Lodhja kronike- si ta evitojme ate!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sindroma e lodhjes kronike është një sëmundje e çuditshme, misterioze, komplekse, e quajtur kështu që nga viti ‘94, kur në Londër një grup studiuesish u mblodhën për t‘i vënë një emër. Që atëherë ka pasur disa ndryshime, megjithatë shkaqet kanë ngelur pak të qarta, ndërsa mjekimet eksperimentale. Shpesh shfaqet pas një gripi ose një infeksioni viral. Shkakton çrregullime të sistemit imunitar, i cili vazhdon të lëshojë antitrupa edhe pas zhdukjes së virusit. Provokon një dobësi të përgjithshme të trupit, dhimbje fizike mungesë përqendrimi dhe vëmendjeje. Por mbi të gjithë shkakton një dekurajim dhe pikëllim të përgjithshëm. Simptoma të ngjashme me ato të depresionit, me të cilin në fakt ngatërrohet shpesh. Ka dhe nga ata që pushojnë së punuari dhe studiuari. Kështu, sipas disa studimeve të kryera nga një institut i pavarur amerikan, rreth 70 për qind të pacientëve që preken nga Cfs arrijnë ta lënë punën, sipas studimeve të tjera vetëm 45 për qind vazhdojnë ta mbajnë një punë me kohë të plotë, ndërsa 18 për qind part-time. Në fakt, më e çuditshme është thënia e vazhdueshme e personave që vuajnë nga kjo sëmundje: “Jam gjithmonë i lodhur”.
Ndryshimi
Fakti është që sindroma e lodhjes kronike arrin të ndryshojë me “mjeshtëri” jetën dikur aktive të personave. Jo rastësisht, në vitet ‘80 është quajtur sindromi “yuppie” për të thënë rëndimin dhe boshllëkun pas një jete aktive. Megjithatë, sindromi kronik godet më shumë gratë dhe të rinjtë, ndërsa mosha më në rrezik është pas të 30-tave. Te të moshuarit dhe fëmijët shfaqet shumë rrallë. ثshtë evidente që nga lodhja vuajnë një pjesë e mirë e popullsisë, ku vetëm 20 për qind i drejtohen një mjeku. Ajo arrin të prekë vetëm të rriturit dhe sidomos gratë në karrierë, që nuk arrijnë të bëjnë çdo gjë. Pushimi është e vetmja kurë që nuk kushton asgjë. Një vullnet i shëndoshë është ilaçi më i mirë.
Puna mendore nuk të lodh vetvetiu. Ky është një fakt interesant dhe shumë i rëndësishëm. Duket gati e pabesueshme. Por, megjithatë, para disa vjetësh, shkencëtarët janë përpjekur ta shpjegojnë se sa mund të punojë truri i njeriut, por që të mos e arrijë “aftësinë e zvogëluar të punës”, që është definicion shkencor për lodhjen. Për habinë e tyre, erdhën në përfundim se gjaku që qarkullon nëpër tru nuk tregon kurrfarë shenjash të lodhjes. Me fjalë të tjera, pot a analizonim gjakun nga damarët e punëtorit fizik pas një pune të rëndë, do të shihnim se në të ka shumë toksina, helme që janë shkaktare të lodhjes. Por, po të analizonim një pikë të gjakut nga truri i një studiuesi, do të shihnim se në të s’ka kurrfarë shenje të toksinës, madje edhe pas ditës me plot punë të rëndë mendore.
Pushimi
Te gjithë kemi nevojë për pak relaks dhe shtendosje. Pas një ose disa momenteve çlodhëse dhe medituese ju mund të vëreni që muskujt e syve do të shtendosen dhe do jeni më të përqendruar. Thuajse nëpër ballë ka kaluar një dorë e lehtë qetësuese, që jua ka hequr tendosjen e grumbulluar. Ndoshta ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë që gjatë asaj minute e keni sprovuar fshehtësinë dhe artin e shtendosjes. Kështu mund t’i shtendosni nofullat, muskujt e fytyrës, të qafës, të shpatullave dhe të krejt trupit. Syri, megjithatë, është organi më i rëndësishëm. Shtendosja e muskujve të syve është aq e rëndësishme për të larguar tendosjen nervore, sepse sytë shfrytëzojnë 1/4 e energjisë së përgjithshme nervore që e ka tërë organizmi i njeriut. Prandaj njerëz me shikim plotësisht normal, ankohen shpeshherë se u janë lodhur sytë.
Truri
Truri është i palodhshëm, pasi sipas studimeve edhe pas punës tetë apo dymbëdhjetë orëshe, mund të punojë po aq mirë dhe aq shpejt, si edhe më parë. Por pse lodhemi? Psikiatrit konsiderojnë se në shumicën e rasteve, lodhja është rezultat i gjendjes sonë psikike dhe emocionale. Psikiatri i njohur anglez Hadfield, thotë se “lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar është pasojë e gjendjes psikike, ndërsa rraskapitja nga puna e pastër fizike është dukuri shumë e rrallë”. ثshtë lodhja, mërzia, puna mendore, është nxitimi i pandërprerë, shqetësimi dhe tendosja e nervave. Pikërisht këto faktorë e rraskapitin punëtorin e zyrës, ia zvogëlojnë aftësitë e punës dhe bëhen shkaktarë të dhembjes së kokës. Po, është e vërtetë që lodhemi, sepse emocionet tona shkaktojnë tendosje nervore të organizmit tonë. Vetëm e vetëm me çlodhje. Pra, duhet të mësojmë mënyrën e relaksimit gjatë kohës së punës. Për t’u relaksuar mos u mundoni të filloni me relaksimin e shpirtit apo të nervave. Duhet të filloni me relaksimin e muskujve. Pasi ta përvetësoni artin e shtendosjes, do të kuptoni se atë mund ta shfrytëzoni gjithkund dhe kurdoherë. ثshtë me rëndësi vetëm që atë të mos e konsideroni si mundim, sepse shtendosja është mungesë e çdo mundimi. Për t’u shtendosur rol të rëndësishëm ka vetëdija. Ndikoni në muskuj përmes vetëdijes. Muskujt e syve dhe të fytyrës “urdhërojini” të shtendosen. Këtë mund ta arrini duke i përsëritur fjalët “magjike”: “Qetësohuni! Shtendosuni!” Do të vëreni se si energjia e grumbulluar, nga muskujt e fytyrës shkon dalëngadalë tek qendra e trupit.

Këshillat e ekspertëve
Më poshtë do t’ju sjellin disa këshilla të ekspertëve se si mund të siguroni sasi shtesë të energjisë dhe të luftoni lodhjen kronike.
Kufizoni sasinë e kafeinës në orët e pasdites. Njerëzit tek ne, mesatarisht pinë 2 deri në 3 kafe në ditë, që do të thotë nga 200 deri në 300 miligramë kafeinë. Kjo sasi na mban të zgjuar dhe energjik, ashtu që deri diku është e dëshirueshme. Por, nëse kafeina konsumohet në sasi më të mëdha dhe në cilëndo kohë, pasdite dhe në mbrëmje, kjo mund të reflektohet në kualitetin e gjumin dhe të shkaktojë lodhjen në ditën e ardhshme.
Dobësia fizike na bën të lodhshëm, por edhe dobësia emocionale. Ndjenjat negative si, vuajtja, mërzia, zemërimi, shqetësimi dhe stresi kronik, mund që po ashtu të shprehet shumë keq në vitalitetin tuaj dhe të ju dobësojnë. Në disa periudha, është normale t’i kesh këto ndjenja, pasi që janë pjesë e jetës. Por, nëse reagoni me mençuri, trupi luaj do ta ruajë energjinë.
Lajeni fytyrën me ujë, ose bëni një dush kur të ndjeheni të lodhur. Sipas një studimi 55 për qind të personave të hulumtuar kanë ndjerë rritje të nivelit të energjisë, kur kanë shfrytëzuar këtë terapi me “ujë”. Po ashtu mund të keni edhe një sprej të vogël me ujë, me anë të të cilit do të freskoheni në lodhjet momentale.
Veshja e juaj le të jetë në shërbim të ngritjes së energjisë. Mos i ruani gjërat për raste të veçanta, por vishuni me to edhe në rastet e zakonshme, kur dëshironi të ndjeheni më mirë. Nëse e shihni veten në pasqyrë me një pamje më të mirë, kjo mund të reflektohet në fuqinë mentale. Përveç kësaj, nuk janë të tepërta edhe komplimentet të cilat do t’i fitoni gjatë ditës.
Jepni liri ndjenjave të juaja. Nëse thellë në brendi ruani një frikë, ankth dhe stres, ndoshta do të ndjeheni si një person më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Megjithatë, në një plan afatgjatë, kjo nuk është e shëndetshme. Më së miri flisni për ndjenjat tuaja me personin tuaj më të afërt.
Lëshoni muzikë. Dëgjimi i tingujve të këndshëm është një prej mënyrave më efikase që të liroheni nga ndjenjat më negative, ta zvogëloni shqetësimin e brendshëm dhe ta rrisni nivelin e energjisë. Sipas një studimi, personat që kanë vrapuar duke dëgjuar muzikë, kanë vrapuar më shpejtë se sa ata që kanë vrapuar në qetësi.
Merrni frymë thellë. Kur jemi të shqetësuar, shpesh marrim frymë “me mushkëri”. Ndaloni dhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë thellë (me bark), me anë të hundës dhe nxirreni frymën përmes gojës. Ndjeni se si ju rritet stomaku, dhe ju lëshohet. Frymëmarrja e drejtë do t’ju lehtësojë dhe do të jeni më të pushuar.

Këshilla
Lexojeni ndonjë libër të mirë për shkathtësinë e shtendosjes dhe mënjanimin e lodhjes
Mësoni të shtendoseni në rastet më të ndryshme
Gjatë punës përpiquni ta mbani sa më mirë pozicionin e trupit
Mos harroni që tendosja e trupit e shkakton dhembjen në supe dhe lodhjen nervore
Kontrollojeni veten katër-pesë herë në ditë
Një kontrollim i mirë do t’ju ndihmojë ta fitoni shprehinë e shtendosjes G albania
 
Sindroma e lodhjes kronike

Për një nga sëmundjet më kontroverse në kohët moderne, sindromën e lodhjes kronike, nuk ekziston ndonjë test apo mënyrë e shërimit.



Shkaqet edhe me tutje nuk bëhen të ditura nga e cila vuajnë rreth 5 për qind të njerëzve. Lodhja kronike rritet edhe pas përpjekjeve më të vogla, mungesë të përqendrimit dhe ndërrimi i shpeshtë i disponimit, prandaj në të shumtën e kohës ata do të largohen nga shokët dhe anëtarët e familjes.

Njerëzit e shëndoshë shpesh nuk e kuptojnë gjendjen e lodhjes kronike dhe duhet kuptuar se kjo nuk është një gjë e imagjinuar.

Tek shumica e njerëzve simptomat janë më se të vështira gjatë dy viteve të para, ndërsa tek gjysma e njerëzve që paraqiten simptomat ato zhduken pas disa vjetëve.

Ekspertët kishin vërejtur që arsyeja më e shpeshtë është stresi, ndërsa simptomat e para janë të ngjashëm me ata të gripit apo të ndonjë virusi. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga stresi është mënyra e të ushqyerit dhe ushtrimet fizike.

Simptomat e lodhjes kronike:

• Një lodhje, e gjatë, për më shumë se gjashtë muaj
• اrregullimi i kujtesës apo përqendrimi
• Dhimbje fyti
• Ndjeshmëria e nyejve limfatike
• Dhimbje në muskuj dhe në kyçe pa ënjtje dhe pa skuqje
• Fjetja kur pas së cilës zgjoheni i lodhur
• Kokëdhimbja
• Ndjenja e lodhjes pas pak përpjekjeve
• Depresioni (humbja e interesimit për gjëra të përditshme)
• Ankthi
• Alergjia dhe astma, të cilat me kohë përkeqësohen

Lodhja e përhershme mund të dërgojë drejt shumë sëmundjeve të tjera si depresionin, dobëson punën e mbrojtësve të cilët forcojnë sistemin e imunitetit, probleme me zemër, diabetin, dëmton veshkat…etj.
Edhe me ushqim mund të ndikoni pozitivisht kundër lodhjes kronike, duke përdorur kalcium nga brokoli, portokaj, magnezium, rrush të thatë, fibrat, mineralet e zinkut. Të gjitha këto i japin energji organizmit tonë.

//keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top