Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Dashamir Biçaku

TIRANE- Një autobus me turistë holandezë i shpëtoi mrekullisht një aksidenti të ngjashëm me atë të Himarës. Mjeti i ka shpëtuar greminës në Qafën e Llogarasë për pak centimetra. Ngjarja ndodhi dje pasdite, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Llogara-Vlorë, pikërisht në vendin ku janë edhe lokalet e para në zbritje të qafës. Autobusi me targa holandeze, me shofer nga i njëjti vend kishte rreth 40 turistë që vinin nga vendet e ulëta. Mjeti u bllokua për shkak të një kthese të fortë që vinte nga e djathta e tij në zbritje, duke bërë që të rrëshqiste dhe për pak momente të krijonte panik tek pasagjerët, por edhe tek udhëtarët e mjeteve të tjera që ndodheshin pranë autobusit. Ishte gati duke u përplasur edhe me mjete të tjera që udhëtonin përballë tij dhe që ishin fare pranë kthesës së ngushtë”- i tha “Shekullit” një dëshmitar i aksidentit.
autobuzi_llogara-300x225.jpg

Moti i lagësht me shi që kishte krijuar terren rrëshqitës, por, edhe ngushtësia e segmentit në kthesë. bëri që autobusi i gjatë dhe me përmasa mbi standardin e rrugës të kishte vështirësi për të manovruar. Sipas dëshmitarëve, shoferi i autobusit nuk arriti të merrte mirë kthesën duke e prerë atë ngushtë, për shkak edhe të gjatësisë së mjetit. Pjesa e pasme e tij preku në asfaltin e rrugës duke pësuar rrëshqitje ndërsa maja e autobusit doli jashtë, drejt greminës. Në disa manovra të tij, drejtuesi i mjetit u mundua të futej në rrugë, por këto lëvizje, jo vetëm që nuk mundën ta fusnin atë në rrugë, por për pak mjeti mund të kishte përfunduar poshtë në një rrëpirë shumë metra të thellë. Për fatin e tij të mirë në këtë kohë ai mundi të frenonte. Në këtë moment drejtuesi i mjetit ndaloi autobusin, duke zbritur turistët, ndërsa kërkoi ndihmën e shoferëve të tjerë që mund ta ndihmonin.

Ndërkohë, për këtë situatë u lajmërua edhe policia e Vlorës, e cila nisi drejt vendit ku ishte bllokuar autobusi edhe një shërbim të përforcuar të policisë rrugore. Fillimisht shoferët grumbulluan disa kavo bashkë për të bërë të mundur tërheqjen e autobusit, por ato u këputën. Pas më tepër se dy orë e gjysmë përpjekjesh, një kamion me ngjyrë jeshile, mundi të tërhiqte nga pas autobusin nëpërmjet një kavoje të trashë të posaçme prej çeliku. Nëpërmjet këtij kamioni autobusi mundi të drejtohej dhe të futej në rrugë. Një dëshmitar tjetër në vendin e ngjarjes, i tregoi “Shekullit” se autobusi kishte mbërritur deri në një distancë prej gati një pëllëmbë nga mbrojtësja metalike e rrugës. Sipas tij, policia mund të kishte mbërritur më shpejt, por gjithsesi veprimet e policisë ndihmuan nxjerrjen e autobusit nga rreziku dhe rinisjen e tij. Më tej mjeti me turistët e huaj të mbërritur nga Holanda, u shoqërua deri në Vlorë i eskortuar nga mjetet e policisë për të shmangur rrezikun e mundshëm të një aksidenti.



Gëzim Hoxha: Të rishikohet zinxhiri i sigurisë rrugore

Z. Hoxha, si ekspert i sigurisë rrugore, si e vlerësoni gjendjen e sigurisë rrugore në vend?

Siguria rrugore në vendin tonë është e një niveli mjaft të ulët dhe ka probleme të tejskajshme. Aksidenti i Himarës nuk ishte ai që ndikoi në uljen apo rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Mjaft të kujtojmë se çdo vit në Shqipëri, niveli i të vdekurve nga aksidentet vërtitet në shifrën e rreth 350- 400 personave. Ne kemi në vazhdimësi aksidente të rënda.



Nga se po ndodh kjo, sipas jush ?

Në Shqipëri, sipas mendimit tim, nuk funksionon në mënyrë të rregullt zinxhiri i sigurisë rrugore dhe elementët përbërës të tij. I gjithë ky zinxhir i sigurisë rrugore duhet ri6shikuar dhe duhet rindërtuar. Nuk është vetëm Policia ajo që është garantja e sigurisë rrugore. Nëse edhe aktorët e tjerë, si Ministria e Transporteve nëpërmjet Drejtorisë së Rrugëve, Drejtorisë së Shërbimit Transportit Rrugor, autoshkollat, pikat e riparimit të automjeteve, shoqëritë e transportit, do të përkushtoheshin më seriozisht, duke kryer me saktësi secili detyrën e tij, mendoj se siguria rrugore do të ishte në një nivel shumë herë më te lartë.



اfarë mendoni se duhet rregulluar ?

Për sigurinë rrugore kemi dy drejtori specifike, veç të tjerave: Drejtorinë e Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit që është përgjegjëse për gjendjen teknike të automjeteve, po ashtu kemi edhe Drejtorinë e Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, që duhet të kontrollojë dokumentacionin e mjeteve në rrugë. Si në çdo sektor tjetër, edhe këtu ka ndërhyrje të politikës në mënyrë të drejtpërdrejtë apo me përfaqësues ku politikanët rrinë në hije dhe dalin vetëm atëherë kur duhet të deformojnë ligjet apo praktikat parandaluese për aksidentet rrugore. Shumë nga rrugët e reja janë ndërtuar jashtë standardit dhe me mungesë të elementëve të sigurisë, sepse edhe kur paratë paguhen të plota, punët bëhen përgjysmë. Në shumë prej këtyre rrugëve sinjalistika është me mungesa të theksuara dhe në ato segmente që janë të vendosura ka plot që nuk i shërbejnë qytetarit, por e gënjejnë atë duke e shtyrë në gabime.



Sipas jush ku ka vend për të ndërhyrë më tej ?

Po ashtu, mendoj se shumë pak për të mos thënë asnjë pikë e riparimit të automjeteve në Shqipëri nuk është i çertifikuar për të punuar sipas standardeve të shtetit apo të vendeve të BE-së. Në to punojnë njerëz të pa kualifikuar duke bërë që mjetet që futen aty të dalin në më keq se në momentin që hyjnë për riparim. Nuk ka persona përgjegjës ligjor për sigurinë mjeteve që riparohen, por vetëm administratorë që mbledhin paratë pa kryer shërbimet e nevojshme në shumë raste.



اfarë duhet përmirësuar ?

Në atoshkolla duhet të japin mësim vetëm specialistë të diplomuar në degën transport dhe të kenë një përvojë jo më të vogël se 10 vjet në fushën e transportit me qëllim që ata jo vetëm japin mësim por të kenë çfarë të japin nga përvoja e tyre në punë. Të zbatohet ligji për pikat e riparimit të automjeteve . Eshtë e nevojshme dhe duhet të ketë të ketë drejtues teknikë, që të jenë edhe përgjegjës ligjorë për gjendjen teknike. Të vendoset në ligj që çdo shoqëri transporti të ketë drejtues teknik, ashtu siç kanë shoqëritë e ruajtjes dhe sigurisë fizike. Drejtuesit teknikë duhet të mbajnë përgjegjësi që nëse konstatohen shkelje të rregullave të sigurisë rrugore dhe jo kur ndodhin aksidentet më pasojë jetën e qytetarëve. Të krijohet inspektoriati i kontrollit teknik në rrugë. Të fillojë puna për riparimin e pjesëve të veçanta të rrugës dhe te mos presim që të përfundojnë projektet madhore që kërkojnë vite dhe që duan shumë fonde për t’u zbatuar. Të ndalohet qarkullimi i autobusëve me kapacitet mbi 30 vende në rrugën e bregdetit.




Prokuroria nuk nxitohet për shpalljen e fajtorit të aksidentit

Burime të Prokurorisë së Vlorës i thanë “Shekullit” se autobusi nuk ishte i pajisur me tahograf, rrjedhimisht përcaktimi i shpejtësisë së tij në momentin e aksidentit është i vështirë. Kreu i Prokurorisë se Vlorës Erjon اela, thotë se organi i akuzës pas mbërritjes edhe të akte-ekspertizave, do të nxjerrë konkluzionin e saj për shkakun e aksidentit, si dhe mënyrën se si do te procedohet për vazhdimin e hetimeve.

Dy studentet në Austri, akoma në koma

“Gjendja e vajzave në Austri është e stabilizuar dhe nuk kanë përkeqësime. Eriselda Gubere vazhdon të jetë e stabilizuar, por e pashkëputur nga koma, mjekët e kanë gjykuar të jetë kështu edhe për pak kohë”,- tha mjeku Nikollari, pas mbërritjes së studenteve në Vjenë. Ndërkohë, për studenten tjetër, Florije Peçi, është mësuar se sot do të bëhet një tentativë zgjimi, për ta shkëputur nga koma, ndërsa është shtyrë për javën e ardhshme prova për studenten tjetër Eriselda Gubere. Për këtë të fundit, mjeku Nikollari ka theksuar se mund t`i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
 
Pe: Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Cpo tremben dhe ato pak turista qe vizitojne Shqiperine me gjithe keta rrezime te autobuzave...
 
Titulli: Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Kur ke super autostrada cuditem si ndodhin keto aksidente tek ne...
 
Pe: Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Nuk iki me ne pushime ketej une
 
Titulli: Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Ne fakt shume reklame e gabuar i behet Shqiperise me keto ngjarje, kjo eshte ne dem te turizmit. Cdo kush kerkon pushime te qeta, e te kthehet shendosh e mire.
Nuk duhet ti kthehemi me ''pushken gati'' per cdo gje shtetit.Aksidente rrugore ndodhin kudo neper bote, jo vetem infrastruktura e rrugeve eshte shkak, por dhe mungesa e njohjes se terrenit, pakujdesia ne timon etj tj.
 
Titulli: Llogara, autobusi rrëshqet, fati i shpëton 40 turistë holandezë

Ne fakt shume reklame e gabuar i behet Shqiperise me keto ngjarje, kjo eshte ne dem te turizmit. Cdo kush kerkon pushime te qeta, e te kthehet shendosh e mire.
Nuk duhet ti kthehemi me ''pushken gati'' per cdo gje shtetit.Aksidente rrugore ndodhin kudo neper bote, jo vetem infrastruktura e rrugeve eshte shkak, por dhe mungesa e njohjes se terrenit, pakujdesia ne timon etj tj.

Nuk e di nqs eshte reklam e gabuar, ose thjesht realiteti i hidhur...
Nqs turisti vjen, te pakten te dij se ce pret. Se foto me peisazhe te mbrekullueshme gjen dhe ne vend tjeter, ama siguria jetes ka me shume rendesi.
Nqs ato rruge jane te rezikshme, dmthn qe duhen mare masa..Kete nuk kupton qeveria apo kush meret me mirembajtjen e rrugeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top