Londër: Ekspozitë për shenjat që ka lënë Islami në shkencë

Kresha

A pretty face can never trick me


Ekspozita e hapur në Muzeun e Shkencës në Londër nxjerr në pah një sërë zbulimesh të shkencëtarëve myslimanë midis shekujve 7-16 të cilat nuk diheshin më parë ose që kishin filluar të harroheshin.

Një ndër veprat më të pëlqyera të kësaj ekspozite e cila do të jetë hapur deri në datën 25 prill, është një kopje gjigande e Orës së Elefantit e projektuar në shekullin e 13-të.

Kjo orë e projektuar me një teknologji tepër të avancuar për periudhën e saj, jep orën çdo 30 minuta me anë të kuçedrave që shkojnë poshtë.

Një tjetër vepër e pëlqyer nga vizitorët është një kopje e hartës botërore e pikturuar nga udhëtari mysliman El-Idrisi në shekullin e 12-të.

Ekspozita e hapur duke pasur në plan të parë fëmijët dhe të rinjtë në moshën shkollore, po tërheq interes të madh nga shkollat.

Ekspozita synon të arrijë kuptimin e Islamit nëpër botë, dhe pas Anglisë ajo do të hapet edhe nëpër vende të tjera të botës. /TRT/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top