Shënohet edhe viktima e parë e trazirave: 26-vjeçari i plagosur dje nga goditja me armë zjarri ka humbur jetën në spital. Kamerun mbledh urgjentisht Parlamentin
Trazira, plaçkitje dhe zjarrvënie kanë mbërthyer Londrën e në mënyrë sporadike edhe disa qytete të tjera të Anglisë që prej tre ditësh. E gjithë kjo valë e dhunës shpërtheu pas vrasjes në veri të Londrës të 29-vjeçarit Mark Dugan nga ana e policisë, arsyet e të cilës vazhdojnë të mbeten të paqarta. Njerëz të maskuar janë shpërndarë duke ngjallur panik edhe jashtë kryeqytetit, përfshi Birmingamin, Manchesterin, Liverpulin dhe Bristolin, ndërkohë që restorantet dhe dyqanet nga frika e plaçkitjeve, kanë përfunduar më herët punën e përditshme. Për më tepër, lajm i fundit është edhe anulimi i ndeshjes miqësore të futbollit Angli-Holandë. Situata është tepër e tensionuar, nuk ka vend as për sportin.
Bilanci i deritanishëm
Bilanci i deritanishëm numëron 44 të plagosur nga radhët e policisë dhe 13 nga civilët, ndërsa një 26-vjeçar prej këtyre të fundit ka humbur jetën në spital pas goditjes me armë zjarri, duke shënuar edhe viktimën e parë të këtyre përleshjeve që kanë shpërfytyruar Londrën. Forcat e rendit në rrugët e kryeqytetit britanik kanë mbërritur në 13.000 vetë, të cilët kanë marrë një vendim të rrallë, atë për zbarkimin e automjeteve të blinduara në disa pjesë të qytetit. Kurse Ministrja e brendshme britanike, Tereza Mej, ka thënë se policia ka arrestuar rreth 450 persona në Londër, në dy ditët e fundit e gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e zbarkimit të ushtrisë. "Trazirat që jemi duke i parë janë të atij niveli, të cilin nuk e kemi parë për shumë e shumë vite në këtë vend. Kam qenë e qartë kur kam thënë se modeli britanik të policisë është e një mirëkuptimi të ndërsjellë. Patrullimi nëpër rrugët tona në Londër dhe qytetet tjera si Birmingam apo Liverpul bëhet me kohë të plotë. Policia po punon bashkërisht me komunitetet lokale”, ka thënë zonja Mej. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun ka ndërprerë pushimet në Itali dhe është kthyer në atdhe, duke thirrur menjëherë mbledhjen e Kuvendit, për bisedime urgjente mbi krizën, megjithëse ka garantuar se shumë shpejt do të kthehet rendi i mëparshëm. Kreu i qeverisë ka folur për dhunë të pajustifikueshme.
Po pse kjo situatë?
ا’po ndodh në Londrën civile dhe kozmopolitane, gjithmonë pak rebele, por me stil? Për të kuptuar duhet shkuar përtej kabinave telefonike të kuqe, apo martesave fine... Duhet shkuar nëpër rrugicat e lagjeve londineze, aty ku kriminelë të vegjël rriten mes varfërisë e mungesës së garancisë sociale. Pastaj ndodh që një ditë, aksidentalisht ose jo, që një polic qëllon një vëlla të tyre dhe ja që kaq shërben për të shpërthyer kaosin. Të rinjtë arabë luftojnë për lirinë e demokracinë, ndërsa këta djelmosha evropianë për një iPhone, ose një palë Adidas. Kjo është simptomë e një shoqërie të sëmurë e perverse, ku konsumizmi dhe të mirat e masës kanë anuluar individin.ikub