Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e transportit p

Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e transportit publik

[video=youtube;T5gBfk-vuZ0]https://www.youtube.com/watch?v=T5gBfk-vuZ0[/video]

Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike, i cili do të garantojë më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët. Një ligj i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe që i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim.

Nxjerrja e këtij ligji do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë dhe që sipas analizave policore mund të jenë objekt sulmi i grabitësve, do të detyrohen edhe ato të kenë masa shtesë të sigurisë.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla apo kopshte private, si edhe çdo veprimtari e transportit publik që konsiderohet nga policia si burim rreziku i shtuar, do të jetë i detyruar me ligj që t’i përgjigjet dispozitave në fuqi, sapo ky ligj të hyjë në fuqi.

Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë.

Në nenin 8 të këtij ligji thuhet se, “Administratorët e ndërtesave të banimit, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit, personat me precedentë kriminalë banorë apo qiramarrës”.

Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë me ligj janë të detyruara t’i jepen policisë sa herë që ajo do t’i kërkojë, por në përputhje edhe me ligjin për të dhënat personale.

Policia do t’i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë për të marrë masat e sigurisë pas daljes së këtij ligji, dhe në mos respektim të tij do të vendosë gjobat përkatëse të parashikuara edhe ato në një nen të veçantë.

Vërtetimet e sigurisë do të jepen nga policitë vendorë, të cilat duke bërë analizën e riskut për një objekt u lind e drejta të kërkojnë edhe masat shtesë, si ato të policisë private, por edhe lidhje direkt të sinjalit të kamerave për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit të policisë.

/ Top Channel
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Nuk besoj qe Shqiperia tani per tani , ka nevoje per kamera gjithandej .... pasi nuk eshte edhe aq prb i madh siguria ne Albania, ne fakt duke e krahasuar me k'tu ku jam une ... siguria eshte 95% me e larte ne Albania.

Jam dakort per shkollat, spitalet,autobuzat .. k'to qendrat shteterore per arsye te ndryshme ligjore... por jo neper pallate e rrugica.
K'to leke fare mire mund ti investojne, ne fusha te tjetra ... ku eshte me e nevojshme.
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Gje shume e mire. Ne shume vende te botes se civilizuar perqindja e zbulimit te rasteve te krimit apo vjedhjeve shte me e larte tek shtetet qe aplikojne kamerat e sigurise ne vende publike dhe rruge puna eshte a eshte e mundur financiarisht te behet realitet ne Shqiperi por mesa lexova ne fund barra financiare do i bjere bizneseve dhe institucioneve jo policise se shtetit.
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Shqiperise mund ti thuash e modernizuar por jo e civilizuar ... .. loool

Ato fare kaposh/hajdutesh qe jane ne Albania, i njohin edhe femijet e lagjes ... jo me policia/shteti.

Ndersa per civilizimet jashte kufinjve, kam me mijera raste qe mund te te flas ... qe k'to kamerat qe jane vene ne pune si fillim jane vene per interesat e barkmedhenjve ato qe i kontrollojne/organizojne k'to krime/vjedhje/abuzime etj etj ... pastaj per popullin/publikun e thjeshte, qe jane e i konsiderojne/trajtojne si bishti i fundit te kavallit.

Pra kamerat i perdorin, vetem kur kane kundershtare te tyre ( me shume per pastrim provash, se per sigurine e popullit) .... jo per rastet ku bashkepunojne apo per popullin mbare. Nje komshies time para ca muajve i ndodhi nje incident para deres se pallatit, e kemi kameren siper kokes ... e kur erdhi puna edhe kerkoi qe te kontrollohen kamerat, ajo kamer as nuk ishte e ndezur .. nderkohe qe te gjithe si pallat paguajme edhe taksen per te.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Dhe une jam e mendimit persa u perket banesave,rrugicave etj, te miratohet nje ligj ku nga cdo familje te punesohet nje pjestar i saj si roje nate..Kshu hapen dhe vende pune!

Po keto kamera te fshehta do jene se ndryshe i shoh ti gjuajne me llastiqe rabeckash sic benin e bejne me llambat rrugeve...! :P
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Ato fare kaposh/hajdutesh qe jane ne Albania...

...na marsh te ligat :P , here tjeter perdor fjalen "skifter" :P, ndryshe do te ndrejme padi :P

Gjithsesi, jam pro kamerave sepse dobia eshte me e madhe se humbja.

hajduti
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Njerezit spo kan leke te ushqehen e te pagujn dritat ky teveqeli thot kamerat, sjan ne terezi kto...
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Po neper krevate do na ver kamera?
Se na duhet te vlerespjme performancat...futja kot
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

...na marsh te ligat :P , here tjeter perdor fjalen "skifter" :P, ndryshe do te ndrejme padi :P

Gjithsesi, jam pro kamerave sepse dobia eshte me e madhe se humbja.

hajduti

ha ha , kot se ke vene k'te emer ti :P

Ps... Nuk eshte koha e duhur dhe nevoja per kamera ne Albania . Ja ke idene sa kushton ky rrjet qe ta vesh ne pune edhe qe ta mbash ne/n funksionim ? k'to duan te kontrollojne popullin mbare pa lidhje, per interesat e tyre... kot pretendojne per sigurine e popullit . Te ishte per sigurine, ka forma te tjera e me me pak kushtime . Gjithsesi sa here qe vij andej duke konsideruar faktin qe jam rritur jashte Shqiperise... prapeseprape se kam ndier veten ndonjehere te pasigurte persa i perket ambientit ne terren te lire , pa marre parasysh oren edhe qytetin/rrethin.
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Po neper krevate do na ver kamera?
Se na duhet te vlerespjme performancat...futja kot

Edhe ne banjat publike Moni se po i zene femrat me zorr :P

Policia do t’i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë

Si duket qeverise do i duhet te ndertoje burgje te reja se 95% e popullsise i bie te perfundoje pas hekurave pasi sdo munden te paguajne kamerat!!! Te vetmit qe do shpetojne jane biznesmenet e politikanet qe kane mundesite ekonomike.... Prap keta dalin te perfituar!
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Kamerat nuk i bejne keq njeriu. Por gjithashtu jam dakort me parafolsit qe ky ndoshta eshte nje lluks i tepert ne krahasim me problemet qe ka ky vend. Le te investojme si fillim ne disa vende pune qe populli te kete me cfare te ushqehet pastaj te merremi me kamerat. Sepse deri tani ne 2 vjet qeverisje po shoh disa fasasa zbukurimesh neper sheshe dhe qendra qytetesh dhe pjesa tjeter llogje kavaje dhe projekte pa fund por qe spo leviz nje gur deri tani.
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

Edhe ne banjat publike Moni se po i zene femrat me zorr :P



Si duket qeverise do i duhet te ndertoje burgje te reja se 95% e popullsise i bie te perfundoje pas hekurave pasi sdo munden te paguajne kamerat!!! Te vetmit qe do shpetojne jane biznesmenet e politikanet qe kane mundesite ekonomike.... Prap keta dalin te perfituar!

neper banjo i ke ....po shif mos besh me pislluqe se do dalesh me ndonje site me pulle te zeze :P
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

ja pse sbojm hajr ne...
lek te shpenzuara per aparatura pergjim tel ...
tani edhe kamerat kur kan qytetaret qe blejn me liste...:( ( eshte ndonje politikan qe ka hyre ne biznes kamerash ???)
gjithesesi pas ironise pozitiviteti do jen vetem ato vende pune qe do hapen per ti mbajtur nen vezhgim dhe per ti mirembajtur..
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

E gjej ide te mire.
Te ndjek nga afer Edvina, depresionin e popullit te tij rrugeve hahahaha
 
Titulli: Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e tran

ja pse sbojm hajr ne...
lek te shpenzuara per aparatura pergjim tel ...
tani edhe kamerat kur kan qytetaret qe blejn me liste...:( ( eshte ndonje politikan qe ka hyre ne biznes kamerash ???)
gjithesesi pas ironise pozitiviteti do jen vetem ato vende pune qe do hapen per ti mbajtur nen vezhgim dhe per ti mirembajtur..

e kemi ne gjak spunllikun....ske c'thua
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top