Lojë spiunësh me Greqinë? “Negociatori Meçollari cenon sigurinë kombëtare”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lojë spiunësh me Greqinë? “Negociatori Meçollari cenon sigurinë kombëtare”

mecollari-768x460.jpg


Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.

“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emir në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëvshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla.

Papërshtatshmëria e ekspertit detar Artur Meçollari dyshohet se ka të bëjë afrimitetin e tij me palën greke. Top Channel kontaktoi institucionin e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Zëdhënësi Tedi Blushi i tha Top Channel se “presidenti Ilir Meta po shqyrton me vëmendje dhe kujdes të gjithë materialin që i ka dërguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Vetë Ministria e Jashtme i tha Top Channel se ushtaraku Artur Meçollari është rekomanduar si njohës shumë i mirë i çështjes, që ka kryer studime në fushën e të drejtës së detit dhe është i pajisur prej 10 vjetësh me certifikatë sigurie NATO Cosmic, që është niveli më i lartë.

Vetë zotin Meçollari ishte i padisponueshëm për komente të mëtejshme. Kurse nga Ministria e Mbrojtjes burimet bënë të ditur se lirimi i ushtarakut Meçollari në vitin 2012 është anuluar me vendim gjykate të formës së prerë dhe ai nuk ka asnjë pengesë për të qenë pjesë e grupit negociator.

(gazeta-Shqip.com)
 
Negociatorët me Greqinë, Berisha: Artur Meçollari është spiun; MM: Trillime

Ish-kryeministri-Sali-Berisha-640x421.gif


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë, ka përfshirë edhe një ish-spiun.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se nuk mund të vendosin agjentët dhe spiunët për fatin e territoreve shqiptare.

“Artur Meçollari, ky spiun, nuk i është drejtuar gjykatës më parë kur ndaj tij kishte akuza, sepse faktet e të dhënat ishin katastrofale. Ai zgjodhi rrugën e xhepit dhe ndikimit, ku merrte rrogën tjetër, pë t’u kthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, – u shpeh Berisha. – Hartat kanë rënë në dorë të këtij spiuni, që nuk i shërben vendit tonë, por interesave të cilave u shërben. Kjo është shumë më e rëndë se sa tradhtia”.

Po ashtu, Berisha theksoi se në krye të forcës detare, është emëruar dikush që nuk ka lidhje me detin.

“Rama ka vendosur një grup që kanë lidhje të dyshimta, kjo do të thotë që ka përgatitur ekipin e dorëzimit të shtetit, të territorit, të fushave më të mëdha të naftës e të gazit të Jonit e Adriatikut. Uroj që presidenti Meta do zbatojë në frymë e në germë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është një normë kushtetuese, pavarësisht se doli kundër qeverisë sime në 2009”, – vijoi Berisha.

Deputeti demokrat, përgënjeshtroi më pas zërat që në vitin 2009, marrëveshja me palën greke ishte bërë pas presionit të kësaj të fundit.

“Pala greke nuk ka bërë asnjë presion për marrëveshjen detare në 2009. Bashkëpunimi me qeverinë Karamanlis ka qenë bashkëpunim i sinqertë. E kam pasur mik dhe jam krenar për miqësinë që kisha me të. Asnjë lloj presioni nuk më ka ardhur nga asnjë, që pala greke kërkon këtë apo atë. Zgjidhja ishte një gjë shumë normale. Por me këtë marrëveshje që kanë bërë këta, Greqia përfiton 12 milje zgjerim. Kjo mund të zgjidhet vetëm në gjykatë dhe Tribulanin e Hagës. Të shkojmë te arbitri ndërkombëtar, të paguajmë shpenzimet dhe të pranojmë verdiktin e gjykatës ndërkombëtare”.

Deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ai e etiketoi si spiun Artur Meçollarin, që do të jetë pjesë e ekipit negociator me Greqinë, i është kundëpërgjigjur ashpër Ministria e Mbrojtjes.

Ministria bën me dije se Meçollari ka çertifikatë sigurie dhe për më tepër ai ka qenë këshilltar i komandantit të forcave të NATO, John Nicholson.

“Akuzat për spiunazh për Artur Meçollarin janë një trillim. Ka pasur edhe ka çertifikatën e sigurisë, e cila jepet dhe konfirmohet nga NATO. Kjo çertifikatë nuk i është hequr asnjëherë. Meçollari deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandantit të forcave të NATO, John Nicholson”, sqaron ministria.

Balla: Berisha sulmon Meçollarin se nuk firmosi pro interesave të familjes

Lidhur me çështjen ‘Meçollari’, e cila u bë e tillë pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes është një spiun, ka reaguar edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Ai tha për mediat jashtë sallës së Kuvendit, se “arsyeja pse Sali Berisha sulmon Artur Meçollarin është një konflikt personal me këtë punonjës shteti”.

“Berisha ka inat personal pas refuzimit të Artur Meçollarit për të firmosur heqjen nga plani i përhapjes për një interes familjar, ku ka qenë i përfshirë sekseri serb i Sali Berishës, Damir Fazlliç dhe zyra e avokatisë së të bijës. ثshtë e turpshme sesi Sali Berisha hedh baltë ndaj ekspertëve të fushës”, u shpreh Balla.

Ai e falënderoi publikisht Meçollarin, “për të gjithë atë betejë që ka bërë për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes së kaluar” të detit me Greqinë.

g.shqip
 
Back
Top