Luanin me thika, vdes 16 vjeçari

LoSsT

VIP
V.I.P
Ka përfunduar tragjikisht loja e një grupi nxënësish që kërkuan të imitonin hedhjen e thikave që aplikohet në cirk.

Një 16 vjeçar nga Zvicra, që bashkë me shokët e shkollës ndodhej në Romë, Itali, në një ekskursion disa ditor, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës.

thikat_0.jpg
Jonathan Lucas bashkë me shokët e tij po qëndronin në një institut të drejtuar nga murgeshat pranë Vatikanit, kur në darkë kanë menduar që për të kaluar kohën të organizonin një lojë me hedhje thikash.

Rreth orës 23.00, karabinierët kanë marrë një telefonatë në sallën operative, për një djalë që ishte plagosur dhe i dilte gjak nga goja. Megjithëse ambulanca mbërriti me urgjencë, për adoleshentin nuk mund të bëhej më asgjë. Thika e kishte goditur në kraharor dhe Lucas kishte vdekur menjëherë.

Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen, që në vend që të ishte një ekskursion për t’u mbajtur mend u kthye në tragjedi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 
Titulli: Luanin me thika, vdes 16 vjeçari

:( ej zot i madh,ne lule te rinis,te te iki jeta nga gomarlliqet..:(
 
Titulli: Luanin me thika, vdes 16 vjeçari

eh Zot na ruaj
 
Back
Top