Lopa nga Kosova alarmon Serbine

fshatari

Anetar
Një lopë nga Kosova ka arritur të alarmojë shtetin e Serbisë. Për dy ditë me radhë, mediat serbe kanë raportuar për një “incident” që ka ngjarë në territorin e Serbisë, në fshatin Rashevac të Kurshumlisë, fare pranë kufirit me Kosovën.


Mirëpo, në vend të sulmit të supozuar me armë nga ana e Kosovës, tashmë u mor vesh se bëhet fjalë për një lopë që ka ikur nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë.

Fillimisht, mediat serbe kishin raportuar për të shtëna sporadike nga territori i Kosovës në drejtim të fshatit Rashevac të Kurshumlisë, që gjendet fare pranë kufirit me vendin tonë. Më pas është raportuar edhe për reflektorët që kanë ndriçuar këtë fshat nga territori i Kosovës – ndërsa dikur edhe për mobilizimin e fshatarëve, të cilët me armë në krahë ishin përpjekur “të mbronin fshatin e tyre” nga “ekstremistët shqiptarë”.

Dhe ankthi i shtetit fqinj nuk mbaron me kaq. Ky sulm i supozuar ka ngjallur edhe reagime të krerët e qytetit të Kurshumlisë, që kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin kërkuar nga banorët e këtij fshati – shumica pleq – të mos e braktisin fshatin. Gjithashtu ky rast kishte alarmuar edhe policinë serbe – dhe në fund, madje edhe ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac – i cili kishte deklaruar se do të kërkojë nga KFOR-i që bashkërisht të hetojnë këtë “incident”.

Megjithatë, duket se “sirenat e alarmit” do të pushojnë në Serbi, pasi e përditshmja Politika – e cila thirret në burimet e saj – raporton se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj sulmi, por, për një lopë që kishte ikur nga Kosova drejt territorit të Serbisë, respektivisht drejt fshatit Rashevac, që ndodhet në zonën e sigurisë tokësore. (telegrafi)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top