Libra Misterioze!

Odeon

Relax
Cilet jane keta libra qe jane klasifikuar si me te mistershmit ne bote!?
Kush jane volumet qe akoma sot lene nje re te zeze ne labirinthin e te panjohures. Si eshte e mundur qe njerezimi akoma sot nuk mund japin shpjegim koincidencave apo enigmave qe permbajne keta libra.
Miliona flete te ngjyrosura, miliona mendime te shprehura, miliona tregime, perralla te treguara qe enden neper shekuj ne mendjet e njerezve, duke ju falur atyre zhvillimin psikointelektual.
Jane pikerisht disa gjeni qe nepermjet pergamenave dhe shkrimeve te tjera te vjetra mberriten deri me sot per te treguar zgjuarsine e HOMOSAPIENS.

Por tani le te bejme nje klasifikim te 7-te nga librat me te mistershem

1) Kode Eksigjikas ose Bibla e Djallit. Codex Gigas

Sipas legjendes, njeriu qe e shkroi ate i shpetoi vdekjes se tmerrshme.

Codex Gigas besohet të jetë dorëshkrimi më i madh i mbijetuar nga mesjeta. Ai ndodhet në Librarinë Kombëtare të Suedisë dhe konsiston në shkrime me përmbajtje kristiane, përfshirë një version të plotë të Vulgatës, Bibla e kanonizuar si përkthim zyrtar i Katoliçizmit. اfarë e bën të veçantë Kodikun Gigas është përfshirja në të e faqeve të ilustruara me imazhin e Djallit. Që këtej Kodiku mori emrin Bibla e Djallit, duke i dhënë shkak legjendave të shumta.
Historianët mendojnë se teksti u krijua në manastirin bendiktin të Podla‍ice në Republikën اeke në fillim të shekullit XIII. Që nga emri që do të thotë Libër Gjigand merret me mend se ai ka përmasa të stërmëdha; në fakt kërkon dy njerëz për ta zhvendosur.
Legjenda flet për një murg në Mesjetë që pasi shkeli betimin monastik u dënua me një vdekje veçanërisht mizore (Varrosje per se gjalli ne muret e Kishes). Për të shmangur këtë ndëshkim ai premtoi që të shkruante në një matë të vetme, një libër që do të përlavdëronte manastirin dhe do të përmbante të gjithë dijen njerëzore. Lutja e tij u pranua, por teksa afronte mesnata ai po kuptonte se nuk mund të realizonte detyrën e tij pa ndihmë. Ndaj vendosi të lutej. Por në vend t’i drejtohej Zotit, iu drejtua Luciferit, duke i ofruar shpirtin e tij në këmbim të ndihmës për përfundimin e librit. Lutja u dëgjua dhe u plotësua duke sjellë sot si intepretim për imazhin e Luciferit aty ose realizimin e tij nga murgu si mirënjohje, ose faktin se ishte Luciferi ai që “firmosi” veprën me një autoprotret. Këtu mbaron legjenda. Shkenca thotë se nga analizat e kryera kemi të bëjmë me një dorëshkrim të realizuar nga një person i vetëm. Mendimi është se autor është Herman Vetmitari, nisur nga një firmë në tekst. Nëse do të rikrijohej vepra në fjalë, duke imituar kaligrafinë e tij, do të duheshin 5 vjet duke shkruar pa ndaluar, pa përfshirë këtu ilustrimet. Në çdo rast është një vepër e jashtëzakonshme, çka ndoshta përligj edhe legjendat që e rrethojnë.
 
Nga shtate qenka numeruar vetem nje ketu, ja do hedh nje artikull qe pertoj ta perkthej tani ku ka disa nga librat me misterioze.

Nga keta kam lexuar vetem mbi Voynich Manuscript qe me siguri e ka shkruar ndonje qe ka ngrene shume kerpudha 'magjike'.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top