Lezhë, përplasen dy automjete, një i plagosur në gjendje të rëndë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51043_1.jpg

LEZHث- Një person ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një aksidenti të ndodhur te premten në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi në afërsi të komunës Balldre, ku u përplasen dy automjeteve, njëri me targa të Lezhës 7405 C dhe tjetri AA 413. Per pasoje të plagosur kanë mbetur gjashtë persona që udhëtonin në dy automjetet e përplasura, por njëri prej tyre ka marrë plagë shumë të rënda dhe po i jepet ndihma e nevojshme ne Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë, ekspertët e policisë rrugore dhe ato të rendit po kryejnë ekspertizën e duhur në vendin e ngjarjes për të saktësuar shkakun dhe edhe përgjegjësinë e këtij aksidenti.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Back
Top