Lidhja midis ‘çmendurisë’ dhe gjenialitetit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për ta zbuluar lidhjen në mes psikozave (‘çmendurisë’) dhe kreativitetit, Saboles Keri, psikiatër nga Universiteti Semelueis, hulumtimin e tij e ka fokusuar në neuregulinin 1, gjen i cili ka rol në proceset e ndryshme në tru, sikurse zhvillimi dhe forcimi i komunikimit në mes neuroneve.
Varieteti i këtij gjeni lidhet me rrezikun më të madh nga zhvillimi i çrregullimeve mentale, sikur skizofrenia dhe çrregullimi bipolar (psikoza maniako-depresive).
Për t’u zgjedhur rrethi më i ngushtë i pjesëmarrësve, vullnetarët kanë kaluar një varg testimesh, duke përfshirë edhe testin e inteligjencës dhe kreativitetit si dhe vlerësimin profesional të psikologut. Për t’iu matur kreativitetin, hulumtuesit pjesëmarrësve ju kanë bërë një varg pyetje jo të rëndomta, sikurse:
Paramendoni sikur në re janë përforcuar fije të cilat lidhen deri në Tokë.
Përgjigjet janë vlerësuar sipas origjinalitetit dhe fleksibilitetit. Pjesëmarrësve para se t’u merreshin mostrat e gjakut të tyre, kanë plotësuar pyetësorët për arritjet e tyre jetësore. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar lidhjen e qartë në mes neuregulinit 1 dhe kreativitetit: vullnetarët me variantin specifik të këtij gjeni kanë pasur rezultate më të mira të testit të kreativitetit dhe arritje më të mira jetësore nga pjesëmarrësit me formën e ndryshme të gjenit. Keri thekson se ky studim i parë i cili tregon që variante gjenetike e lidhur me psikozën mund të sigurojë edhe dobi të caktuara, shton që faktorët molekular të cilët nuk janë të lidhur ngushtë me çrregullimet e rënda mentale e që i hasim te shumë njerëz të shëndoshë, mund të sigurojnë mendime kreative.KS
 
Paramendoni sikur në re janë përforcuar fije të cilat lidhen deri në Tokë

uauu,sa do doja t`isha edhe un pjesemarrese:D
 
Gjeni dhe çmenduri

Gjeni dhe çmenduri

Ja lidhja që ekziston

Shkencëtarët kanë rënë për herë të parë në gjurmë konkrete për sa i përket lidhjes që kanë mes tyre çmenduria me gjenialitetin. Spekulimet mes bashkëjetesës së talentit të jashtëzakonshëm me problemet mendore të formave të ndryshme ka mijëra vjet që qarkullojnë dhe përsiatje të tilla mund t’i gjejmë në shkrimet e Platonit, Sokratit apo Aristotelit. Madje ky i fundit diku në veprat e tij ka shkruar specifikisht”: “Nuk mund të ekzistojë gjenialiteti i madh pa një shkarje me çmendurinë”, por faktet shkencore për ekzistencën e mirëfilltë të një lidhjeje të tillë kanë qenë shumë të pakta deri më tani.

Ndërkohë, një studim në të cilin u përfshinë rreth 700 mijë të rritur, nxori në dritë se ata që kishin nota shumë të mira në shkollë, ishin katër herë më të prirur se të tjerët për të zhvilluar çrregullimin bipolar. Një fakt i tillë ishte edhe më i dukshëm në rastet e personave që merren me studimin e muzikës apo letërsisë, të dyja këto disiplina që krijojnë një lidhje të fortë mes gjenialitetit dhe çmendurisë, të paktën sipas të gjitha të dhënave historike. Ky studim u krye nga kërkues të Institutit të Psikiatrisë në Londër, së bashku me disa kolegë të një universiteti suedez. اrregullimet bipolare, të njohura ndryshe edhe si maniako-depresione, prekin 1% të popullsisë dhe karakterizohen nga ndryshime të menjëhershme të gjendjes shpirtërore, apo të humorit nga gjendja e ngazëllimit (mania) në atë të depresionit. Gjatë fazave të manisë mund të përjetohen ndjenja shuë të forta e të larta të vetëvlerësimit, shpërthime megalomane e vetëmadhështie, pagjumësi, hiperaktivitet. Në shekullin e 19-të, poeti Edgar Allen Poe, që mendohet se vuante nga maniako-depresioni, shkruante: “Njerëzit më quajnë të çmendur, por shpesh thuhet se çmenduria është kulmi i inteligjencë…”.

Vitet e fundit, psikoanalistët, psikiatrit dhe psikologët kanë argumentuar se gjenialiteti dhe çmenduria lidhen mes tyre përmes çrregullimeve neurologjike. Problemi ka qenë se, si gjenialiteti, ashtu edhe sëmundjet e rënda mendore, janë të rralla dhe inteligjenca e lartë, apo arritjet e mëdha, përcaktohen gjithmonë në mënyrë subjektive. Pretendimet për ekzistencën e kësaj lidhjeje bazohen në studimet historike të individëve kreativë që janë shumë selektivë, subjekte paragjykimesh dhe mbështeten në vlerësimet retrospektive të gjendjes së tyre mendore. Studimi i drejtuar nga një lektor i famshëm i epidemiologjisë psikiatrike në Londër, krahasoi notat e provimeve përfundimtare të shkollës të 15 studentëve suedezë 15-16 vjeç, duke filluar që nga viti 1988 e deri në vitin 1997. Më pas, pa edhe të gjitha kartelat spitalore të tyre në këtë hark kohor, sigurisht kartelat e psikiatrisë deri në moshën 31 vjeç. Në përfundim të këtij eksperimenti doli përfundimi se nxënësit e shkëlqyer janë 4 herë më të prirur se nxënësit normalë për të gjeneruar gjendje e çrregullime të ndryshme mendore. Sipas këtyre studimeve, mania mund të përmirësojë performancën intelektuale dhe akademike. Njerëzit me mani të vogla depresive janë zakonisht shumë intuitivë, inteligjentë dhe të mençur, me një aftësi të rrallë për të futur sa më shumë fjalë të reja në fjalorin e tyre, për të njohur dhe për të mbajtur mend. Ata zakonisht kanë kundërpërgjigje apo reagime emocionale të ekzagjeruara që nga ana tjetër mund të lehtësojnë punën e tyre në fusha të ndryshme të artit, si letërsia, muzika, piktura. Individët në një gjendje maniakale kanë sasi të jashtëzakonshme hormonesh dhe një kapacitet të palodhshëm për t’u përqendruar dhe për të fituar maksimalisht nga një situatë e caktuar. Sipas eksperimentit, të merrje notën maksimale në klasë, do të thoshte që të kishe një rrezik më të madh për çrregullimet bipolare, veçanërisht për sa u përket individëve me prirje në shkencat shoqërore dhe më pak ato të shkencave ekzakte. Nxënësit e shkollave me nota të ulëta në provimet përfundimtare kishin gjithashtu rrezik për të zhvilluar çrregullime bipolare në një fazë më të vonshme të jetës. Studimet sugjerojnë se shkalla e manive është tregues i aftësive të ndryshme njohëse, apo motorike te njerëzit. Sigurisht, në masën e duhur, një gjendje manie mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të vështira. Kjo lloj lidhjeje mes gjendjeve nervore dhe gjenialitetit është më e dukshme dhe në një shkallë më të lartë te meshkujt, se sa te femrat, por dallimi nuk është shumë i madh. Megjithatë, në fund të këtij studimi duhet thënë që pavarësisht se ata që kanë nota të shkëlqyera kanë një prirje më të madhe se të tjerët për çrregullime mendore, pjesa më e madhe e tyre gëzojnë një shëndet të plotë mendor.


Talentet e torturuar



Vincent Van Gogh
Gjatë jetës së tij ai shfaqi shenja të një mungese të stabilitetit mendor. Sipas asaj që kanë shkruar biografë të shumtë, ai vuante nga epilepsia, depresioni, sulmet psikotike, deluzionet dhe çrregullimi bipolar. Në dhjetor të vitit 1888 ai përjetoi një episod psikotik, gjatë së cilit i kërcënoi madje jetën Gaugin, një tjetër piktori të shquar të kohës, të cilin e kishte mik të ngushtë. Madje në një rast tjetër, kur ndodhej nën shoqërinë e një prostitute, preu me thikë një copë të veshit të tij për t’ia dhuruar asaj.

Sylvia Plath
Poetesha e famshme britanike kishte një jetë që përjetonte dhimbje të mëdha shpirtërore, të cilat konkluduan me vetëvrasje. Para këtij akti, ajo kishte shumë probleme me shoqërizimin me njerëzit, shpesh ndjente një vetëvlerësim shumë të madh. Vetëvrasjen e bëri me gaz, duke u mbyllur në një dhomë të shtëpisë së saj. Studiues të ndryshëm janë përpjekur që të zbërthejnë enigmën e vetëvrasjes së saj. Sipas shumicës së studiuesve, ajo vuante nga çrregullime të mëdha mendore, ndoshta nga çrregullimet bipolare.

Stephen Fry
Aktori britanik ka folur në lidhje me problemet e tij me personalitetin në një dokumentar të BBC-së, “Jeta e fshehtë e maniako-depresivëve”. Ja çfarë ka thënë në lidhje me gjendjet që përjetonte: “ثshtë shumë e rrezikshme, e di, por nuk mund të bëj ndryshe, veçse të lejoj herë pas here anën time të errët, atë që më thonë se është e sëmurë, që të marrë në zotërim gjithë qenien time. Kjo anë që mjekët më kanë thënë se është maniake, më jep sensin e aventurës. Por nga ana e tjetër më ka munduar dhe torturuar gjatë gjithë jetës, duke më bërë të përjetoj depresionet më të thella dhe nga ana tjetër duke më dhënë energjinë e duhur për të krijuar. Ndoshta kësaj sëmundjeje ia dedikoj edhe karrierën time”.

Sting
Në një intervistë të dhënë në maj të vitit 1999, për një revistë britanike, Sting tha: “Gjatë periudhës kur luaja me ‘Police’, unë doja që të vrisja veten. Martesa ime e parë dhe marrëdhënia me anëtarët e tjerë të grupit sa vinte e po bëhej më e rëndë. Isha shndërruar në maniako-depresiv…”.

Virginia Woolf
Pasi mbaroi romanin e saj të parë, “Ikja”, në vitin 1913, ajo vuajti shumë nga ana shpirtërore dhe pësoi një goditje mendore. “Isha tmerrësisht e eksituar dhe më dukej sikur nga koka më dilnin fishekzjarrë. اmenduria, si përvojë, është e jashtëzakonshme, është si një llavë e nxehtë që të del nga shpirti, të cilën e sheh vetëm ti...”.


shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top