LIVE| Pa Ronaldon në fushë, Juventusi kërkon fitoren ndaj Beneventos të Inzagit

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ka startuar në orën 18:00, sfida mes Beneventos dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A italiane. Kampionët në fuqi të Italisë, do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat, pas triumfit 2-0 në shtëpi ndaj Kaljarit.Benevento-Juventus.jpg
Nga ana tjetër edhe Benevento e Inzagit, vjen me moralin e lartë, pasi në ndeshjen e javës së 7-të, triumfoi në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 0-1.

Vlen të theksohet fakti se trajneri Pirlo ka lënë pushim për këtë përballje yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili nuk është grumbulluar.

Sulmi i është besuar dyshes Morata-Dibala, ndërkohë që në krahun e majta të mbrojtjes aktivizohet Frabota. Për sa i përket Beneventos, skuadra e Inzagit, kundërpërgjigjet me treshen Importa-Kaprari-Lapadula.

LIVE: BENEVENTO – JUVENTUS 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

BENEVENTO (4-3-2-1):
Montipo; Leticia, Glik, Caldirola, Barba; Hetemaj, Shiatarela, Improta; Ionita, Kaprari; Lapadula.

JUVENTUS (4-4-2): Shezni; Danilo, Kuadrado, De Ligt, Frabota; Ramsej, Artur, Rabiot, Kieza; Morata, Dibala.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top