Lindja e një minoriteti shqiptar në Turqi

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Kjo është një analizë mbi gjëndjen e komunitetit shqiptar në Turqi,e cila përmban edhe të dhëna mbi historinë e përshtatjes të këtij komuniteti.Nuk dija ku ta çoja prandaj më mirë po e sjell tek historia,gjithsesi nëse duhet të lëvizet në një nën-forum tjetër mund ta bëjë ndonjë moderator.



Hüsrev Tabak/Qendra e Kërkimeve dhe Analizës Strategjik



-Deklarata e fundit e ish-futbollistit të famshëm Hakan Shukur, është në një linjë me retorikën politike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. PDZH (AK) prej kohësh është përpjekur të lërë mënjanë skenës politike identitetin etnik në të mirë të unitetit kombëtar. Pas raportimeve keqkuptuese të medias, Shukur u shty më tutje duke konfirmuar këtë qëndrim partiak dhe i mëshoi shumë, në një fjalim sqarues, devizës “një komb, një atdhe, një flamur, një gjuhë”. Përfundimi që duam të nënvizojmë nuk ka të bëjë me paragjykimin e mediave kundër partisë qeverisëse, apo qasjes së saj në çështjet etnike dhe të diversitetit etnik. Përfundimi real që na tërheq ne në këtë incident është se ajo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar, identiteti etnik i të cilëve ka mbetur i tillë nën sipërfaqen e shoqërisë turke për më shumë se gjashtë dekada. Prezenca etnike shqiptare në Turqi është në fakt trashëgimi e Perandorisë Osmane. Që në fundin e shekullit të 19-të mjaft shqiptarë nga Ballkani emigruan drejt Anadollit Qendror për shkak të luftërave dhe presionit politik me të cilin u përballën në vendet ku jetonin më parë. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, e lejoi këtë emigrim. Deri më sot, Turqia nuk ka patur asnjë çështje me shqiptarët si minoritet dhe anasjelltas. Dy faktorë mund të llogariten në këtë mes: së pari se emigracioni shqiptar u pranua nga Turqia, sepse këta shqiptarë u deklaruan- përmes dokumenteve për vizë që ata morën në misionin diplomatik turk në Jugosllavi- se ata ishin turq etnikë dhe se kishin asimiluar kulturën turke. Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, pasi ata ishin në gjendje të flisnin turqisht mirë, pasi turqishtja është folur në qytetet e tyre që në kohët otomane. Së fundmi, për shkak se vala e emigrantëve që u dynd në Turqi u deklarua turke dhe ata i janë mirënjohës Turqisë që u hapi dyert për t’u dhënë një mundësi jetese. Këta emigrantë nuk këmbëngulin në njohjen e identitetit të tyre etnik të vërtetë. Së dyti, Turqia nuk lejoi asnjëherë që minoritetet të shprehen si të tillë në skenën politike sa i përket të drejtave të tyre dhe përherë i përmbahej politikës së asimilimit të tyre në kombin turk. Shqiptarët, bashkëpunues dhe bashkëpunëtorë në kontributin e lulëzimit të kombit turk, ishin të lumtur që ishin pjesë e një kombi himni kombëtar i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoy. Kjo vlen edhe për ditët e sotme. Ndikimi i shqiptarëve në politikën e Jashtme Panorama e mësipërme tregon se shqiptarët kanë qenë luajalë ndaj shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikëri ka qenë formësuar nga shqiptarët duke lënë jashtë politikës identitetin dhe afiliacionin e tyre etnik. Gjithsesi duke parë anën tjetër të medaljes, mund të krijojmë një ide më konkrete për vendin që komuniteti shqiptar zë në trekëndëshin e afilacionit etnik, besnikërisë dhe nacionalizmit. Presidenti i grupit ndërparlamentar të miqësisë turko-shqiptare, njëkohësisht deputeti i PDZH-së në Izmir, Rifat Sait, duke adoptuar deklamimin e shqiptarisë së Hakan Shukurit deklaroi: Edhe unë jam një shqiptar gjithashtu. Sot, ka rreth 50 deputetë shqiptarë në Parlament që janë pjesë e disa partive”. Në të vërtetë kjo është diçka për të cilën publiku në Turqi nuk ka dijeni dhe nuk ka dëgjuar më parë. Deputetët shqiptarë janë grupi i tretë më i përfaqësuar në Parlament dhe megjithatë preferenca e tyre politike nuk ndjek linjat etnike. Për hir të së vërtetës, Turqia është një vend multietnik dhe minoritetet që historikisht janë shtypur (apo vullnetarisht kanë heshtur dhe bashkëpunuar) kanë mësuar shumë nga lufta etnike e kurdëve për njohje zyrtare. Ata janë shumë të kujdesshëm që të mos dalin në skenë me deklamime të natyrës etnike, sado që sillen në mënyrë bashkëpunuese dhe përpiqen të perceptohen si një komunitet i afërt-vëllezër që ndajnë të njëjtën histori, kulturë dhe fe. Më saktësisht, këto komunitete e përdorin pozicionin e tyre si një urë mes vendit të tyre të origjinës dhe vendit mikpritës në funksion edhe të afirmimit etnik. Shqiptarët në Turqi, dhe veçanërisht Rifat Sait, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Kosovën dhe Shqipërinë dhe duke influencuar këto vende në qasjen e tyre ndaj Turqisë, kanë përftuar një formë të betejës etnike për njohje, nga e cila në të vërtetë shumë grupe të tjera etnike në Turqi mund të mësojnë shumë. Deklaratat e fundit për prezencën shqiptare në Turqi, janë një shenjë e një zgjimi politik që sintonizon me raportet që Turqia ka ndërtuar me shtetet respektive-Kosovën dhe Shqipërinë. Prandaj kjo është një lëvizje në kohën e duhur, e që mund të reflektohet sipas gjasave në draftin e Kushtetutës së re.
Shekulli
 
Back
Top