Liga Kombetare Shqiptare!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Trajneri dhe eksperti Bylbyl Sokoli mendon se futbolli i Kosovës nuk mund ta përballojë shumë izolimin ndërkombëtar. Sipas tij, nëse vonon pranimi në UEFA dhe FIFA, Kosova duhet të përgatitet dhe të zbatojë, siç e quan ai, "Planin B". Me këtë plan, ai nënkupton integrimin e futbollit kosovar në atë shqiptar. "Ne nuk duhet të lejojmë asnjë ditë më shumë të vazhdojmë të funksionojmë në kushtet e izolimit. Duhet t'i themi stop kësaj gjendjeje. Pasojat janë të tmerrshme dhe mund të shtohen edhe më shumë nëse nuk ndërmarrim hapa të shpejtë. Një ligë e përbashkët mes klubeve më të mira nga Kosova dhe Shqipëria do të ishte shansi më i mirë që jo vetëm të ngjallet futbolli i Kosovës, por të rritet cilësia dhe popullariteti i futbollit", ka theksuar Sokoli. Ideja e tij nuk është e re, por fare pak e debatuar në nivele drejtuesish, andej dhe këndej kufirit. Kryesisht ajo është mbyllur në biseda individuale. Prandaj, sipas Sokolit, aksioni mbarëkombëtar do të ishte sfidues edhe ndaj atyre, të cilët, të zënë peng nga qëndrimet politike, refuzojnë çfarëdolloj integrimi të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. "ثshtë e paimagjinueshme sa shumë kemi humbur, apo në të kundërtën sa shumë do të përfitonte sporti dhe vetë vendi nga dalja ndërkombëtare. ثshtë për të ardhur keq sesi dhe vetë autoritetet e UEFA-s, siç është presidenti Mishel Platini, bëhen peng i statuteve dhe i vetë politikës. Dhe, meqë ende nuk ka vullnet nga ndërkombëtarët, atëherë ne kërkojmë përgjegjësi nga autoritetet e vendit dhe mirëkuptim nga zyrtarët e futbollit në Shqipëri për projektin e një lige të përbashkët në futboll". Klubet kosovare, me adresë në Bajram Curri apo Kukës Trajneri, ndër më të suksesshmit në Kosovë, thotë se FSHF-ja ka pak shanse të bjerë në konflikt me UEFA-n për shkak të ligës. Por, edhe nëse kjo ndodh, ai mendon se për interes nacional FSHF-ja duhet t'i sfidojë institucionet ndërkombëtare. "UEFA nuk besoj se mund të paraqesë pengesë për një projekt që ka në bazë interesin e futbollit. Një ligë me skuadra që janë të forta edhe ekonomikisht dhe me ndeshje që mund të mbledhin deri në 30 mijë shikues, nuk do të ishte antireklamë për UEFA-n, përkundrazi. Por, nëse ka reagime ndaj projektit, atëherë FSHF-ja duhet të jetë këmbëngulëse". Mirëpo, pikërisht qëndrimi i FSHF-së është një dilemë për Sokolin. Ai ka marrë sinjale pozitive nga disa trajnerë në Shqipëri, por nuk është i sigurt nëse kjo pëlqehet nga zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. "Të gjithë kolegët e mi në Shqipëri, me të cilët kemi hapur këtë temë, kanë treguar mirëkuptim dhe e kanë vlerësuar si një iniciativë me dobi të shumëfishtë. Këtë nuk mund ta them për kreun e FSHF-së, sepse nuk e di qëndrimin e tyre. Mirëpo, nëse krijohet një opinion i gjerë pozitiv, madje edhe në nivelet qeveritare, atëherë kujtoj se arritja e marrëveshjes do të jetë e pashmangshme". Sokoli kërkon që strategjinë ta bëjë Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me Federatën e futbollit. Në bashkëpunim me FSHF-në ai thotë se do të projektohet forma e ligës, pra sa klube do të marrin pjesë dhe cilat janë kriteret. "Një skuadër nga Lihtenshtejni bën gara në Zvicër. Ajo ka pranuar të mos sigurojë daljen në kupa nëpërmjet garave në Zvicër, meqë këtë e ka të sigurt nga vendi amë. Mirëpo, ne mund të merremi vesh si do të përfaqësohemi në kupa. Po qe se është nevoja, Prishtinën ose ndonjë tjetër skuadër nga Kosova do ta paraqesim si skuadër nga Kukësi apo Bajram Curri. E jona është të bëjmë të pamundurën për të shmangur të keqen që ka kapluar futbollin tonë, e që mund të përkeqësohet në të ardhmen". Federata nuk e ka në axhendë ligën e përbashkët. Ajo që propagandon trajneri Sokoli nuk është fare në idetë e FFK-së. Madje, zyrtarë të federatës thonë se për këtë duhet pyetur UEFA, ndonëse Kosova nuk është fare pjesë e saj. "Kjo nuk është në rend të diskutimit në KE. Ne duhet të presim çfarë do të ndodhë në fund të këtij muaji", ka thënë Eroll Salihu, sekretar i FFK-së. "Një ligë e përbashkët në të vërtetë do të ishte ligë në mes të dy shteteve, e ngjashme me ato rajonale. Edhe për këtë ligë do të duhet të marrim leje nga UEFA. Kjo për momentin është e parealizueshme".
Nga Salihu bëhet e ditur se as Federata Shqiptare nuk e ka përmendur këtë ligë ndonjëherë në bisedat zyrtare.


Panoramasport
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

po citoj tifozat kuq e zi

Përfitimet nga krijimi i Ligës Kombëtare të Futbollit që na shkojnë nëpërmend tani janë:

1. Rritja e cilësisë së futbollit shqiptar. Jo thjesht në krahasim me vetveten, por edhe në krahasim me të tjerët. Me pak fjalë, bashkimi bën fuqinë.
2. Ekipet nga Kosova mund të marrin pjesë në ndeshje ndërkombëtare pa pasur nevojë që të pritet njohja e Kosovës nga Fifa/Uefa/OKB/Serbia. Pastaj ligat e përbashkëta nuk janë diçka e panjohur në arenën ndërkombëtare. Shumë shtete në botë e kanë bërë të tyren këtë praktikë.
3. Një ligë më cilësore afron sponsorë më të fuqishëm.
4. Do të shtohen të ardhurat (biletat, e drejta televizive, çmimet e lojtarëve, premiot nga Fifa/Uefa).
5. Do të rritet numri i shikuesve dhe tifozëve.
6. Shqiptarët përfaqësohen më denjësisht në Evropë.
7. Do të përmirësohen kushtet e stadiumeve e në një të ardhme do të mundësohej ndërtimi i stadiumeve moderne.
8. Do të kemi lojtarë më cilësorë për Kombëtaren.
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

Pyetje shum e qellume , personalisht , jam per nje gje te tille , por me shum kisha pas deshir per nje lige ballkanike , dhe normalisht , se pari duhet ta zhvillojme futbollin tone qe te kemi mundesi te perballemi me fqinjet ballaknas .

Mendimi im ...
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

mirepo formimi i nje lige mbare kombetare perkunder te mirave qe ka , mund te jete thike me dy teha , sepse mund te shkaktoj perqarje ne mes shqipetareve !!!
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

Une do e shikoja si shume te favorshme per ti sherbyer interesave te tjera kombetare, per perafrimin shoqerore midis kosoves dhe shqiperise dhe perfitimet ne fushen e sportit do te ishin te medha.
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

Shum Send Me Vend , boll mo jemi mbet qe 10t vite duke garuar githmon me ekipet e njejta , ka pas lojtar cilsor gjithmon edhe ka pas sponzora te medha ne gjdo sport ne Kosove te gjith i kan lshuar sepse po hargjohen lekt kot , me ket send kish mu kon ni bashkim Kosov , Shqiperi sikur te ishte nje shtet i vetom , ne sport behet fjal , sepse do garonin te gjitha bashk edhe Me Ekipe Europiane , etj etj ;)
 
Titulli: Liga Kombetare Shqiptare!

Mire veq liga ballaknike ish kan diqka ma ekstra !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top