Lind foshnjën me gjashtë këmbë (FOTO)

Islamabad, 15 prill – Në qytetin Sukur në Pakistan ka lindur një foshnje e shëndoshë, por me gjashtë këmbë. Mjekët njoftuan se foshnja dhe nëna e tij janë mirë me shëndet, por foshnja kërkon më shumë kujdes për arsye të rrezikut nga infektimet, transmeton portali “All Voices”.

Babi i foshnjës, Imran Sheik, që zaten është infermier në pajisjen e rëntgenit, nuk ka besuar kur ka dëgjuar për lajmin.

Gruaja e tij pati një lindje të komplikuar dhe mjekët u detyruan ta operonin.

Mjekët i thanë Sheikut se foshnjës mund t’i hiqen këmbët e tepërta, por që është e domosdoshme që për këtë të dërgohet në Karaçi, ish-kryeqytetin e Pakistanit.

Babi i fëmijës nuk ka të ardhura të mjaftueshme për rrugëtim të tillë, kështu që tash për tash foshnjën dhe gruan e vet u detyrua t’i dërgojë në shtëpi.

Ai iu dërgoi autoriteteve lutjen për ndihmë financiare dhe pasi bëhet fjalë për një çudi mjekësore, Sheiku shpreson se do të ndihmohet nga autoritetet shtetërore, organizatat joqeveritare dhe filantropë të ndryshëm.

اifti është i martuar prej katër vjetësh dhe kjo ishte foshnja e parë e tyre. /LajmiDites

gjashtekembeshi-2-300x190.jpggjashtekembeshi-2.jpg
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top