Lobimi në SHBA/ Basha flet nga Prokuroria: Jemi të pafajshëm!

Guest2

Antarë i Respektuar
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Capture-32.png"}[/IMG2]

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria deklaroi se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ai shtoi se këtë e vërtetojë përgjigjet e ardhura nga Britania dhe Skocia, të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të mazhorancës në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA nga Partia Demokratike.

“Jemi thirrur si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ. اështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.

Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani. I kam kërkuar prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, deklaroi Basha.

Nevoja për të pyetur për të dytën herë këta katër zyrtarë lindi pasi prokuroria e Tiranës u njoh me prova dhe fakte të reja që kanë mbërritur në adresë të saj, nëpërmjet dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia.

Shqip
 
Po e pres me padurim castin te shoh nje pjese te ketyre hipokriteve qe klithin ne emer te drejtesise,qe nje dite do dalin nje e nga nje para prokurorise,e te shoh pronat e tyre te sekuestruara. :)

Nje dite do vije,e do thyhet ky metali i tyre i celikte. :)
 
Back
Top