur ta nderoje, me ndonje urdher, medalje a dekorate shteterore njeriun, i cili gjate luftes ka bere veprime te padenja, madje te turpshme, i cili ndaj Shqiperise eshte sjelle ne menyre tejet te palejueshme, apo duke dashur ta nderoje me shume, Presidenti Alfred Moisiu e con ate ne Universitet!
Universiteti i Tiranes, vatra e dijes, e arteve dhe e atdhetarizmit shqiptar, shpall "doktor nderi" njeriun, i cili prej vitit 1990 e deri ne vitin 1999 qendron ne krye te nje udheheqje partiake sektariste, qe thyen, c'integron levizjen kombetare ne Kosove, qe ben cmos per ta mbajtur Kosoven te paqesuar nen dhunen e terrorin e Milloshevicit, i cili me pune e me deklarata, perpiqet ta komprometoje luften clirimtare dhe UCK-ne, i cili pas Konferences se Rambujese nuk pranon te marre pjese ne formimin e Qeverise se perkohshme ne Kosove, i cili e fton NATO-n te nderprese bombardimet e forcave ushtarake e policore serbe e te objekteve te tyre ne Kosove e ne Serbi e Mal te Zi, i cili derisa Presidenti i Jugosllavise se mbetur, kryekrimineli Milloshevic, dhe Presidenti i Serbise, Milutinovic, po e debonin popullin shqiptar prej Kosoves dhe po benin masakra mbi te, takohet me ta dhe u con dhurata te mbeshtjella me fjongo te mendafshta, i cili pas bisedimeve me Milloshevicin ben perpjekje per formimin e Qeverise kuislinge ne Prishtine! Dhe, keshtu, Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qene se ka bere betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di c'do te thote te obligohesh, i betuar, t'i sherbesh atdheut ne paqe e ne lufte, ne lumturi e ne tragjedi, t'i sherbesh e te flijohesh per te, e shpall "doktor nderi" te Universitetit me te cmuar kombetar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetareve te ardhshem, njeriun, i cili ne castet me dramatike historike te popullit shqiptar te Kosoves ben veprime qe ne etiken e popujve e te shteteve gjithmone jane quajtur qarte: tradhti!
E pabesueshme!"
Marre nga revista "Klan"
Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
E Marte, 11 Janar 2005
Akademiku i njohur kosovar ka akuzuar ashper Presidentin e Shqiperise per nderhyrje jodemokratike ne zgjedhjet e 23 tetorit 2004 ne Kosove, duke ftuar Ibrahim Rugoven ne Tirane: "Nderhyrje ishte edhe shpallja 'doktor nderi' ne Universitetin e Tiranes, e bere me kerkesen e Moisiut. Sa e pabesueshme". Presidenca: "Moisiu ka pritur te gjithe lideret kosovare"
Elton METAJ
Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, ka hedhur akuza te forta mbi Presidentin Alfred Moisiu, per ftesen dhe pritjen e bere ndaj Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, ne fillim te shtatorit 2004 ne Shqiperi. Qosja, i ashper ne kritiken e tij per Presidentin e Kosoves, duke e quajtur deri tradhtar, nuk ka kursyer as Kreun e Shtetit Shqiptar edhe per propozimin e tij per te nderuar Ibrahim Rugoven me titullin "Honoris Causa".
Ne nje interviste te botuar ne numrin e se dieles te se perjavshmes "Klan", Rexhep Qosja shprehet, se "nderhyrje ne thelb jodemokratike ne zgjedhjet demokratike ne Kosove ishte edhe vizita e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne Shqiperi me ftesen e Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu, pikerisht ne prag te zgjedhjeve".
"Nuk mund te mos mendohet, se edhe kjo vizite ishte fryt i punes se disa qarqeve europiane!", thote akademiku i njohur. Per me teper, Qosja ka kritikuar nderimin e Rugoves me titullin "Honoris Causa" te Universitetit te Tiranes, sesa udhetimin nga 8-10 shtator te Presidentit te Kosoves ne Shqiperi.
"Jo me pak se vizita, nderhyrje ne zgjedhjet ne Kosove ishte edhe shpallja "doktor nderi" i kryetarit te LDK-se ne Universitetin e Tiranes, e bere me kerkesen e Presidentit Alfred Moisiu. Sa e pabesueshme!", thote Qosja ne intervisten per "Klan". Ne kete pike, Qosja ka verejtur se titulli per Rugoven nuk eshte dhene per merita politike, por per pune shkencore ne albanologji.
"Duke mos dashur ta nderoje, me ndonje urdher, medalje a dekorate shteterore njeriun, i cili gjate luftes ka bere veprime te padenja, madje te turpshme, i cili ndaj Shqiperise eshte sjelle ne menyre tejet te palejueshme, apo duke dashur ta nderoje me shume, Presidenti Alfred Moisiu e con ate ne Universitet!", thote Rexhep Qosja.
Ne te njejten kohe, ai nuk ngurron ta etiketoje Ibrahim Rugoven, Presidentin e rikonfirmuar te Kosoves, si nje tradhtar. "Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qene se ka bere betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di c'do te thote te obligohesh, i betuar, t'i sherbesh atdheut ne paqe e ne lufte, ne lumturi e ne tragjedi, t'i sherbesh e te flijohesh per te, e shpall "doktor nderi" te Universitetit me te cmuar kombetar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetareve te ardhshem, njeriun, i cili ne castet me dramatike historike te popullit shqiptar te Kosoves ben veprime qe ne etiken e popujve e te shteteve gjithmone jane quajtur qarte: tradhti! E pabesueshme!", perserit Qosja.
Rugova, mundimi per te "gjetur" Shqiperine
Ibrahim Rugova mberriti pasditen e 8 shtatorit ne aeroportin "Nene Tereza", kur kishin kaluar rreth 67 muaj nga vizita e tij e fundit ne Tirane. Edhe ajo nje vizite krejt aksidentale vetem ne zonen e aeroportit pas kthimit nga Rambujeja. Per te gjetur nje udhetim te parashikuar te Presidentit te Kosoves ne Shqiperi duhet te gerrmosh ne arkivat e vjeshtes se vitit 1997, kur socialistet sapo kishin marre pushtetin. Nderkohe, Kosova, prej clirimit, eshte vizituar rregullisht nga Presidentet dhe Kryeministrat e Shqiperise.
Vizita e pare e Ibrahim Rugoves, udheheqesit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, ne Shqiperi u zhvillua ne pranveren e vitit 1991, vetem pak muaj pas renies se komunizmit. Rugova u prit nga Ramiz Alia, atehere President dhe Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se. Megjithate, lideri kosovar mbeshteti hapur opoziten demokratike. Ai beri nje vizite ne Varrezat e Deshmoreve, ku thuhet se Rugova nuk ka denjuar as te shikoje varrin e Enver Hoxhes, qe atehere ndodhej ende ne varrezat ne ane te rruges se Elbasanit.
Me ardhjen e Berishes ne pushtet, takimet e tij me Rugoven ishin shume intensive. Megjithate, afrimi i ndjeshem i Rugoves me Berishen shkaktoi pakenaqesite e socialisteve. Por, pas zgjedhjeve te majit 1996 dhe kritikave nderkombetare ne rritje ndaj Berishes, Rugova erdhi gjithnje e me rralle ne Tirane. Ne dhjetor 1996, Rugova pati takimin e tij te fundit me Berishen. Nderkohe, acarimi i situates ne Shqiperi beri qe edhe Rugova te ishte me kritik me mikun e tij, qe u rizgjodh President me 3 mars 1997, ndersa vendi ndodhej ne gjendje te jashtezakonshme.
Ibrahim Rugova u rikthye ne Tirane ne 1997. Takimi i pare i tij me drejtuesit e rinj te Shqiperise ishte ne shtator 1997. Gjithashtu, para bisedes Nano-Milloshevic ne Krete ne fillim te nentorit 1997, Kryeministri i Shqiperise bisedoi serish me Rugoven. Pas Kretes duket se kreu i LDK-se u zemerua me udheheqesit e Shqiperise. Ai zhvilloi nje vizite aksidentale, pas takimit te Rambujese ne shkurt 1999, kur avioni qe e transportonte nuk u ul ne Prishtine, por ne Tirane. Sipas shtypit te kohes, te gjithe anetaret e delegacionit zbriten nga avioni, me perjashtim te Rugoves.
Ambasadori francez ne Tirane thuhet se eshte ngjitur ne avion dhe ka "ndermjetesuar" zbritjen e Rugoves ne pisten e aeroportit te Rinasit dhe takimin me Meidanin, i cili ndodhej ne Rinas. Ne vitet ne vazhdim, Rugova nuk erdhi ne Shqiperi, as ne rastin e Festes Kombetare. Per te mberritur vetem 45 dite perpara zgjedhjeve parlamentare te 23 tetorit 2004.
Presidenca ka reaguar dje ndaj vleresimeve te akademikut kosovar Rexhep Qosja, duke u shprehur se Kreut i Shtetit, Alfred Moisiu, ka pritur te gjithe lideret kosovare dhe ka qene i hapur te bashkebisedoje me ta. Burime nga Presidenca thane per "Korrieri"-n, se Presidenti Moisiu ka biseduar gjate vitit te shkuar ne zyren e tij, si me Presidentin Rugova, ashtu edhe me Ramush Haradinajn apo Veton Surroin. Dicka e tille, sipas burimeve nga Presidenca, eshte bere me qellim per te ndihmuar ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.
Nderkohe, ne nje interviste me 30 dhjetor 2004 per RadioTelevizionin e Kosoves, Moisiu eshte shprehur se "ne cdo takim kam pasur me nderkombetaret, problemin e Kosoves e kam ngritur si nje nga problemet kryesore". "Dua te jem i qarte dhe i kuptueshem, jo per shqiptaret se shqiptaret me kuptojne, por dua te kuptohem qarte dhe nga te gjithe personalitetet e rajonit, pasi kete problem e perballojme jo thjesht si shqiptar, por si nje problem pa zgjidhjen e te cilit nuk ka paqe ne rajon", eshte shprehur Presidenti.
Ai ka permendur takimin me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, ku eshte shprehur se "neqoftese nuk arrijme zgjidhjen e statusit te Kosoves, kjo krijon hapesira te rrezikshme, qe i lene vend ekstremisteve nga te dy palet". "Eshte shume e rendesishme, - ka vleresuar Moisiu, - qe qeveria u zgjodh menyre demokratike mbas zgjedhjeve shume te sukseshme qe beri Kosova, per te cilat une pershendeta dhe pershendes edhe nje here gjithe politiken kosovare dhe gjithe udheheqesit e Kosoves".
"Ata vertet i treguan botes mbane se shqiptaret e Kosoves dhe populli i Kosoves jane ne gjendje te zhvillojne zgjedhje sipas standarteve nderkombetare, pra jane ne gjendje t'i ndertojne te gjitha strukturat shteterore ashtu si kerkohet nga ligjet dhe normat nderkombetare.
Prandaj te gjithe duhet te bejne kujdes. Nuk mund te komandohet nga jashte se si duhet te jete Kosova. Kete e vendos vullneti i popullit kosovar ne bashkepunim me organizmat nderkombetare", eshte shprehur Presidenti.