Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lista me objektet e grabitura nga Shqiperia.

Listë e objekteve kryesore artistike shqiptare të grabitura e të shpërndara sipas muzeumeve!

Muzeu i Luvrit

1. Tors i Bakut fëmijë, mermer, Apoloni.
ثshtë një kryevepër, dalë nga dora e skulptorit të madh të lashtësisë, Prakistelit. ثshtë hequr nga muret e manastirit të Pojanit, në vitin 1859 dhe është dërguar në Luvër nga M. Goltier de Klabri. Qëndron në sallën Tibre, nr. 665. “Mission...”, f. 395; “Das Sand. Berat...”, f. 154; Leon Rey, “Albania”, 1, f. 11, shënim 9.

2. Fragment i një statuje të Vitories, mermer, Apoloni.
Kjo është dërguar në Luvër disa kohë më parë se Torsi i Prakistelit nga A. Grase, konsulli i Francës në Korfuz. “Mission...”, f. 395; Leon Rey. “Albania...”. 1. f. 11, shënim 9.

3. Mbishkrim i ujësjellësit të Durrësit, mermer.
Mbishkrimi tregon për riparimin e ujësjellësit të Durrësit në kohën e Aleksandër Severit së bashku me rrugën në një gjatësi prej katër mijë hapash, që ishte dëmtuar nga përrejnjtë. Ujësjellësi ishte ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Adrian. “Mission..”, f. 387, nr. 172; “Rev. Arche”. VI, 1862, f. 318; “Alb Stud.”, f. 119, etj.
Ndodhet në fondet e muzeumit të Luvrit.

4. Dy figura në altoreliev të Demetrës dhe Kores., gur. Durrës.
“Mission...”, f. 378, 460, tab. 27, fig. 2; f. 377, 460; tab. 27; fig. 3. Leon Rey, “Albania...”, 4, f. 102. Në inventarin e muzeut figurojnë me numrat 2291 dhe 2292. Për mbishkrimin shih dhe “Rev. Arch.” VI, 1862, f. 321.

5. Kokë kau me kurorë dhe lule, fragment frizi, Durrës.
Hëzej e mori pranë xhamisë te Porta e Madhe e qytetit. “Mission...”, f. 382, 383, tab. 27, fig. 4; “Cat. Somm”. Nr. 1427, f. 82; Po aty, botim i vitit 1918, nr. 1427, f. 88; Leon Rey. “Albania...”, 4, f. 103.

6. Kokë e Demetrës, mermer, Apoloni, madhësi natyrore.
Dallohet për linjat e holla, ëmbëlsinë dhe psikologjinë. Pjesa e sipërme e kokës pak e thyer. “Mission...”, f. 460, tab. 32.

7. Anfifeks, kërcimtare me palmete, Apoloni.
“Mission...”, f. 460.

8. Stelë e kalorësit, Apoloni.“Mission...”, f. 400. 460. Kalorësi është veshur me klamys dhe në të djathtë të tij ka një shtizë të gjatë. Ndodhet në sallën greke, nr. 837, “Das San. Berat...”, f. 174.

9. Kapitel i vogël jonik, mermer, Apoloni.
“Mission...”, f. 388, 460.

10. Kapitel i vogël dorik, gur, Apoloni.
“Mission...”, f. 398-460.

11. Maskë luani, mermer, Apoloni.
“Mission...”, f. 398; “Das San. Berat...”, f. 190; Leon Rey, “Albania...” 1, f. 24, shënim 54.

12. Kokë gruaje, mermer, Apoloni, madhësi natyrore.
“Mission...”, f. 395-396.

13. Friz me figura të vogla që paraqesin luftë amazonash, Apoloni.“Mission...”, f.398.

14. Figurinë gruaje, bronz, Apoloni, dimensione të vogla.
Gjetur në janar të vitit 1881, ndodhet në sallën e bronzit, nr. 2855. Leon Rey, “Albania...”, 3, f. 35. Rey boton fotografinë e saj.

15. Dama antike shqiptare, Gur i Zi, bronz.
Lartësia 0,28, koka 0,038 m. Shekulli VI-V p.e.s. Leon Rey, “Albania...”, 3, f. 56. Ai tregon se kjo skulpturë arkaike është botuar nga Dymond në “Rev. Arch. Nouvelle”, XXIV, 1872 me tre vizatime nga M. Chaplain, idem planshe XV. Këtë artikull me disa modifikime dhe shënime Dymond e botoi në “Melanges d’Arch”., më preçedencë; “Repertoire...”, II, nr. 7, f. 422-423, 552, në dy kataloge të bronzeve me dy ilustrime dhe një fotografi nga Ugolini, “Albania Antica”, 1, f. 15, fig. 14, etj.

Hasan Ulqini, "Grabitës të Monumenteve".
 
Bledi, nuk mund te kthehen keto objekte, po ashtu si u rikthye Koka e DEA-s ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back