Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

LSI: Vendimi per koalicionin, pas rezultatit zyrtar

Levizja Socialiste per Integrim deklaroi sot ne nje konference per shtyp se “situata politike eshte renduar se tepermi ditet e fundit dhe qytetaret shqiptare brenda dhe jashte vendit jane sot shume te preokupuar per cka po ndodh ne Shqiperi”. Me shqetesimin madhor per kete situate qe po perjeton vendi, LSI permes Petrit Vasilit u beri thirrje Berishes dhe Rames te kontribuojne per c`tensionimin e menjehershem te situates dhe per te mos cenuar me tej standartet tashme shume te kompromentuara te ketyre zgjedhjeve. “Imazhi i vendit eshte cenuar rende nga keto zgjedhje pa standarte dhe cdo hap i metejshem i papergjegjshem lidhur me tensionimin e situates do te conte ne nje prishje te imazhit me pasoj afatgjata dhe shume te demshsme per vendin dhe procesin e integrimit te vendit ku pergjegjesia do te rendonte mbi keto dy forca politike”, tha Vasili. Ai u beri thirrje ketyre forcave politike per te hequr dore nga perpjekjet per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me cdo lloj forma presioni dhe mjetesh antiligjore. “Ju kerkojme te mos krijojne me tej tensione artificiale qe cojne ne konfrontime te panevojshme midis qytetareve si dhe te largojne personat me detyra shteterore ne pushtetin qendror dhe ate lokal nga qendrat e administrimit te zgjedhjeve. Kerkojme qarte dhe prere qe te respektohet kodi zgjedhor i miratuar nga vete keto dy forca politike si dhe te gjitha proceduart e ligjshme te ankimimit si dhe institucionet e ngarkuara me ligj”, theksoi Vasili. Me tutje ai tha se Berisha dhe Rama duhet te presion me qetesi rezultatet e zgjedhjeve dhe te mos pengojne me tej komisionet e administrimit zgjedhor qe ato ne respekt te ligjit te mbyllin sa me shpejt kete proces te sterzgjatur qe ai te mos degjeneroje me tej ne shernaja politike, sepse interesat, imazhi dhe e ardhmja e vendit jane shume me te rendesishshme se interesat partiake. (Lajmifundit)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back