JFK NEW YORK : Lideri për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, mbrriti mbrëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në اikago, së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të ftuar në Konferencën ekonomike organizuar nga Oda Ekonomike Izraelite - me bazë në اikago.
Zoti Sela, mbrriti mbrëm në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut, JFK, i pritur nga një grup bashkëatdhetarësh. Ai më parë se të udhëtoi për në اikago, gjatë kësaj vizite, do të zhvillojë dhe një seri takimesh të tjera në Nju Jork dhe Nju Xhersi .
Ndërkohë, duhet cekur se kjo është vizita e tretë, brenda këtyre 10 muajve e liderit për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, që po i bënë Shteteve të Bashkuara
Në komunikatën për shtyp, thuhet se kryetari i LR-PDSH-së dhe Komunës së Strugës, Ziadin Sela, prej sot qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare. Sela, është i ftuar special në Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë, që organizohet për herë të parë nga Oda Ekonomike Izraelite dhe Asociacioni Shqiptaro- Amerikan në Illinoi.
Në këtë konferencë do të jetë prezente edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Konferenca mbahet në اikago më 11 dhe 12 Nëntor, ndërsa aktivitete të tilla nga kjo Odë Ekonomike shquhen për nivelin e lartë të organizimit dhe interesimit nga kompani dhe biznesmenë të fuqishëm që veprojnë në SHBA.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, Sela pritet të realizojë edhe disa takime me atdhetarë dhe veprimtarë shqiptarë që veprojnë në SHBA, prej ku siç bëhet e ditur nga portalet në rrjetet sociale , do të kërkojë mbështetje në lidhje me fushatën zgjedhore që po afron, për një fitore eventuale të LR-PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në Prill të vitit të ardhshëm.
Lideri për reforma në PDSH, Ziadin Sela në këtë vizitë simbas njoftimeve në rrjetet sociale facebook dhe Tweeter, thuhet se do të flet për zhvillimet politike në Maqedoni, diskriminimin që e bëjnë maqedonasit ndaj shqiptarëve dhe mosrealizimi i premtimeve të pushtetit për një jetë më të mirë të qytetarëve shqiptar.
Sela sipas paralajmërimeve do të shpreh ankesat e qytetarëve shqiptar të cilët janë të lodhur nga pritjet për antarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa do të shpreh shqetësimet nga veprimet e kryeministrit, Nikolla Gruevski, që sipas opozitës maqedonase bënë skenare për destabilizim të Maqedonisë.
Sela do të qëndroj në SHBA deri më 14 Nëntor dhe do të realizoj takime zyrtare edhe me lider të komunitetit shqiptar , veprimtar të dalluar, si dhe me kongresmen amerikan miq të dëshmuar të shqiptarëve.
botasot.info