Autoritetet gjermane bënë me dije se ka* liruar tre qytetarët nga Kosova që ishin arrestuar të martën gjatë momentit që ishin duke udhëtuar me një makine me targa të Belgjikës, në afërsi të kufirit me Austrinë.
Agjencia e lajmeve, *Bayerischer Rundfunk, me seli ne Munih, shkruan se nuk janë konfirmuar dyshimet se të arrestuarit mund të kishin lidhje me ndonjë grup terrorist.
Policia tha të martën se ata ishin arrestuar “nën dyshimet për planifikim të veprimeve serioze kriminale kundër shtetit” dhe se për këtë kishte një informacion nga shërbimet e zbulimit.
Komisionari i policisë bavareze, Wilhelm Schmidbauer tha sot se nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte ndonjë lidhje me grupe terroriste dhe prokurorët kanë vendosur të lirojnë të arrestuarit.
Gjatë marrjes në pyetje burrat kishin pohuar se po shkonin në Kosovë në emër të një bashkatdhetari për te blerë një shtëpi. Ata kishin me vete 30 mijë euro dhe planet e një ndërtese. Pohimet e tilla ishin konfirmuar nga klienti i tyre.
Të tre ata ishin arrestuar para se të ndodhnin sulmet në Bruksel që lanë pas vetes mbi 30 të vrarë. Gjermania ka ngritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione trenash dhe në kufijtë me Belgjikën, Francën, Holandën e Luksemburgun, pas shpërthimeve të së martës në Bruksel.
23 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)