LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Vetëm 8% e grave shqiptare zotërojnë tokë, pavarësisht se ligji ua lejon këtë. Vajzat pasi martohen, ndoshta edhe pa vullnetin e tyre, heqin dorë nga pronësia e tokës, ose edhe e shtëpisë.
Për të hartuar raportin janë marrë në pyetje mbi 460 nëna midis 35-50 vjeçe dhe fëmijë midis 11-17 vjeç, me fokus në vendimmarrjen e familjes, pronësinë dhe menaxhimin e aseteve, menaxhimin e kohës dhe lirinë, shëndetin dhe ushqimin, arsimin, mirëqenien psiko-sociale dhe mirëqenien e përgjithshme.
Sipas rezultateve të një sondazhi, kryer nga “World Vision Albania”, gratë dhe fëmijët shqiptarë shfaqin mungesë vlerësimi, lirie si dhe janë përgjithësisht të ekspozuar ndaj dhunës.
Raporti mori në pyetje mbi 460 nëna midis 35-50 dhe fëmijë midis 11-17 vjeç, me fokus vendimmarrjen në familje, pronësinë dhe menaxhimin e aseteve, menaxhimin e kohës dhe lirinë, shëndetin dhe ushqimin, arsimin, mirëqenien psiko-sociale dhe mirëqenien e përgjithshme.
“Pengesat kryesore për rolin e grave janë paaftësia e tyre për të rishpërndarë barrën e kujdesit, mungesa e aksesit në mundësitë e punësimit, normat dhe stereotipet e dëmshme gjinore në komunitetet ku jetojnë, prevalenca e lartë e dhunës si dhe mungesa e aksesit në shërbimet ligjore bazë.”
Rezultatet tregojnë se vetëm 1% e grave shqiptare ndiheshin të fuqizuara në të gjithë faktorët e pyetësorit, kurse pjesa tjetër demonstroi probleme të mëdha dhune në familje, shoqëri dhe madje edhe në institucione.
Vetëm 61% e të anketuarve thanë se kishin njëfarë ndikimi mbi asetet e familjes, duke përfshirë tokën dhe pronën, ndërsa 68% thanë se nuk kishin kontroll mbi kohën e tyre dhe nuk kishin ndihmë për përkujdesje apo punë shtëpiake.
Sipas të dhënave të vitit 2018, vetëm 8% e grave shqiptare zotërojnë tokë, pavarësisht se ligji ua lejon këtë. Vajzat pasi martohen heqin dorë nga pronësia e tokës, ose edhe e shtëpisë. 41% e grave thanë se ndiheshin të fuqizuara personalisht, por shumica të nënshtruara nga burrat, në jetën e tyre të përditshme. Për më tepër, 14% mendonin se dhuna në familje ishte e justifikuar nga shoqëria, në rastet kur gruaja konsiderohej “tradhtare” ose sfidonte burrin e saj. Për më tepër, 52% u identifikuan me norma dhe tradita të dëmshme shoqërore, që mbështesin seksizmin.
Këto norma përfshijnë “që nënat duhet të marrin shumicën e vendimeve për mënyrën se si rriten fëmijët, kurse përgjegjësia kryesore e babait është të sigurojë financiarisht fëmijët e tij dhe të bëjë disa lloje punësh që nuk janë të përshtatshme për gratë”.
Pak më shumë se gjysma thanë se gëzonin liritë e nevojshme, ndërsa vetëm 9% thanë se i kuptonin dhe kishin akses në të drejtat e tyre civile. Ndërkohë, pothuajse 60% e fëmijëve thanë se ishin të ekspozuar ndaj dhunës dhe abuzimit, kryesisht nga familjarët dhe miqtë. Djemtë kishin më shumë gjasa të ishin viktima ose dëshmitarë të dhunës sesa vajzat.
Një e katërta e fëmijëve të anketuarve thanë se kishin dëgjuar për dhunën seksuale në komunitetin e tyre, ndërsa vetëm 26% ishin të vetëdijshëm për dëmet dhe rreziqet në internet. 7% e fëmijëve kishin shenja të mundshme të depresionit. /Liberale.al/