Lirohet nga detyra Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki اako

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lirohet nga detyra Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki اako

Haki-cako-768x482.jpg


Një vendim surprizë ka ardhur paraditen e kësaj të hëne, ku drejtori i Policisë së Shtetit, Haki اako është shkarkuar nga detyra.

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki اako.

Haki اako pritet të dorëzojë zyrtarisht detyrën si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë Rebani Jaupi do të jetë i komanduar deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Në propozimin e tij, ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit اako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar se ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor اakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune, thuhet nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Për këtë arsye argumentohet se është i domosdoshëm një lidership i ri, me energji të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

“Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”, argumenton ministria e drejtuar nga Xhafaj.


(gazeta-Shqip.com)
 
Jo po shifja makinat, kshu thjesht si ato me filmat me gangstera.
 
Kur lexova drejtori thashe ne paskan marre vendin e punes....:P pastaj u kujtova qe sna heq njeri drejtorllikun...:P

Nevi te marrte e mira mos na nxirr te tilla tema...:)
 
Back
Top