Librazhd, përplaset keqas 8-vjeçarja

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
LIBRAZHD - Një vajzë 8 vjeçe është duke luftuar me vdekjen, pasi u aksidentua dje në tentativë për të kaluar rrugën nga njëri kah i saj në tjetrin. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në Librazhd, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tregtisë”. Mësohet se minorenia me inicialet M.L është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte me shpejtësi. Vajza ka marrë plagë të rënda dhe fillimisht edhe dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit. Por mjekët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë e kanë nisur për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së saj të rëndë. Burime nga spitali bënë të ditur se gjendja e 8–vjeçares është tepër e rëndë. Policia nisi hetimet për ngjarjen e ndodhur ndërsa shoqëroi në komisarit drejtuesin e mjetit që shkaktoi edhe këtë aksident të rëndë.
*panorama*
 
Mjeti nuk eshte ndaluar per te dhene ndihmen e pare, ose per te thirrur ambulancen???
:( :( E tmerrshme....
 
Back
Top