Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet

DHL-620x330.jpg
DHL tani më afër klientëve kosovarë me prezencë të re në faqen e internetit dhe me operacione në 18 qendra kosovare
Viti 2015 sjell risi në tregun kosovar të shërbimeve postare dhe logjistike.DHL e vendos Kosovën në faqen e internetit duke e njohur si shtet të pavarur. Në faqen e internetit DHL | Global | English, tek shërbimi Express, brenda menysë së shteteve është shtuar edhe Kosova. Kjo mundëson që kosovarët të mund të zgjedhin Kosovën në listën e shteteve kur kërkojnë shërbime online.
Poashtu, DHL vjen me një qasje të ristruktuar të prezecës së kompanisë lidere botërore për shërbime postare dhe logjistike.DHL sjell risi në tregun kosovar të shërbimeve postare ekspres dhe korrier duke ofruar shërbime në18 qendra kosovare. Përmes këtij rrjeti të zhvilluar, tanimë DHL është edhe më afër klientëve të saj.
DHL – lider botëror me prezencë të fuqishme në Kosovë
DHLështë pjesë e grupit lider botëror për shërbime postare dhe logjistikë, Deutsche Post DHL. Në nivel global, DHL ka prezencë në 220 shtete dhe territore duke u njohur si kompania më e ndërkombtarizuar në botë qëpunëson 315,000 njerëz që ofrojnë një numër të madh shërbimesh në tërë botën.
Në Kosovë, DHL përfaqësohet nga kompania 3 P Sh.P.K qëështë operator i licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë për ofrimin e shërbimeve postare përfshirë shërbimet postare ekspres si dhe shërbimet postare korrier vendore e ndërkombtare.
ygr5tyhrty.jpg

Zyra qëndrore e re dhe prezenca e zgjeruar
Nga fillimi i vitit 2015, DHL operon me zyrën qëndrore në Prishtinë, në lagjen Arbëria që punëson 17 punonjës. Zyra qëndrore e operatorit 3 P shpk. është në rrugën Ahmet Krasniqi ku ofron hapsirë prej 400 metra katrorë dhe hapsirë të mjaftueshme për parking para ndërtesës duke lehtësuar qasjen e klientëve. Zyra ofron qasje të lehtë në qendër të Prishtinës si dhe në rrugët magjistrale për aeroport, Shkup e Tiranë.

Kjo zyre operon me orar prej 8 deri në 17 gjatë ditëve të punës dhe prej 9 – 13 të shtuneve. Klientët mund të kontaktojnë me zyren qëndrore edhe përmes telefonit 038 400 371 apo 038 248 548 apo edhe përmes [email protected].
Nga Janari 2015, DHL ka zgjeruar prezencën regjionale nga 7 qendra të shërbimeve në18 qendra të shërbimeve në Kosovë duke vendosur pika rajonale në këto 18qendra: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Vushtri, Fushë Kosovë, Kastriot, Lipjan, Podujevë, Deqan, Therandë, Rahovec, Drenas, Klinë dhe Shtime. Kjo prezencë dhe shtrirje regjionale u mundësua falë marrëveshjes së arritur me kompaninë Kujtesa. Tanimë në secilën pikë të kompanisë Kujtesa ekziston këndi ku ofrohen shërbimet e DHL me orar prej orës 9:00 – 19:00 çdo ditë pune përfshirë edhe të shtuneve prej 9:00 – 15:00.
Cilësi, shpjetësi dhe siguri e shërbimeve
Kompania ka bërë investime në infrastrukturën e saj të brendshme duke mundësuar zhvillimin e cilësisë së shërbimeve të saj duke shpejtuar të gjitha fazat e shërbimit postar përfshirë pranimin, përpunimin, sortimin, bartjen, transportin, shpërndarjen dhe dorëzimin e dërgesave postare deri tek pranuesi i dërgesës. Poashtu, është rritur efikasiteti në shërbimin korrier duke mundësuar shërbimin e shpejtë postar të realizuar sipas kërkesës së dërguesit duke pranuar dërgesën drejtpërdrejt në adresën e tij dhe e njejta dorëzohet drejtpërdrejt në adresën e marrësit. Kalimi në zyrën e re ka krijuar hapsirë për vendosjen e sistemit të ri të arritjes dhe daljes së dërgesave në një hapsirë prej 80 metrash katrorë.
Gjithashtu DHL i kushton rëndësi të veçantë sigurisë së shërbimit ku përgjatë tërë procesit të transportimit, dërgesat nuk largohen nga sistemi i DHL. Kjo mundëson që kompania të ketë qasje në dërgesa në çdo kohë duke treguar saktë destinacionin momental të dergesës dhe shënime shtesë për dërgesën si dhe vërtetimin e pranimit të dërgesave. Shërbimi mbështetet me përkrahje standard globale në nivelin më të lartë nëpër të gjitha prezencat e DHL në tërë botën. Kjo ka mundësuar që në Kosovë, DHL të mbajë pozitën e liderit në treg me një përfshirje të tregut prej rreth 80% duke qenë partner kryesorë për mbi 600 klientë prej tyre përafërsisht 60% klient komercial dhe 40% klient individual.
Sa I përket shpejtësisë, DHL ofron transportimin e dërgesave në afate shumë të shpejta duke përfshirë territorin e Evropës për 1 – 2 ditë pune, SHBA dhe pjesën tjetër të botës për dy ditë pune. Kështu DHL mundëson që të dërgohen dërgesat e çfarëdo madhësie, peshe apo vlere, kudo në botë në derën e pranuesit.

B KOHA
 
Titulli: Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet

Urimet e mia me te perzemerta , me e pakta qe mund te shtoj per lajme qe me shtojne dite nga jeta ime .
E lumtur qe te ndesha me tilla te reja edhe pse ne distance paperfillese .eshte si nje enderr qe vjen nga larg ,nga ai qe se njihje si vendi yt ,i pavdkejes ,i nje jete qe te mban larg dhe i casteve te mbijeteses qe te kronologjikohen ne provimet e instituteve qe shkel kemba jone
 
Titulli: Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet

sigurisht edhe cmimet e DHL te thyejne ne mes :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top