Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

TIGRI

Anëtar i ri
Qeveria forcon autoritetin në veri, ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë

Ardhja e paftuar e “mysafirëve” nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për dhjetë vjet me radhë, pothuajse është bërë modë përditshmërie. اka është edhe më keq, “liderët” e rebelëve serbë të përqendruar nëpër enklava e tyre, bartit mesazhin “famëkeqe” të urrejtjeve, kërcënimeve e deri tek veprimet kriminale të armatosura (sulmet kundër civilëve shqiptarë, policisë së Kosovës, KFOR-it por edhe ndaj misioneve OKB-BE). Qëndrimi i fundit i qeveritarëve për ndalimin e ministri serbe Goran Bogdanoviq, është mirëpritur nga populli shumicë, analistët dhe ekspertë të sigurisë, të cilët kërkojnë që institucionet shtetërore të jenë të vendosura në mbrojtjen e kufijve shtetëror në veri. Ata thonë se gjeja e parë që duhet të bëjë një shtet është t’i kontrollojë kufijtë e vet shtetëror, e me pas vijnë tjerat.

Për Kosovën pyetet Prishtina

Udhëheqësit e lartë të shtetit tonë, vlerësojnë se “vizitat” e liderëve serbë në Republikën e Kosovës mund të bëhen vetëm pasi qe ata të kërkojnë leje me shkrim nga Qeveria e shtetit tonë. Ndryshe të gjithë të paftuarit nuk mund të hyjnë e të dalin në një shtet tjetër pa “therë’ në këmbë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, theksoi se vendimi i Qeverisë për ndalimin e Bogdanoviqit që të hyjë pa paralajmërim në vendin tonë, duke u shoqëruar edhe me persona të armatosur, ka bërë shkelje të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke bërë cenimin e rendit dhe e të sigurisë. Në këtë kontekst autoritetet e Kosovës janë mbështetur në ligjet dhe parimet e vet, të cilat janë të aplikueshme dhe zbatueshme për të gjithë. “Bogdanoviqi dhe liderë të tjerë për ta vizituar Kosovën duhet të kërkojnë leje nga qeveria e Kosovës, dhe pas kësaj mund të lëshohen edhe rekomandimet. Në të kundërtën nuk do të lejohet askush që të kërcënojë paqen, sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, vlerëson kryeministri Kuqi.

Ndërkaq, ministri i MPB-së, Zenun Pajaziti theksoi se ndalimi i hyrjes së ministrit serb pa lejen e autoriteteve të Kosovës, është bërë pa u “ndikuar” nga jashtë. “Ne jemi bazuar në ligjet kushtetuese të Kosovës, të cilat janë funksionale këtu. اdokush që tenton të komprometojë ligjet dhe autoritetin shtetëror të Kosovës do të merr ndëshkimin e merituar”, vlerëson ministri Pajaziti, duke shtuar se aventura të tilla do të jenë të papranueshme dhe të pa tolerueshme në Kosovë. Ai thotë se askush nuk mund t’i ndalojë përpjekjet e institucioneve shtetërore për krijimin e klimës paqësore për qytetarët e shtetit të Kosovës. “Ky është edhe një mësim, për faktin se sa herë që dikush planifikon të vizitojë Kosovën, duhet të kërkojë leje nga Qeveria e Kosovës, ndryshe do të pasojnë masat të cilat do të hyjnë në veprim, varësisht nevojave dhe kërkesave”, vlerëson ministri Pajaziti.
Ekspertët: Qeveria të tregohet e vendosur

Qeveria e Kosovës është i vetmi autoritet legjitim në vendin tonë, nëse kësaj i shtohet edhe Kushtetuta, atëherë ekzistojnë të gjitha segmentet e shtetit të cilat duhet të hyjnë në veprim sa herë qe cenohet siguria dhe rendi. Kështu vlerësojnë ekspertët të sigurisë, të cilët theksojnë se Kosova duhet t’ia bëjë me dije të gjithëve se askush nuk mund të ekzistojë mbi ligjin, e aq më pak ata të cilët janë të prirë që të komprometojnë legjitimitetin e shtetit tonë.

“Hapi i parë i vendosmërisë së qeverisë së Kosovës, do të jetë një hap shumë i qëlluar nëse do të kompletohet edhe me masat tjera përkatëse, fjala është për kontrollin e kufirit në veri”, thotë analisti Nexhmedin Spahiu, njohës i mirë i rrethanave të Mitrovicës. Ai thotë se një qëndrim të tillë të ngjashëm me atë të Bogdanoviqit, Qeveria e Kosovës duhet të tregojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të dëshmohet autoriteti shtetëror dhe legjitim i vendit tonë. Ndërkaq, eksperti për siguri, Ramadan Qehaja, vlerëson se autoritetet në Prishtinë duhet të tregohen të vendosura dhe të dëshmojnë se edhe veriu i Kosovës është territor yni. Ai thotë se gjer më tash është bërë pak në drejtimin e kontrollit të pjesës veriore, prej nga edhe vijnë zërat më anti Kosovë, dhe kundër institucioneve legjitime të shtetit tonë. “اdo veprim i shprehur me arrogancë kundër sigurisë së vendit duhet të marrin përgjigjen e duhur nga autoritetet shtetërore të këtushme, për vet faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Në këtë kontekst ekzistojnë edhe ligjet kushtetuese të cilat i lejojnë vendit tonë të tregojë autoritetin e vet në mënyrë që të ruhet rendi dhe siguria qytetare”, vlerëson Qehaja. Ai thotë se Kosova duhet të kërkojë qe me vendosmëri në tërë vendin të përfillet Kushtetuta e Kosovës, e cila është pranuar edhe ndërkombëtarisht. Pa vendosjen e rendit kushtetues në tërë vendin, nuk mund të ecin përpara as proceset tjera, për vet faktin se siguria është baza kryesore e shtetit ligjor.
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

Hapi i pare i vogel por i rendesishem me te cilin po i tregojme botes se me ne fund edhe ne pervec qe kemi shtet, kemi edhe kufij neper te cilet nuk mund te kaloj ai qe nuk e ka lejen e qeverise se Kosoves...Nisme e mbare edhepse pak e vonuar.
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

Boll mir ja paskan bo
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

Me pelqeu shume ky vendim.
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

bravo......
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

haha bravo bravo po kush po i pyet se?! Keshtu thot ka nje vit Thaci, po prapeseprape hyjne e dalin zyrtaret serbe sa here duan dhe me e keqja eshte se kur vijne mu ne mes te Kosoves thone "Ne nuk na ndalon kush te hyjme ne territorin tone".

Shpresojme qe jo vetem ne fjale e letra kane vendosur dicka te tille, por tashme edhe ne praktike.
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

po ta benin ket me Faqa te vet mir kishte me qen po kjo ndalje e ktyne shkive ka qen urdher nga BE-ja pershkak disa gjonav qa po di un qe kan ndodh sepse sa per vet kta pfff shanca nuk kish pas me i ndal por shpresojm qe nt'ardhmen dot ndalen ? edhe a kem VIZA ne n'Kosov a ? :P
 
Titulli: Liderët serbë në Kosovë, vetëm me “viza” të Republikës së Kosovës

Duhet me ju ndalu ardhjen ne Kosove edhe me edhe pa viza ore atyne po nuk vendosin kosovaret per kete jane te tjeret qe i kryrejn keto pune vete figurojn si lider se udheziet i marrin nga "te huajt".....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top