Shembullin e tij më të mirë, Likja i floririt, bashkëshorti kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, se si e vodhi arin e të gjithë Shqipërisë dhe shkoi dhe e depozitoi në Angli, duket se po e përcjell në mënyrën më të mirë te rinia Shqiptare, duke e skllavëruar dhe mësuar atë se si të bëhet hajdut që në gjenezë.
Monika kryemadhi bën shamat dhe gjuan këpucë 1000 dollarëshe në drejtim të Ramës dhe përdor ata që janë pjesa më vunerabël dhe më e manipuluar e shoqërisë, rininë shqiptare, të cilën e dërgon para parlamentit dhe i gjakos pa i`u dridhur qerpiku.
Manipulimi është i thjeshtë, të varfërit mund t`i kontrollosh, ka shumë në Shqipëri, dhe madje t’i përdorësh edhe si kamikazë për të mbrojtur presidentin bashkëshort nga burgu i sigurtë. Si një kancer në një trup të shëndetshëm, LSI po helmon me anë të organizatave të saj, të ashtuquajturat rinore “LRI” ata që nuk dinë se çfarë bëjnë. Duke promovuar disa interesaxhinj bythëlëpirës, duke i shitur si sukses, LSI promovoi, dhe futi në sallën e parlamentit Erisa Xhixhon, të bijën e Pirro Xhixhës.
Në organizatën rinore injorante të LRI-së kjo shitet si një rritje në detyrë e aktivistëve të saj të rinj. Por e vërteta është krejt ndryshe, Erisa Xhoxho është e bija e Pirro Xhixhës. Pirroja nga ana e tij, është një bashkëpunëtor i afërt i ish-kryetarit të LSI tashmë presidentit Ilir Meta. Pirroja është edhe ish-kreu i AKEP. Dhe me anë të mashtrimeve dhe ndikimit të Metës, të dy bashkë kanë ngritur një kompani telefonike fantazmë, me një fitim vjetor 135 milion Euro.
Erisa Xhixho me të vërtetë ka dalë nga LRI, por babi Pirro, sponsorizon fuqishëm që ajo të mbrojë interesat familjare.
Një rast tjetër i rritjes në detyrë dhe i shpalljes deputet, është ai i “puftes” Endrit Brahimllari. Edhe ky i ngrati u shit si sukses i rritjes në karrierë, dhe kalimin nga LRI në deputet dhe mbrojtës të kauzave rinore në LSI.
Edhe për këtë “puften” mbështetja është nga jashtë. Brahimllari është nipi i një prokurori të fuqishëm në vend, që me hir ose me pahir, ka prova të mjaftueshme që mund të implikojnë Ilir Metën në afera të mëdha korruptive.
Dhe për t’ia mbajtur gojën e mbyllur prokurorit, Meta i mori nipin dhe ia bëri deputet, duke i dhënë mundësi që ta mjelë lopën LSI. Këta janë disa nga emrat që kanë bërë kalimin e madh nga LRI në deputetë të LSI.
Asnjëri nuk e fitoi me meritë, të gjithë u rritën nga vjedhjet spektakolare të të afërmve të tyre (prindër, dajë, xhaxha, etj etj). Ka edhe emra të tjerë, Kallogjeroviç, Kërpaçi e me rradhë, të gjithë këta e kanë lugën e ngjyer në mjaltin e LSI-së.
Tashmë në opozitë, LSI nuk ka mundësi që të mbajë njerëzit e saj pranë. Mungojnë paratë, s’ka më festa “t`lagi me shampanjë” në Jalë. Pranë saj kanë mbetur vetëm disa qyqar që kërkojnë një mburojë sado të vogël politike, për të mbuluar zullumet dhe vjedhjet e bëra ndër vite si të punësuarit e LSI.
Madje edhe ata që kërkojnë të largohen dhe të krijojnë një profil të ri në jetën e tyre, persekutimi vjen nga pas. Shpallen armiq, nuk kanë të drejtë as të afrohen pranë zyrave të LSI dhe aq më pak të takojnë miqtë dhe shokët që kishin në LRI.
Pra, e dashur rini barkthare dhe injorante, Monika e bën betejen e saj në parlament dhe jashtë saj, se ka hall burgun, konfiskimin e aseteve, prona, shtëpi, biznese, gurore, resorte turistike në Kroaci etj etj.
Monika e bën luftën se ka frikë se 3 fëmijët e saj, do të kenë para sa një familje e thjeshtë rrogtare shqiptare. Monika ka frikë se djali i saj, trashgimëtar i arit të vjedhur nga Iliri President, do të përdorë linjat urbane të “Lali Erit” në Tiranë.
Pra… gjithçka që e bën, e bën për veten e saj. Dhe ju o LRI-sta, jeni alibija më e mirë e kësaj kuçedre të politikës. A e kuptoni se ajo po ju përdor, po ju shet, po ju tradhëton. Në momentin që nuk i nevojiteni, ajo do ju hedhë në rrugë, do ju shesë, madje ka për të përdorur edhe atë pak pushtet të vdekur që i ka mbetur në dorë, për t`ju diskriminuar, do ju bëjë të ndiheni të përjashtuar. Që ti bie shkurt, Monika nuk është nëna juaj, ajo është nëna e Erës, Borës dhe Besarit. Tek ju kapet thjesht si një vampir pas gjakut të ri.
Frederik Basha