Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lista e deputetëve të LDK-së që do të votojnë PثR dhe KUNDثR, Hashim Thaçit president

Derisa Hashim Thaçi është para shumë dilemave se a do të kandidoj për postin e presidentit të Kosovës, për shkak se , Lista Serbe po e kushtëzon me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, në anën tjetër thuajse shumica e deputetëve të LDK-së do ta votojnë kryetarin e PDK-së, nëse ky i fundit do t’i hyj kësaj gare.

Ja publikimi i listës me emrat e atyre që deri më tani kandë deklaruar publikisht se do të votojnë KUNDثR Hashim Thaçin e ata janë:

Vjosa Osmani,

Arben Gashi,

Alma Lama,

Adem Salihaj dhe

Doruntinë Maloku (nuk është përgjigjur nëse voton për apo kundër)

Deputetët e papërcaktuar

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj deputeti Anton Quni, i cili nuk e votoj fare koalicionin me PDK-në. I kontaktuar nga mediat, ai ka thënë se “nuk dua të komentij”.

As deputetja Melihate Tërmkolli, e cila ka qenë kundër PDK-së dhe SHIK-ut në vazhdimësi, nuk ka dashur të flas nëse do të votoj pro apo kundër Hashim Thaçit. “Nuk jap asnjë deklaratë për asnjë medium, po mi keqpërdorni. Nuk mund të flas, më fal”, ishte përgjigje e saj.

Ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj Armend Zemaj, i cili nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa, për faktin se hyri në bashkëqeverisje me PDK-në. Mirëpo, deri më tani publikisht nuk e ka përcaktuar votën e tij.

Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së, Shpetim Bulliqi i cili doli kundër marrëveshjes për Demarkacionin ende nuk ka qëndrim të prerë për cështjen e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Unë do të veproj sipas subjektit tim politik. Do t’i mbroj veprimet tona. Nuk e si çka saktësisht do të bëhet”, ka thënë ai.

Deputetët e LDK-së që votojnë PRO Thaçit, nëse ky i fundit do të kandidoj:

Ismet Beqiri

Teuta Rugova

Nuredin Ibishi

Sabri Hamiti

Njomza Emini

Naser Osmani

Lirije Kajtazi

Hatim Baxhaku

Muhamet Mustafa

Fatmir Rexhepi

Sadri ferati

Ali Sadriu

Blerim Grainca

Agim Ademaj

Salih Morina

Besa Gaxherri

Teuta Sahatqija

Veton Berisha

Etem Arifi

Murat Hoxha

Agim Kikaj

Bardhyl Metah

Milazim Haliti

Synavere Rysha

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së, parashihet që Hashim Thaçi të marrë postin e presidentit të shtetit, derisa LDK ta ketë postin e kryeministrit. Mirëpo, në opinion janë paraqitur ide që Isa Mustafa të kaloj në postin e shefit të shtetit, e Hashim Thaçi të rikthehet prapë si kryeministër.
largea_listos-770x4701452687800.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back