Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka

ndoka-aleksander.jpeg


Vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërkohë që trupi i pajetë i shtetasit Aleksandër Ndoka, 48 vjeç është gjetur i qëlluar me armë zjarri brenda automjetit të tij mëngjesin e sotëm.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar”, sqaron policia.



Mësohet se 48-vjeçari Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:25 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët. Autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa.

Aleksandër Ndoka, baba i 4 fëmijëve, dy vajza dhe dy djem ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.

48-vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë dhe sipas informacioneve paraprake nuk kishte konflikte të hapura.

Pak kohë më parë, policia arrestoi djalin e tij, Samuel Ndokën i cili u përfshi edhe në një konflikt gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

18-vjeçari u arrestua me akuzat e plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes dhe pikërisht një nga pistat që po heton policia është ajo e konflikteve të djalit të tij.

Sipas burimeve nga policia, vrasja ka ndodhur më herët se ora 4:25, kur salla operative mori njoftim dhe megjithëse u ngritën menjëherë disa pika kontrolli dhe u bë krehja e zonës, autorët arritën të largohen.

Vrasja e Aleksandër Ndokës, policia kreh gjithë zonën; 8 të shoqëruar

Policia e lezhës ka shoqëruar tetë persona lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të Aleksandër ndokës, vësllait të ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Policia bën em dije se me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj.

Po kështu, një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit është duke punuar për këtë qëllim.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore”, sqaron policia.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.


gazeta-Shqip.
 
Back
Top