Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

Kresha

A pretty face can never trick me


Biondinat kanë lëkurë të ndjeshme, ezmeret kanë probleme me rënie flokësh, ndërsa flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit, në to anestezioni ndikon më dobët.

Disa studime të ndryshme zbulojnë lidhjen mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit. Për shembull, femrat me flokë më të ndritshme, në fakt biondinat, kanë më shumë prirje për t’u sëmurë nga sëmundja e lidhur me plakjen dhe e cila gradualisht shkatërron pamjen qendrore.
Kjo mund të parandalohet me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, me fillimin e ngrënies së lakrës, spinaqit dhe perimeve të tjera të gjelbra të cilat përmbajnë luteinë
.Gjithashtu, te biondet është më i ulët prodhimi i melaninës i cili i jep ngjyrë lëkurës dhe e mbërrin nga rrezet ultraviolete. Lëkurën e kanë më të ndjeshme, te ato ekziston rreziku u rritur nga krijimi i melanomës, pra personat me flokë të ndritshme duhet që para secilës dalje në diell gjithsesi të mbrohen me krem i cili ka faktor të lartë të mbrojtjes. Kur bëhet fjalë për ezmeret, atyre flokët u bien më shumë se sa biondeve.
Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak se ezmeret kanë më pak flokë, ndërsa edhe qimet e tyre kanë më pak rezistuese ndaj ndikimeve të jashtme. Rënia mund të parandalohet me ushqim të duhur, si dhe me konsumimin e vitaminave shtesë. Studimi i Harvardit ka zbuluar se flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit. Pse? Shkakun duhet kërkuar në mutacionin e gjenit të lidhur me gjenin i cilin mban ngjyrën e kuqe të flokëve. Me konsumim të rregullt të multivitaminave është e mundur që të ngadalësohet zhvillimi i sëmundjes. Ndërsa që nga më parë ka qenë e ditur që anestezioni ndikon më dobët në flokëkuqet. //keshilla
 
Titulli: Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

ne fakt me sa di une, esmeret kane goxha floke. po gjithsesi studimet jane nga me te ndryshmet, e rezultatet po ashtu
personalisht kam floket e zeza, shume afer natyralit, dhe, marshallah, kam ca flok te papara (jo per t'i bere qejfin vetes), e shyqyr nuk me bien... po gjithsesi ca s'ndodh... e rendesishme eshte te kujdesemi per veten, e jo vetem per floket
 
Pe: Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

I tmerrshem ky lajm:(
 
Pe: Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

Une ezmere jam per vete edhe floke kam me bollek...e kam shum te dendur, ma kan zili t'gjith :)
 
Pe: Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

Une ja kam harruar ngjyren flokeve te mi LOL...I kam nderruar dhe i nderroj ngjyre shpesh,nga me te ndryshmet,me pelqen te ''luaj'' me flokun,te bej ndryshime te here pas hershme,por skam probleme me renien e tyre...Ah po,me ka ndodh iher ne sezon provimesh te shikoj se po me bijne,kjo ka qene nje periudhe rreth 2 mujore por pastaj cdo gje ok...Edhe pse thone nga stresi bijne floket,une skam probleme me to...
 
Pe: Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

Cte them ?femije deri nga mosha 12 vjece kam qene bjonde... Pastaj me kalimin e kohes u kthyen ne geshtenje ,,,Spo shoh ndonje problem me ngjyren time :) Cenkam me fat !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top