Lotet...

Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore"

Fakte

Vetëm 20 për qind e njerëzve qajnë më shumë se 30 minuta gjatë këtij procesi

8 për qind, për më shumë se një orë

70 për qind e njerëzve përpiqen ta fshehin se janë duke qarë

77 për qind e njerëzve qajnë në shtëpi

15 për qind në punë ose makinë

40 për qind preferojnë të qajnë vetëm

39 për qind e njerëzve qajnë zakonisht në mbrëmje

6-8 pasdite është ora më e zakonshme kur njerëzit qajnë

88.8 për qind e njerëzve ndihen më mirë pasi qajnë

47 herë qajnë gratë gjatë një viti

7 herë qajnë burrat

Përse shumë prej nesh ndihen më optimistë pas një të qare të gjatë?! Lotët, të largojnë stresin dhe të çlirojnë nga dhimbjet.

Ne mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu nxjerrim jashtë gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes. Përbërjet kimike që formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin përmes lotëve kur qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun për infarkte, apo të dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e njeriut për të qarë ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Qani me orar pa orar gjithsesi e qara te beka mire...:kercim:
 
Titulli: Lotet...

ne fakt te ben mire,eshte mese e vertete...shpeshhere eshte e vetmja gje qe te sjell ne vete pas nje dite qe te ka shkuar cdo gje ters...:qaj:..:)
 
Titulli: Lotet...

Dikur, kisha degjuar se vaji i burrave eshte kenga, por, siq e thote edhe ina@ina@ina mbi 70% e tyre kishin qare dhe e kishin fshehur lotin. Them te drejten nuk kam qene shpirtkazem per te mos lotuar, pra kam qare kohe pas kohe dhe nuk e fshehe kete se me dukej si nje shkarkim. me vone, para ca vitesh ne nje periudhe te veshtire per mua, ndoshta periudha me e veshtire e jetes sime, edhe, pse ja vlente per te qare nuk qaja dhe them se u tregova shume i forte, por, kjo fortesi ne shpirt ndoshta me ka kushtuar. Tani jam shume sentimental dhe shpirti im behet shume i ndieshem qofte edhe ndaj nje skene i cik te dhimbshme.
E verteta eshte se tash kam ca vende qe kur kaloj andej, sepse ne njefar menyre jam i obliguar ti vizitoj, edhe pse ato vende me se paku e kan hak lotin, me tradhtojne ndjenjat dhe loti nuk pran....... Me vone e kuptoj se ndjeje nje shlirim shpirterore sepse shume nga pezmet qe me grumbullohen shfryhen me ata lot...... Qan burri thuani ju? Epo si nuk qan kur nuk te lene te kendosh .....:gjujpeshk:
 
Titulli: Lotet...

Normale ...nepermjet tyre nxjerrim emocionet negative ...
 
Titulli: Lotet...

Po te mos isha e destinuar per te qare,nuk do ti kisha lotet
Eshte e nevojshme te qash pak..madje te qartesojne edhe shikimin ;)
 
Titulli: Lotet...

lotet ... pika vetmie ... pika trishtimi ...perrenj te vegjel fjalesh te thene kurre ... kurre te degjuara
lotet.... fragmente kujtimesh kurre te harruara...caste dhimbjesh te mbytura
lotet....momente shprese .... gezim i ndare me te tjeret ... miqesie
lote , tashti rridhni sa te doni .... lirojeni zemren time tashme te mbushur plot prej shum kohesh
 
Titulli: Lotet...

Do doja te hapja portat e shkarkimit te diges se shpirtit tim dhe te shkarkoja gjithe ate liqen lotesh , ndoshta dhe det eshte ,
qe me peshon aq shume , qe me duhet ta marr me vete ngado e kudo qe te shkoj . Do ishhte lehte fare keshtu , por e pamundur .
Portat kan dal jasht perdorimi .
 
Titulli: Lotet...

eshte nje nga punet te cilen nuk pertoj ta bej :D...Qaj kur te me qahet, nuk i ndrydh emocionet dhe nuk i mbaj ne vete...me shume per vete qaj nga lodhja, pagjusmisa dhe stresi, kur behen bashke keto tria lol ska gje qe me sjell ne vete pervec se nje e qajtme e mire :D :D
 
Titulli: Lotet...

Thonë se loti pastron shpirtin.
 
Titulli: Lotet...

une mbush lumenj kur ja nis te qaj:p:p:p
qaj shume...me qeteson,me cliron loti:)
kur ben sh ftoht,une mbushem me lot...nuk e di pse:(
 
Titulli: Lotet...

Shihet ma e arsyeshme me kajt e me u shfry njeri , se me majt mrena e me plas , pse mos me kajt :d Bilem kajher perqefi :p haha
 
Titulli: Lotet...

lotet ... pika vetmie ... pika trishtimi ...perrenj te vegjel fjalesh te thene kurre ... kurre te degjuara
lotet.... fragmente kujtimesh kurre te harruara...caste dhimbjesh te mbytura
lotet....momente shprese .... gezim i ndare me te tjeret ... miqesie
lote , tashti rridhni sa te doni .... lirojeni zemren time tashme te mbushur plot prej shum kohesh

shume e bukur kjo....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top