Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Libri, “i lidhur ngushtë” me drogën

Didi

C'est la vie.
biblioteca.jpg


Qiraja apo vonesa e saj mund të jetë shqetësimi juaj më i vogël herën tjetër që do të huazonit një libër nga një librari.

Një studim i një profesori belg gjeti një “lidhje të vecantë” mes librit dhe kokainës. Jan Tytgat, profesor në Universitetin Katolik të Leuvenit huazoi librat që përdoreshin më së shumti nga lexuesit. Me ndihmën e një toksikologu dhe një bakterologu ai gjeti se në thuajse të gjithë librat u gjetën gjurmë kokaine dhe baktere të shumta, madje në një kopje të “50 hijet e Greit” i pranishëm ishte edhe virusi i herpesit.

Megjithatë, profesori belg qetëson të gjithë lexuesit kur thotë se nivelet e drogës së gjetur, viruseve apo baktereve të hasura në kopje të ndryshme të librave, nuk janë shqetësuese për lexuesit pasi ato janë në sasi tepër të vogla.

Ai thotë se synimi i studimit ishte për të kuptuar natyrën e përgjithshme të lexuesve që frekuentojnë bibliotekën e Antverpenit. Kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një studim i tillë. Thuajse në të njëjtin përfundim mbërriti edhe studimi i Universitetit Brigham dy vjet më parë.


Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top