Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lidhja Fisnore e Kastriotve me Balshajt

Nga: Nik Leshai

Ne vitin 1444 Gjergj Kastrioti deklaronte se prejardhja e Kastrioteve ishte nga fisi Balshaj(1). Kjo duhet marrë si afirmimi mâ i vertetë i prejardhjes së Kastriotëve perkundër pretendimeve te historianëve qe e nxjerrin Skanderbeun herë grek, herë serb, her maqedonas, her shqiptar, si edhe pretendimeve të historianëve shqiptarë ku Kastriotët dalin herë Matjanë, herë Krutanë, herë Mirditas, herë malcorë prej Kastratit, herë Dibranë, herë Kosovarë.
Balshajt dhe Kastriotët ishin të besimit ortodoks gjatë sundimit të Shqipnisë nga Serbët. Me ramjen e mbretnisë Serbe, të dyja familjet fisnike shqiptare konvertuem ne fenë katolike. Konvertimi religjioz i familjeve fisnike shqiptare s'ka nevojë për koment, ata ishin ortodoks me serbet, katolikë me venecianet, musliman me turqit, dhe komunistë me stalinizmin, prandaj përkatsia fetare nuk duhet marrë si deshmi e prejardhjes etnike mâ shumë sesa përkatsia politike. Të dyja familjet ishin shqiptare. Historianët bashkkohës të tyne do t'a kishin afirmue prejardhjen e tyne jo-shqiptare sikur kjo të ishte e vërtetë, por ata kanë bâ të kundertën.

Simbas historiografit Marin Sirdani(2), etimologut Eqerem Cabej, dhe konsullit austro-hungares Theodor Ippen(3) qytati i Blashajve i quajtun Ballesium, gjindej afer Rrjollit. Megjithatë, etimilogjisti dhe dialektologjisti Dr. Fran Luli e hjedh poshte kete teori. Ai mendon se qendra e Balshajve ishte Bajza.

Balshajt dhe Kastriotet zotnonin toka ne kufi me njâni tjetrin ne zonat ku sot gjinden zotnimet e Nenshkodrakeve (Malcoreve qe jetojne nen Shkoder), Shengjin, Fushe e Lezhes, Tale, Gurez, Gajush, etj. Kjo përkon me emigrimin e Malcorëve shekuj me rrallë në brigjet e detit Adriatik dhe buzë kënetave të ultësinës veriperëndimore.

Me vdekjen e Lek Zakarise, Skanderbegu u thye me Lek Dukagjinin dhe hini ne luft me Vendikasit me qellim me përvetsue Danjën dhe zotnimet e tjera të Zakarisë, i cili pat lanë gjallë vetëm nanën e tij. Gjate pregatitjeve për luftë me Venedikun që pretendonte me marrë Danjen (lufte qe nuk ndodhi), historianët kryesorë të Skanderbegut, Dhimiter Frangu dhe Marin Barleti, shkruajne se nji nga gjanat qe bani Skanderbegu, ishte edhe riparimi i kalasë së Balessium-it (Ballesit) ne veri te Shkoddres.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back