Lirohen plazhet e zaptuara, ndëshkohen 12 pronarë biznesesh në Pogradec dhe Velipojë (VIDEO)

Lirohen plazhet e zaptuara, ndëshkohen 12 pronarë biznesesh në Pogradec dhe Velipojë (VIDEO)

plazh-1564904224.jpg
Policia vijon aksionin për çlirimin e plazheve publike të zaptuara nga subjektet private.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia ka proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”


Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.


Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

g.shqip
 

Attachments

  • plazh-1564904224.jpg
    plazh-1564904224.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
  • plazh-1564904224.jpg
    plazh-1564904224.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
Gati ligji i ri, Rama i heq pushtetit vendor administrimin e vijës bregdetare

Edi-Rama-770x433.jpg

i vijës bregdetare nuk do të bëhet më nga bashkitë, por nga shteti. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e bregdetit.

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.


Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim
” shkruan Rama.
 

Attachments

  • Edi-Rama-770x433.jpg
    Edi-Rama-770x433.jpg
    39.2 KB · Shikime: 0
  • Edi-Rama-770x433.jpg
    Edi-Rama-770x433.jpg
    39.2 KB · Shikime: 0
Do e kesh bere ti nai denoncim se sa Ike ti u bo shteti shtet..:P
 
A mundeni me i heq edhe ata "vaj plazhi, kreme kunder diellit, peshqir..."
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top