Liderë botërorë urojnë Obamën

Ghost

Anëtar i Nderuar
Liderët botërorë i kanë uruar fitoren senatorit Barack Obama si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Në urimin e tyre, shumica shprehin dëshirën për bashkëpunim me administratën Obama.Presidenti Fatmir Sejdiu e ka uruar senatorin Barak Obama për fitoren historike në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur ne aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Tirana, Sejdiu tha se zgjedhja e tij ishte model i veçantë për demokracinë amerikane.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndërkaq, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të 44-të në Amerikë dhe prijësit të botës së lirë dhe demokratike ka shënuar histori. Ai ka potencuar se Republika e Kosovës është mike dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se Kosova do të jetë gjithmonë partner i tij në realizimin e qëllimeve të paqes dhe të demokracisë për të gjithë.
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi shprehu bindjen për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso e mirëpriti fitoren e Obamës dhe bëri thirrje për një "marrëveshje të re për botën e re", të kapluar nga kriza financiare.

"Në kohën kur gjithë përballemi me sfida të mëdha, zgjedhja e juaj i rrit shpresat në Francë, Evropë dhe gjetkë në botë", tha presidenti Nicolas Sarkozy.

Në Londër, kryeministri Gordon Broën uroi Obamën për "politikat e tij energjike, vlerat progresive dhe vizionin e tij për të ardhmen".

"Zgjedhja juaj mban me vete shpresat e miliona njerëzve në Afrikë", tha presidenti i Afrikës së Jugut, Motlanthe.

Zgjedhja e Obamës e ka çuar Amerikën dhe globin "në një epokë ku raca, ngjyra dhe etnia, shpresoj të zhduken edhe në pjesët tjera të botës", tha presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai.

Kryeministri i Australisë Kevin Rudd tha se Obama i bëri realitet ëndrrat për të drejtat civile të Martin Luther Kingut.

Kryeministri i Japonisë Taro Aso u zotua të bashkëpunojë me liderin e ri të SHBA për ta forcuar aleancën japonezo-amerikane.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari tha se Bagdadi e konsideron fitoren e Obamës mundësi për të vënë themelet e një "partneriteti të suksesshëm midis dy vendeve".

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Izraelit, Ygal Palmor tha se "miqësia izraelito-amerikane ka përpara një të ardhme të ndritur".

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas i bëri thirrje Obamës që t'i përshpejtojë përpjekjet për të arritur marrëveshje paqësore izraelito-palestineze. /rel/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top