Liderët serbë të Kosovës kërkojnë inkuadrimin e serbëve në FSK

Erblinaa

Anëtar i ri
Liderët serbë të Kosovës kërkojnë inkuadrimin e serbëve në FSK

Liderët serbë të Kosovës u kanë bërë thirrje bashkëqytetarëve që sa më parë të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Por serbët e Graçanicës janë të paharmonishëm rreth rekrutimit të tyre në FSK-ë.
Ndryshe një grup i të rinjve serbë të Rahavecit i ka dërguar një ultimatum ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, se nëse Qeveria e Beogradit nuk u gjen punë ashtu siç u kishte premtuar ata do të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i serbëve të Rahovecit, Milorad Shoriq, i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve BETA, se këta të rinj për shkak të kushteve të renda ekonomike kanë paralajmëruar se do të futën në FSK dhe në Policinë e Kosovës ku edhe është i hapur një konkurs për 15 policë nga komuniteti serb.

Partitë politike serbe që veprojnë në Kosovë, janë pro inkuadrimit të këtij komuniteti në FSK. Kreu i Partisë Liberale të Pavarur, Slobodan Petroviq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se është më mirë të jenë pjesë e FSK-së se sa të mbesin jashtë saj.

Petroviqi ka theksuar se nuk ka asgjë të keqe të rekrutohesh në këtë forcë. Madje ai e ka siguruar komunitetin serb se kjo forcë do të jetë në shërbim të tyre edhe do të jetë një forcë e kontrolluar nga NATO-ja.

Edhe ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të rekrutohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur. Por oferta e Qeverisë së Kosovës për komunitetin serb nuk përfundon vetëm më rekrutimin e tyre në FSK-së, ngase qeveria, këtij komuniteti ia ka siguruar edhe postin e zëvendësministrit të dytë në Ministrinë e FSK-së. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top