Lindjet, vit për vit më të pakta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Edhe Kosova i bashkohet vendeve të rajonit me numër në rënie të natalitetit
Lindjet, vit për vit më të pakta
Në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë është shënuar një rënie e lindjeve. Arsyet konsiderohen të shumta, duke u veçuar punësimi i femrës, planifikimi i familjes nga bashkëshortët, por edhe krizës ekonomike
Të dhënat statistikore që posedon Enti i Statistikës së Kosovës, flasin se në dhjetë vitet e fundit në Kosovë ka rënie të natalitetit. Kjo sipas zyrtarëve të Entit...vjen si pasojë e disa faktorëve. Ndër faktorët ata kanë renditur; rritjen e vetëdijes shoqërore, emancipimin e femrës, punësimin e saj, planifikimit të familjes nga bashkëshortët, kriza ekonomike etj. Sipas statistikave që posedon Enti i Statistikave, që nga viti 1948 është shënuar një rritje e dukshme e numrit të lindjeve në Kosovë, deri në vitin 1990. Pas këtij viti numri i të lindurve ka shënuar rënie të dukshme. Në vitin 1948 numri i lindjeve ka qenë 27 mijë 792 lindje, ndërsa në vitin 1990 numri i lindjeve ka qenë 55 mijë e 175 veta, njoftoi drejtori i Departamentit të Statistikave të Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Kadri Sojeva. Që nga kjo periudhë e deri në vitin 2008 me të dhënat që posedon Enti çdo vit e më shumë ka shënuar rënie numri i të lindurve. Në vitin 2002 sipas Entit, numri i të lindurve ka qenë 36 mijë e 136, ndërsa në vitin 2007 numri i lindjeve në Kosovë ka qenë 33 mijë e 111 tha ai. Ndërsa në vitin 2008 sipas rezultateve paraprake të Entit Statistikor që disponon me të dhëna, numri i të lindurve ka qenë 34 mijë e 600, shpjegon Sojeva. Për një rënie të natalitetit në Kosovë flet edhe drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Shefqet Lulaj, i cili thotë se “edhe përkundër shtimit të popullsisë si në Komunën e Prishtinës edhe më gjerë, numri i të lindurve në këtë klinikë ka shënuar rënie në dhjetë vjetët e fundit”.
Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë vetëm gjatë vitit 2008 numri i të lindurve ka qenë 10 mijë e 747. Ky numër mund të konsiderohet i ulët nëse krahasohet me numrin e të lindurve në vitet e mëparshme. Sipas drejtorit Lulaj, në përgjithësi numri i lindjeve në Kosovë ka shënuar rënie në krahasim me 10 vjetët e fundit, që mund të vërtetohet me një rënie përafërsisht prej 11 mijë lindje më pak. Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ende disponon rezultate të kënaqshme me numrin e lindjeve, theksoi Sojeva.
M. KRASNIQI
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top