Lichtenstein-Shqiperi

Guest2

Antarë i Respektuar
Xhani De Biazi ka vendosur që të përdorë një formacion sulmues në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit, duke ditur edhe presionin që ka kjo ndeshje për t’u fituar nga ana e Shqipërisë.

Prej futbollistëve që janë të padiskutueshëm nga minuta e parë në të dyja takimet, si në mbrëmjen e sotme, ashtu edhe kundër Spanjës, do jenë Etrit Berisha në portë, Elseid Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Mavraj me Gjimshitin në qendër. Ndërkohë, Naser Aliji do jetë në të majtë ndaj rivalëve të sotëm, duke bërë të mundur që Ansi Agolli të kursejë energjitë për sfidën e fundjavës, ndaj iberikëve.

Në mesfushë do jetë dyshja Kukeli-Abrashi, me Ledian Memushajn, Ergys Kaçen dhe Taulant Xhakën në stol. Ndërsa, para tyre do jetë një treshe ofensive, me Odise Roshin në të djathtë, Jahmir Hykën në qendër dhe Azdren Llullakun në të majtë. Ky i fundit, që aktivizohet në Rumani me ekipin e Gaz Metan, do numërojë edhe ndeshjen e parë me përfaqësuesen tonë, ndonëse ishte grumbulluar edhe në të shkuarën.

Të tre lojtarët e avancuar në mesfushë do jenë në mbështetje të shtatlartit Bekim Balaj, që ka treguar një formë të mirë në Rusi me Terek Groznin. Ai zuri vendin e Armando Sadikut në formacion, pasi ky i fundit pësoi një dëmtim dhe u detyrua të operohet.

Skuadra pritet të ushtrojë një presion të vazhdueshëm në sulm dhe për këtë arsye tekniku italian është munduar që të luajë me futbollistët që kanë formën më të mirë fizike. Ndërkohë, kundër Spanjës, ditën e diel, pritet që të ketë të tjera ndryshime, si në emra, ashtu edhe në modul./panorama-sport/

Mendoni se do ja dalim sonte me kete formacion?
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

E mire uleni euforizmin se te djelen shohim cbehet :)
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

...te dielen te gjithe ne stadium. Pas ndeshjes, te gjithe sic jemi, te marshojme perpara kryeministrise e te rrezojme Ramen :p

Urime Kombetares, ti shijojme keto dite vendin e pare ne grup :) e te mendosh qe poshte ndodhet Italia dhe Spanja :)

hajduti
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Lol ku e paskan gjetur kete lichtenstein. Lol
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Bukur kshu,t'i shohim tjeret nga lart :)

Hajduto,ide e mire :p
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Une e shiqova tenisin: Kosove 0:6 Kroaci

Ka edhe me keq.

Te dielen e veshim Shkodren kuq kismet.
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Un u garantoj Qe spanja nuk fiton !
Dmth barazimi eshte I sigurt . Arsyeja fare e thjeshte : Ekipet e medha si Italia , Spanja kan presion kur luajne kunder ekipeve te vogla .
Ne jemi Sh te qete .
I kemi dhen provat ne Portugali dhe dy here me Francen njehere 1-1 njehere fituam ne 1-0 .
Jemi permirsuar me shume sésa ne Euro 2016 .
Un besoj tek Xhani dhe kombetarja .
Beso dhe ti !
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

E se Lihtenshteini skuader e dobet eshte..po njs rendesi ka qe fituam :p

Tani te dielen oburra te gjithe ne Shkoder :p ishallah spo bejn shi se cdo dite qe ka ndeshje ktej bie shi me gjyma :/
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

E se Lihtenshteini skuader e dobet eshte..po njs rendesi ka qe fituam :p

Tani te dielen oburra te gjithe ne Shkoder :p ishallah spo bejn shi se cdo dite qe ka ndeshje ktej bie shi me gjyma :/

....ose ndonjë dron i Katalonisë!
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

urime shqiperia kosova humbi thelle ndaj kroacise
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Di ndonjeri ndonje faqe ku mund te shikohen kanalet ne streaming? dmth per ndeshjen sonte.
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Di ndonjeri ndonje faqe ku mund te shikohen kanalet ne streaming? dmth per ndeshjen sonte.

Te bejme update here pas here...0 me 0 deri tani
Te e dyta sdime akoma gje
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

http://goatdee.net/

ose

http://www.atdhe.al/

Por edhe TV.SHQIPثRIA transmeton drejtpërdrejtë!

Faleminderit Ricky, nga linku i pare po e shikoj. :)

Te bejme update here pas here...0 me 0 deri tani
Te e dyta sdime akoma gje

S'doja te shikoja ne nje nga kanalet e Shqiperis se si duroj dot ata qe komentojn (se spo me kujtohet si quhen)
se thone shume budalliqe qe nuk hyn me futbollin. E po e shikoj ne spanjisht. :D
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Shpresojm qe pjesen e dyte te ndryshoj loja mesfushes.sepse vetem duke u mbrojt,shume shpejt mund te ndeshkohemi.
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Faleminderit Ricky, nga linku i pare po e shikoj. :)



S'doja te shikoja ne nje nga kanalet e Shqiperis se si duroj dot ata qe komentojn (se spo me kujtohet si quhen)
se thone shume budalliqe qe nuk hyn me futbollin. E po e shikoj ne spanjisht. :D

Ca ke me shakon mi....aty aty jemi ne ..uu jo qeka spanja lol
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Shum keq mesfusha.
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Po ca o Mon, keta flasin per te fejuara, per cdo gje. Sa per te acaruar kot. lol

Tani dhe mbrojtja na duhet, plus ca do bejm ne me vetem nje lojtar ne sulm aman. Rendesi ka qe mos te ham shume gola.
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Po ca o Mon, keta flasin per te fejuara, per cdo gje. Sa per te acaruar kot. lol

Tani dhe mbrojtja na duhet, plus ca do bejm ne me vetem nje lojtar ne sulm aman. Rendesi ka qe mos te ham shume gola.

Dmth nje gol e paskam te sigurt? :p
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Hajde shkoni flini nani tani..nese sdoni me pa endra te keqija
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

Sbesoj se quhet sadisem nese qesh kur humbim e me pershkon nje lumturi e rralle lol
 
Titulli: Lichtenstein-Shqiperi

2-0
Megjithate nese maqedonia e italia mbarojne kshu...ruajme vendin e dyte kshu?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top