PRISHTINث- Deputeti Fatmir Limaj, njëhersh nënkryetar i PDK-së, si dhe nëntë ish-pjesëtarë të tjerë të ish-Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku ka nisur procesi lidhur me akuzat për krime lufte në vitin 1999 në fshatin Kleçkë, sipas pretendimeve të prokurorit.
Mbrojtja ka kërkuar që seanca kryesore të shtyhet për në muajin shkurt, pasi dokumentet që përmbajnë akuzën i ka marrë me vonesë dhe nuk kanë pasur kohë për t’i analizuar, ndërsa ka theksuar edhe faktin se dëshmitari kyç në këtë rast, i cili njihej si dëshmitari “X”, ka vdekur.
Gjykimi do të vazhdojë të hënën.
Në fillim të shtatorit njoftohej zyrtarisht se një gjykatës i EULEX-it e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin Kleçka me 25 korrik në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)