Logitech sjell tastierë për iPad

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
63708.jpg

SHBA - Për të përdorur më thjeshtë një iPad mini vjen në ndihmë edhe Logitech, e cila ka hedhur në treg një tastierë specifike ultra të hollë, posaçërisht për tabletin e Apple.

Duke ndjekur filozofinë, të cilën e prezantoi Surface i Microsoft-it, bëhet fjalë për një përshtatje të formës së tastierës, të cilën Logitech e kishte dizajnuar për iPad me madhësi normale.

Në dallim nga tastierat e tjera Surface, kjo tastierë ka një sipërfaqe të fortë, e përshtatshme nëse tabletin dhe mund të mbahet në tavolinë, apo në prehër. Materiali është alumin, ndërsa bateria me tre muaj garanci.

Tableti dhe tastiera natyrisht janë të lidhura përmes lidhjes Bluetooth, me largësi deri në 10 metra. Tastiera do të vijë në tregun evropian dhe amerikan gjatë këtij muaji me çmim prej 79,99 USD.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)
 
Back
Top