Lidhja me 25 vjecaren ndezi sherrin...

Arrestohet Jurgen Kurti, si bashkautor i vrasjes së babait. Pranga edhe Leonard Ristanit. Dëshmitë: Donim t’i hiqnim thikën nga dora. Konfliktet në çift

Mariglen Mullai

Dajë e nip u prangosën dje nga Policia e Tiranës, si bashkautorë të vrasjes së 50-vjeçarit Artur Kurti, ndërsa uniformat blu thonë se shkaku i ngjarjes ishte konflikti bashkëshortor që kishte nisur para një viti. Biznesmeni i kompanisë së ashensorëve ka tentuar të ribashkohet me të shoqen, Shpresa Kurti, e cila është drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë dhe nuk e pranonte divorcin që ishte vulosur dhjetorin e vitit të kaluar. Mesa duket, lidhja e re dashurore e 50-vjeçarit me një vajzë 25 vjeçe duket se ka shërbyer si “benzinë për zjarrin”. Nga ana tjetër, në fotot që 23-vjeçari Jurgen Kurti ka postuar në rrjetet sociale, shfaqet jeta luksoze e tij, teksa ai më parë kishte treguar jetën e natës në “Top Show”. “Ka ikur koha e gjyshit tim, kur ngacmonin te pazari apo e babit tim kur ngacmonte në Bulevard”, ka thënë ai duke i kthyer përgjigje pyetjes se si ngacmojnë tani të rinjtë.

Konfliktet

Nga deklarimi që policia i ka marrë djalit të Shpresa dhe Artur Kurtit, policia ka mësuar se rreth një vit më parë ishin shfaqur mosmarrëveshjet e para mes çiftit. Një gjë e tillë kishte ndodhur pasi bashkëshortja kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të Arturit me një vajzë të re 25-vjeçare. Disa burime policore, të pakonfirmuara, thanë se familja e Kurtit pretendonte se 25-vjeçarja ishte shtatzënë, por kjo nuk përmendet zyrtarisht nga Policia e Tiranës. Shpresa Kurti, drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë dhe bashkëshorti i saj, pronar i një prej kompanive më të mëdha të ashensorëve në Tiranë, kishin vendosur që përfundimisht të ndaheshin në dhjetorin e vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe çifti jetonte i ndarë në dy apartamente të ndryshme jo shumë larg njëri-tjetrit, ndërsa djali jetonte me të ëmën. Më tej, Jurgen Kurti, mësohet të ketë pohuar se i ati vazhdimisht vinte i dehur në banesë dhe kjo kishte shkaktuar konflikte xhelozie mes prindërve të tij. Këto konflikte kanë shërbyer si shkak për nisjen e procesit të divorcit, të cilin Arturi nuk e kishte pranuar. Jurgen Kurti, iu tha hetuesve se të shtunën në mesnatë, i atij kishte shkuar i dehur në banesën e tyre dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Gruaja njoftoi të vëllain Leonard Ristani dhe ngjarja kishte përfunduar vetëm me një përplasje fizike mes tyre.

Vrasja dhe dëshmitë

Përpos dëshmisë së Jurgenit se të shtunën i ati u erdhi në banesë, ai nuk ka nxjerrë më ndonjë fjalë nga goja, pasi është në gjendje shoku, sepse ende nuk e beson që i ati ka vdekur. “Nuk donim ta vrisnim, vetëm sa do t’ia hiqnim thikën nga dora”, -ka thënë ai. Mbrëmjen e së hënës, Artur Kurti, shkoi sërish në banesën e gruas së tij, ndërsa më herët aty kishte mbërritur edhe kunati. Ndërsa Kurti tentoi të hynte me thikë, për të goditur gruan, ai u përlesh me kunatin dhe të birin në hyrjen e shtëpisë. Fillimisht kunati i tij, Leonard Ristani, mori dy plagë në trup, duke u rrëzuar në dysheme. Më pas ai është ngritur duke u përleshur me Kurtin i ndihmuar edhe nga Jurgeni. Në këtë kohë, ata kanë mundur t’i marrin thikën Arturit, duke e goditur një herë në trup dhe duke e plagosur rëndë. Menjëherë më pas, Jurgeni është nisur të dërgojë dajën e tij në spital, ndërsa rrugës kanë parë një patrullë të policisë, duke iu njoftuar edhe atë ç’kishte ndodhur. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se pas arrestimit të djalit të viktimës Jurgen Kurti, autorësinë si i përfshirë në krim e ka marrë daja i tij. Gjatë marrjes në pyetje, Leonard Ristani ashtu si dhe nipi i tij kanë pohuar se fillimisht ata janë përleshur të dy me Artur Kurtin, në tentativë për t’i hequr nga dora thikën që mbante. Në deklarimet e dhëna, Ristani ka pohuar se nipi i tij ka tentuar t’i largojë thikën babait, por ka qenë e pamundur, dhe në këtë moment ka ndërhyrë duke u plagosur dhe vetë. Ristani, po ashtu, u ka bërë me dije oficerëve të policisë, se kjo nuk ka qenë hera e parë që Kurti ka tentuar të keqtrajtojë bashkëshorten ndaj dhe ajo ishte larguar nga banesa duke kërkuar divorcin, pasi ai prej kohësh shkonte në gjendje të dehur në familje dhe e keqtrajtonte. Leonard Ristani dhe nipi i tij Jurgen Kurti pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë paraditen e së mërkurës, ku mbetet për t’u parë edhe qëndrimi i organit të akuzës mbi këtë ngjarje të rëndë.


Jurgen Kurti bënte një jetë luksoze, ndërsa frekuentonte vende dhe hotele të shtrenjta. Në fotot e postuara prej tij në rrjetin social “Facebook”, vihet re se ai ka qenë frekuentues i rregullt i vendeve turistike si Dubai apo Majemi, të cilësuara si më të shtrenjtat në botë. Ai ka postuar edhe foto me automjete të shtrenjta me të cilat ai lëvizte. Veturat që ai ka postuar, janë nga më të shtrenjtat në qarkullim si “Bentley”, “Ferrari”, apo “Porsche Panamera”. Ende nuk dihet aktiviteti i tij dhe as burimi financiar i këtij luksi, por familja ka qenë në gjendje të mirë financiare për shkak se babai i tij ka qenë një nga prodhuesit dhe montuesit e njohur të ashensorëve në Tiranë. Po ashtu, sipas policisë, ata më parë kanë pasur edhe aktivitete të tjera tregtare.

Gazeta shqip.
 
Titulli: Lidhja me 25 vjecaren ndezi sherrin...

Po cpun kan mediat me jeten e tij private qe ska asnje lloj lidhjeje me vrasjen
jo po ka shku ne dubai e ne hene!!

lek kishte, aktivitetin e kishte dhe bonte qef... cili prej nesh cdo te bonte qef me makina lluksoze dhe veshje firmato ?!
As nuk arri te mendoj se si mund te ndihet pas ktit 'horrori'... me etiketimet e njerezve 'vrasesi i atij qe i dha jeten' :(
sepse asnji nuk rrin e mendon prapaskenat
asnji nuk rrin e mendon se si do te kishte vepruar ne nje situat te tille
 
Titulli: Lidhja me 25 vjecaren ndezi sherrin...

Jurgen Kurti, iu tha hetuesve se të shtunën në mesnatë, i atij kishte shkuar i dehur në banesën e tyre dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Gruaja njoftoi të vëllain Leonard Ristani dhe ngjarja kishte përfunduar vetëm me një përplasje fizike mes tyre.

Ne kto raste njoftohet Policia dhe jo vllai. Se kuptoj pse duhet te perfshish edhe vllain neper konfliket qe ke me burrin. Dhe si perfundim shkojne gjerat deri aty sa merr m'qaf dhe djalin. Nqfse kto faktet qe kane dal jane te verteta, une kshu e shof. Megjithese tani eshte e kote te flasesh, jo duhet te kishte vepruar kshu, jo ashtu.
 
Titulli: Lidhja me 25 vjecaren ndezi sherrin...

Ne kto raste njoftohet Policia dhe jo vllai. Se kuptoj pse duhet te perfshish edhe vllain neper konfliket qe ke me burrin. Dhe si perfundim shkojne gjerat deri aty sa merr m'qaf dhe djalin. Nqfse kto faktet qe kane dal jane te verteta, une kshu e shof. Megjithese tani eshte e kote te flasesh, jo duhet te kishte vepruar kshu, jo ashtu.

E ema e ketij djalit ne nje faqe interneti pat shpreh shqetesimin e saj ku kerkonte mendimin e tjereve.

Ekzakt kjo c'ka ka ndodhur,ku i shoqi e tradhetonte me nje 25 vjecare,une punoj ne banke,,jemi ne gjendje te mire ekonomike,kemi femij te rrit,zoterojme kompani,biznese etj.

Rane dakort qe fajin ta marre daja,se duke qene djali jasht do mundet te manovroje me biznesin e tij pasi nga ana financiare do mundet te korruptoje gjykate-gjyqtare e t j,por nqs ai bie brenda c'do beje daja??

Nuk dihet c'ndodh pas.
Pse iku me thike ai?

Ma do mendja se viktima s'ka shkuar me thike atje,por ka shkuar i pa mbrojt,e rrethanat atje per ta nxjerre of ka ngrit tensionet kur te gjithe u perfshine atje ku arriti.

Prokuroria-drejtesia jane organe qe populli nuk u beson.

Kjo eshte njera nder arsyet qe ngjarjet sjellin viktima.

Me dy denoncime ne polici zonja s'do mundej as ne 500 m ti afrohej ish bashkshorti,por s'jan ekzakt ato c'thuhen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top