Lirimi i Dritan Dajtit/ Përse nuk shkarkohet drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili?

Lirimi i Dritan Dajtit/ Përse nuk shkarkohet drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili?

1579353051379.png
Vetëm pak ditë më parë në zemër të Tiranës ndodhi një ngjarje skandaloze që padyshim tronditi edhe opinion publik, ku në qendër të saj ishin si jo në pak raste drejtuesit e insitucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Drejtuesit e këtij insitucioni në mënyrë skandaloze kishin lejuar daljen nga ambjentet e burgut të një personi shumë të rrezikshëm për shoqërinë. Bëhet fjalë pra për Dritan Dajtin i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni për kapjen e tij në vitin 2009.

Si pa të keq Insitucioni i IEVP-së Peqin ku Dajti po vuan dënimin aktualisht, dhe drejtori i Policisë së Burgjeve kanë lejuar në shkelje të plotë të ligjit daljen nga burgu të një personi të rrezikshëm si Dritan Dajti. Madje jo vetëm kaq, por e kanë shoqëruar atë në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në atë të ish-bllokut në një moment të tejmbushur me njerëz.

Me papërgjegjshmëri të plotë drejtuesit e Policisë së Burgjeve, janë justifikuar me faktin se shoqërimi në ish-bllok është bërë për të dërguar të dënuarin te një okulist.

Por në fakt çfarë thotë ligji për këtë rast?

Neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikon se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë
Gjithashtu në shkelje flagrante me ligjin insitucioni i IEVP Peqin dhe shërbimet e kujdesit shëdetësor të këtij burgu nuk kanë kryer asnjë proces vlerësimi, nëse kjo vizitë mund të bëhej në ndonjë insitucion shëndetësor publik afër ambjenteve të këtij burgu pa qenë i nevojshëm dërgimi i tij në Tiranë.
Por mbi kë bie e gjithë përgjegjësia penale dhe administrative, pas këtij akti skandaloz?
Përgjegjësia kryesore, penale dhe administrative, duhet të jetë në fakt për Drejtorin e “Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”Agim Ismaili. Kjo pasi ai është drejtuesi kompetent i të gjithë zinxhirit të strukturave të vuajtes së dënimit në rrethe dhe në qendër.
Pra, në rastin konkret “lirimi” i Dritan Dajtit nuk mund të ndodhë dhe as ka ndodhur pa miratimin më parë të Agim ismailit, i cili ka në varësi direkte edhe drejtorin e policisë së burgjeve, por edhe ate të burgut të Peqinit.
Por pse nuk shkarkohet nga detyra Agim Ismaili, drejtori i përgjithshëm me “diplomë” Kristali ashtu siç u shkarkua drejtori i policisë së burgjeve dhe ai i IEVP Peqin?
Kjo tashmë e ka një përgjigje. Agim Ismaili duket sikur ka fituar “imunitet” nga skandalet dhe pavarësisht shumë ngjarjeve të lidhura me këtë drejtues ai deri më tani nuk është shkarkuar.
Përmendim këtu skandalet me tenderimet në insitucionin që ai drejton, apo edhe emërimet dhe shkarkimet e drejtorave të IEVP-ve duke kontrolluar në mënyrë të plotë çdo drejtues insitucioni sipas tekave të tij.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top